- Advertisement -
8.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

AURIS ME MË SHUMЁ HAPËSIRЁ

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
E realizuar për tregun europian, ndonëse krejtësisht japoneze, kompaktja Toyota po shkon drejt gjeneratës së saj të tretë, e cila do t’i besojë platformës së Prius-it. Rezultati: forma të pahasura më parë dhe kabinë me hapësirë më të madhe

Në vitin 2017, tek Toyota vazhduan të punojnë mbi modelin Auris: paketë sigurie që mbulon të gjithë gamën, futje e versionit Black Edition dhe shumë të tjera. Të gjitha këto përbëjnë faza afrimi ndaj kthesës së rëndësishme, drejt së cilës është drejtuar alternativa kompakte dhe më tradicionale se Prius-i. Pas debutimit absolut në vitin e largët 2006 dhe serisë së tanishme, të prezantuar në vitin 2012, ja ku japonezja është gati të ndryshojë sërish: ajo do të prezantohet së bashku me modelin RAV4 në fillim të marsit, në Sallonin e Gjenevës, edhe pse në treg do të arrijë vetëm në pranverën e vitit 2019. Do të kemi të bëjmë me një transformim rrënjësor, i favorizuar edhe nga përdorimi i platformës Tnga (Toyota new global architecture), e cila është e pranishme tek modeli Prius dhe ai C-HR, e cila do t’i japë liri më të madhe në aspektin e dizajnit, përveçse do t’i mundësojë pasjen e një kabine më mikpritëse.

NDRYSHIMI I HAPIT

Mjafton t’i hidhet një sy dizajneve për të kuptuar se kjo metamorfozë dallohet me shikim të parë: pjesa e pasme është më e theksuar, fenerët do të kenë formë më të zgjatur (e mbase do të jenë të pajisura me teknologji LED), ndërsa kofano do të mbetet e pjerrët. Pasqyrat, ndërkohë, do të kthehen në pozicionin poshtë xhamit, pikërisht ashtu si në gjeneratën e parë. Duke e parë anash,   përveç kabinës me pamje sportive, bie në sy hapi, i cili ka gjasa të rritet deri në 2.64 metra, krahasuar me aktualin 2.60 metra: kjo do të ishte një përmasë më në përputhje me mesataren e konkurrencës, dhe ndër të tjera, do të barazohej me atë të simotrës së sipërpermendur, versionit crossover C-HR. Sigurisht, kjo vetëm në rastin se, siç duket, dizajnerat japonezë kanë kërkuar t’i mbajnë pothuajse të pandryshuara përmasat e sotme (modeli me pesë dyer aktual, është i gjatë 4.33 metra). Pikërisht kështu, pa i “shqetësuar” 2.70 metrat e modelit Prius, në këtë rast fitohen disa centimetra më shumë për shtrirjen e këmbëve të pasagjerëve të ulur mbrapa. Madje ndoshta përfitohen edhe disa litra më shumë në bagazh, natyrisht jo fort i bollshëm tek modeli aktual. Pjesa e pasme, nga ana tjetër, do të ndryshojë edhe ajo ndjeshëm. Platforma Tnga do të lejojë gjithashtu që tek modeli i ardhshëm Auris të jenë të pranishëm të gjithë sistemet më të avancuar të teknologjisë, që nga ai multimedial, tek sistemet e ndihmës për sigurinë e drejtuesit, të shpallur tek të gjithë modelet e reja të kompanisë, të cilët do të debutojnë këtë vit. Bëhet fjalë për Toyota Safety sense të gjeneratës së dytë, që do të përfshijë një sistem anti-përplasje të evoluar, me aftësi reagimi edhe në shpejtësi të lartë, një sinjalizues të pranisë së këmbësorëve dhe çiklistëve, menaxhimin aktiv të përmirësuar të ruajtjes së korsisë gjatë përdorimit të cruise control, njohjen e sinjalistikës rrugore si dhe fenerët e largësisë automatike.

HARROJENI NAFTЁN

Duke kaluar tek variantet e karrocerisë, nuk ka arsye të pritet ndonjë ndryshim drastik i kursit për sa ka lidhje me opsionet tashmë të njohura: prandaj ka shumë gjasa që në listën e çmimeve, të mbeten si vetura me pesë dyer, ashtu edhe variant station wagon ose Touring Sports (me kusht që do vazhdojë të quhet kësisoj). Për sa i përket motorëve, nga ana tjetër, as që flitet për surpriza: nga fillimi i janarit, në fakt, versionet me naftë, thjesht nuk janë më në dispozicion tek modelet Yaris, Auris dhe RAV4, të paktën në tregun italian. Këtu bëjnë përjashtim modelet Land Cruiser, Hilux dhe Proace. Pra, gjenerata e ardhshme e Auris-it duhet të paraqesë një ofertë motorësh që do të përfshijë të vlerësuarin 1.2 turbobenzinë, ndoshta me disa kuaj-fuqi më shumë (tani ka 116), një variant të mundshëm me cilindratë më të madhe, si dhe motorin hibrid 1.8, të deklaruar në më shumë se një version.

SHITJET NЁ EUROPЁ

Në grafik, trendi në Kontinentin e Vjetër të Auris gjenerata e parë (2006-12) dhe gjenerata e dytë (2012-17), me treguesin e vlerave më të larta pozitive dhe negative. Seria e parë tregon një rënie të ndjeshme të shitjeve, duke filluar nga viti i tretë i plotë. Modeli i sotëm është “mbajtur” më mirë dhe më gjatë. Në totalin e vitit 2017 nuk nuk janë përfshirë të dhënat e muajit dhjetor.

Edhe gjenerata në shitje aktualisht, ka futur parametra stilistikë më të vendosur dhe personalë. Tek modeli i ardhshëm Auris, dora e projektuesve duhet të ndihet edhe më shumë. Në rindërtimin e bërë me sy të lirë: hapi i zgjatur, linjat e mprehta dhe kabina e pjerrët.

BATERI TЁ REJA

PLANE AMBICIOZE ME PANASONIC

Partneriteti mes markave Toyota dhe Panasonic, lider botërorë në prodhimin e baterive për makina hibride/elektrike, zgjat tashmë prej më më shumë se njëzet vjetësh, që nga koha, kur Shtëpia japoneze prezantoi në treg modelin Prius. Kohët e fundit, dy gjigandët kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila forcon më tej partneritetin e tyre (foto, nga e majta, Akio Toyoda dhe Kazuhiro Tsuga, respektivisht presidentë të Toyota-s dhe Panasonic), për realizimin e baterive me qeliza prizmatike, me elektrolit të lëngshëm tradicional, dhe atyre në gjendje të ngurtë. Të parat shfrytëzojnë një formë qelizash më të favorshme për të ruajtur më shumë energji. Të dytat përdorin një proces të ndryshëm kimik, të bazuar tek elektroliti i ngurtë. Për rrjedhojë do të përftohen njësi më të vogla dhe më të afta, rimbushje në vetëm disa minuta, autonomi dhe siguri më e madhe. Ёshtë pikërisht kjo pika e kthesës, për të cilën konstruktorët e mëdhenj, po bëjnë  një garë kundër kohës. Toyota, nga ana e saj, është duke u përpjekur të rifitojë terrenin e humbur tek modelet tërësisht elektrike, tek të cilat është duke investuar fort, si shumë konstruktorë të tjerë europianë dhe amerikan, në periudha afatshkurtra e afatmesme. Që në vitet e para të dekadës së ardhshme, ajo synon të hedhë në treg, përveç fuel cell, automjete elektrike të pajisur me bateri në gjendje të ngurtë.

Previous articleFORD ECOSPORT
Next articleNЁ PANAIRET E DINAMIZMIT
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...