- Advertisement -
9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

KTHIM NË TË ARDHMEN

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Me një koncept surprizë, Fiat pararend modelin e ardhshëm Panda, duke marrë zgjidhjet e djeshme e duke i interpretuar ato me çelës të teknologjisë së lartë. Kabina fleksibël dhe motori elektrik

Performancë e pritshme, ruajtje në vend të freskët e të thatë. Ky do të ishte një paralajmërim i domosdoshëm. Asnjëherë më parë, kjo revistë nuk ka botuar një rikonstruksion, vlefshmëria maksimale e të cilit nuk i kalon gjashtë ditë nga dalja në treg. Këtë herë, po rrezikojmë me vetëdije, duke paraqitur një rindërtim të destinuar të mos e mbajë dot konfrontimin me kronikën, duke përfshirë edhe fotot e makinës së vërtetë, jo asaj virtuale – të cilën grupi FCA zbulon në Sallonin e Gjenevës, nën markën Fiat. Pse, atëherë, të nisim këtë operacion editorial në kufijtë e vetë-lëndimit, duke publikuar atë që pas kësaj date, do të jetë e kapërcyeshme në mënyrë të pashmangshme? Është thënë më shumë se një herë: sepse më shumë se imazhi, i cili është thjesht një pretekst, ajo që ka vlerë është lajmi.

Lajmi është ky: grupi italo-amerikan, pas disa vitesh, paraqet në sallonin zviceran një koncept, dhe jo thjesht një çfarëdolloj, por pararendësen e zgjidhjeve filozofike dhe funksionale të modelit të ardhshëm Panda, një ikonë e vërtetë e Made in Italy. Dhe – përtej bërjes show në stendën zvicerane – i jep publikut të gjerë për herë të parë, një ide mjaft të saktë se si do të jetë, në terma konceptual, gjenerata e ardhshme e makinës së pavdekshme, duke krijuar një identikit mjaft konkret: shumë hapësirë, fleksibilitet i pashembullt dhe zero shkarkime.

DY GRUPIME

Identikit i përmbajtjes më shumë se estetik. Dizajni i makinës koncept, nga ajo që rezulton, u bë me shpejtësi, për sallonin, ndaj nuk është domosdoshmërisht përfaqësuese e pamjes së makinës seri, e cila pritet jo më herët se viti 2021. Figura që po shfaqim – fryt i lajmit që kemi grumbulluar me durim e kokëfortësi, duke kaluar murin e heshtjes, të përzierë me ca imagjinatë – është përfaqësim i përafërt i një koncepti, i cili është një parashikim, po aq i përafërt, i një modeli që ende nuk ekziston. Përmbajtja, nga ana tjetër, është përshkruar mjaft mirë, dhe ne mund t’jua tregojmë pa frikë. Në fakt, projektin e njohim mirë. FCA ka vite që punon për të. Po, ideja nuk është e re, por përkundrazi, ajo është objekt i studimeve që prej së paku vitit 2015, dhe objekt diskutimesh të zjarrta mes një grupimi entuziast, pak a shumë që i atribuohet kreut të markës dhe të marketingut global, Olivier François, dhe një tjetër grupimi më të ftohtë, të kryesuar nga ish-kreu i rajonit Emea (Europë, Lindje e Mesme, Afrikë), Alfredo Altavilla. Megjithatë, sipas asaj ideje, Panda e re duhet të rimarrë fleksibilitetin e lartë të modelit origjinal, të dalë në vitin 1980, nga lapsi gjenial i Giorgetto Giugiaro. Dhe nëse aktualisht ajo në listat e çmimeve, riinterpreton disa motive origjinale, të tilla si vendi i mbajtjes së sendeve përpara pasagjerit në krah të drejtuesit, makina e re – duke gjykuar nga koncepti – duhet të marrë një drejtim shumë më radikal, me zgjidhje të brendshme modulare: një panel drejtimi të llojit tubolar, që lejon vendosjen e objekteve apo pajisjeve të ndryshme, nga çanta e shpinës deri tek aparati smartphone; sedilje të pasme të lëvizshme për të favorizuar hapësirën, transportin e bagazheve apo pajisjeve sportive. Edhe në pjesën e jashtme, modularitetit do të përbëjë çelësin e kthesës së projektit, me komponentë të kundërt dhe të këmbyeshëm, karakteristikë që mund të shtrihet në të gjithë trupin e makinës, në hipotezën e përdorimit të paneleve prej polipropileni. Kuptohet që qëllimi i modelit të ri, do të jetë populli i youtube dhe instagram, të rinjtë që janë të lidhur vazhdimisht dhe që janë mësuar të ndërtojnë universin e tyre, të përbërë nga selfie, klipe filmike, veshje vintage apo makina. Ideja është të ofrohet një motorizim bazë për gjeneratën e cila qaset me botën e automobilave pa qenë nevoja që çmimi i përballueshme të vejë krah për krahu me propozimet e homologuara, por duke shtuar mundësinë e përshtatjes dhe përmirësimit, sipas nevojave, shijeve dhe disponueshmërisë financiare.

KOHЁT JANЁ PJEKUR

Pyetja është, pse pas një qëndrimi të gjatë, këto ide marrin formë pikërisht tani në konceptin e paraqitur në Gjenevë? Ndoshta për shkak të një bashkimi kurioz yjesh. Për shkak se largimi i Alfredo Altavilla nga skena, ndoshta ka zhbllokuar situatën e brendshme në të cilin po zhvillohej projekti. Për shkak se prodhuesit, me rregullat gjithnjë e më të rrepta për CO2, po studiojnë se si të rimodelojnë listat e çmimeve duke ofruar versione më të “zhveshura” dhe me motorë më pak të fuqishëm, të cilët peshojnë dhe konsumojnë më pak, për t’u integruar me paketë shtesë aksesorësh që përfshijnë edhe përmirësimin e fuqisë: pra, kemi të bëjmë me një propozim, atë të makinës modulare të Fiat, e cila do të bëhej shumë e kohës. Së fundi, sepse grupi italo-amerikan ka nevojë urgjente “të shënojë pikë”, duke thënë: ne jemi këtu, po punojmë për modelet e ardhshme. Po, sepse makinat në rendin e ditës – trashëgimtari i modelit Panda dhe të gjitha modelet e tjera të parashikuara nga plani industrial i nënshkruar nga Marchionne – kanë nevojë për pak kohë për të parë dritën si produkte standarde. Nuk është rastësi që plani i biznesit, për herë të parë, nuk specifikon kalendarin e projekteve, por thjesht regjistron që brenda vitit 2022, gama do të përbëhet nga makina të caktuara. Arsyeja është e thjeshtë dhe intuitive: ato makina do të arrijnë të gjitha pak a shumë vonë, tani për tani asgjë nuk do të ndodhë.

Një vakum pneumatik që, të paktën në nivelin mediatik, duhet të plotësohet. Kjo është arsyeja pse, për FCA, Salloni i Gjenevës është i rëndësishëm. Koncepti Fiat nuk është i vetëm. Në qendër të vëmendjes është edhe Alfa Romeo, gjithashtu me një koncept të ngjashëm, dhe Jeep, me makinën plug-in Renegade hibride, si dhe ndonjë surprizë tjetër. Ndërkohë, në Modena, Maserati përgatit linjat e montimit për një model të ri sportiv, prodhimi i së cilit do të fillojë në muajt e parë të vitit 2020, siç thuhet në një deklaratë. Përse bëhet fjalë? Për një Alfieri të re? Për  zëvendësimin e modelit GranTurismo? Duket se për asnjë nga të dyja. Burime të mirë informuara, tregojnë se do të jetë një model ndryshe, që rrjedh nga baza – e përshtatur siç duhet – e Alfa 4C, e drejtuar ndoshta nga një motor V6, i vendosur me pak zor në dhomën e motorit. Pra, pak zhurmë në shkarkim dhe, mbi të gjitha, nëpër gazeta, për të mbajtur tifozët të zënë, në pritje të modelit baby Levante dhe të modelit coupé të përmendura më lart, të cilat do të jenë në treg mes fundit të vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021.D

NGA GIUGIARO TE GIOLITO

Arti për të marrë shumë nga pak gjë: Modeli i parë Panda, e nënshkruar Giugiaro, ishte një kryevepër thjeshtësie. Seria e dytë ishte një riinterpretim i qendrës së stilit Fiat me një prekje origjinale nga Bertone: xhami i tretë. Roberto Giolito, si drejtues dizajni, e ka rimarrë dhe bërë më të vogël, në serinë e tretë. Ne, në konfigurimin tonë, kemi ndjekur gjurmët e tij, duke e holluar edhe më shumë

Të tillë e kemi imagjinuar konceptin e Gjenevës. Sipërfaqe të lëmuara, maskë e plotë, zgjedhje logjike për një makinë elektrike (në momentin që revista shkoi për botim, nuk kishim informacion të besueshëm lidhur me kapacitetin e akumulatorëve dhe autonominë) dhe harqe të mëdha në rrota me kontrast të personalizuar. Për disqet, plot me motive aerodinamike, u frymëzuam nga nga Ecobasic (1999)

Duke qenë një koncept, hapjen e dyerve e hipotezuam si dyer dollapi (e përparmja me një dorezë të hollë, e pasmja me një mekanizëm të integruar në kornizën e vetë derës, si tek BMW i3). Xhami i tretë i Pandas aktuale bëhet pak më shumë se një thjesht një citim. Në derën e xhamit është shkruar Fiat për së gjati, si tek braziliania Mobi

KONCEPTI ALFA ROMEO

ALFA STUDION BABY STELVION

Ishte shkruar në planin e biznesit 2018: Alfa Romeo Stelvio (në foto) do të ketë një motër të vogël. E pra, skena e Gjenevës do të shërbejë për të testuar reagimet e publikut lidhur me një makinë koncept që parashtron pamjen e saj. Duke pasur parasysh rezultatet komerciale të modelit Stelvio, i cili gjithashtu i përket një gamë çmimesh mesatarisht të lartë, është e qartë se sa strategjike do të jetë modeli suv i ardhshëm. Një nyje delikate është baza mbi të cilën do të lindë: zëra këmbëngulës konfirmojnë miratimin e një platforme me motor të tërthortë dhe traksion të përparmë në vend të Giulias dhe Stelvios. Kompania disponon modelet Cusw të Cherokee apo B-Wide të Compass-Renegade: në të dyja rastet, projektuesit do të duhet të punojnë shumë, sepse asnjëra prej tyre nuk i përmbahet standardeve të reja dinamike të përcaktuara nga Alfa Romeo.

PRESIDENTI I SALLONIT

MUNGESAT? DO REZISTOJMЁ

As mungesat që u shtuan në sallonin e vitit 2018 nuk e dëmtojnë optimizmin e Maurice Turrettini, president i Sallonit të Gjenevës. “Momenti është i vështirë,” pranon ai, “dhe si ent organizues duhet të veprojmë. Ndërkohë, kemi zënë hapësira e mbetura bosh me marka më pak të njohura, por edhe interesante. Veç kësaj, kemi kuptuar se makinat duhet të shoqërohen me  iniciativa argëtimi dhe shpërndarje”. 10 mijë gazetarë, megjithatë, shtojnë numrin e të pranishmëve, ndër të cilët 650-700 mijë janë vizitorë që Turrettini mirëpret edhe këtë vit.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...