AutoClub

E HAPUR DHE E EMANCIPUAR

Volkswagen T-Roc provon të hapet, pa u kuruar shumë në aspektin sportiv përsa i përket ajrit, ndërsa modeli përpara tij nuk pëlqehej shumë. Duke ndjekur gjurmët e Golf Cabriolet

Merreni si të doni, por duhet thënë se makinat e hapura nuk po përjetojnë momentin e tyre më të mirë në histori. Një rënie e tyre është evidente më shumë në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, gjë që i bën çmimet e tyre të ulen nga kompanitë prodhuese. Për më tepër, zhvendosja në rritje e shumë produkteve në tregun komercial në Kinë, nuk mund ta ngadalësojë procesin, duke pasur parasysh se pasioni për të drejtuar automjetin në ajër të pastër është ende i panjohur nën hijen e Murit të Madh Kinez. Megjithatë, në këtë kontekst të tillë gri për të pasionuarit e këtij lloji, sërish nuk mungojnë ata që besojnë te këto automjete. Ndoshta, për të eksperimentuar ndotje më ekzotike në krahasim me ato të traditës. Është rasti i Volkswagen T-Roc Cabrio që do të prezantohet në muajt në vazhdim për të dalë në treg në fillim të 2020-ës. Modelet do të jenë sigurisht më të vogla, por kujt i intereson kjo. Golf Cabrio ku është mbledhur trashëgimia(që qëndron në ish-fabrikën Karmann në Osnabruk) sigurisht që nuk ishte një blockbuster.                               

PRECEDENTËT

KANË DALË NË PENSION

Kanë kaluar afërsisht katër vite që nga prodhimi i parë (mars 2012) në versionin e fundit të serisë(fund i 2015-ës). Në rastin më të mirë, Land Rover nuk është nxituar që të vendoste të zezën e vet mbi Evoque Convertible të bardhë(këtu poshtë). Tashmë është zhdukur nga listat së bashku me serinë e mëparshme. Akoma edhe më pak e lavdishme është rruga e Nissan Murano CrossCabriolet(më poshtë) që doli në treg në SHBA në fillim të 2011-ës dhe pas tre vitesh ishte vetëm një kujtim. Pika e saj më e lartë(nëse mund ta quajmë kështu) është në 2012-ën me 3.278 automjete të shitura.                

PORSCHE 911 TARGA

MES TOKËS DHE AJRIT

Që kur ka lindur më 1966, përfaqëson lidhjen midis dy elementëve thelbësorë në tabelën periodike të 911: karrocerinë coupé dhe atë të zbuluar. Më pas, nëse do të bisedoni me të pasionuar të Porsche-s, do të zbuloni se për shumë prej tyre, modeli Targa është shumë më tepër: më pak e ngurtë strukturalisht se modeli i mbyllur, më pak i hapur nga Cabrio, por me një bukuri ekzotike të pashoqe. Pasi prodhuesi gjerman hodhi në treg dy modelet e para të 992-it, rikthimi i tij në treg me një tjetër është pranë. Ashtu siç ishte fundi i serisë 964 dhe më pas të rejat nga 991, edhe kjo që do të mbërrijë së shpejti, karakterizohet nga një shtyllë qendrore transversale dhe mbulesë kanavacë. Ashtu si motrat e saj ka 3.0 boxer, 6 cilindra turbocompresso me 450 kuaj fuqi dhe traksion integral.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *