- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024

VOLVO XC40

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Modeli i ri Suv i kompanisë suedeze paraqitet me një format kompakt, por plot siguri, prakticitet dhe komfort. Në pritje të mbërritjes së motorit me tre cilindra 1.5 litra, u provua varianti me motor 2.0 turbodiesel

D4 AWD

Të dhëna

Motori

  • L4 turbodiesel
  • Cilindrata 1.969 cm3
  • Fuqia maksimale 140 kW (190 kf) në 4.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 400 Nm nga 1.750 në 2.500 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral i përhershëm
  • Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

  • 0-100 km/h 7,9 s
  • Konsumi mesatar 20,0 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 270 cm
  • Gjatësia 443 cm
  • Gjerësia 186 cm
  • Lartësia 166 cm
  • Pesha 1.609 kg

Çmimi

  • duke filluar nga 40.800 €

 

I bukur efekti “matrioshka” i implementuar nga Volvo në gamën e ofertës së modeleve Suv. Jo edhe aq për linjën, se ajo është çështje shijesh, se sa për idetë që qëndrojnë pas saj: siguria, komforti, finiturat dhe ndihma në drejtim e nivelit të avancuar. Përmasat ndryshojnë nga XL (thënë ndryshe XC90) në M, por përmbajtja mbetet, e përqendruar në 4.43 metra gjatësi. Mbi një karroceri kompakte, spikat edhe më shumë lartësia 1.66 metra, e cila bën që e gjitha të duket më e rëndësishme. Imazhet, në të vërtetë, nuk thonë gjithçka lidhur me përmasat: XC40 duhet parë nga afër. Shitjet kanë filluar që në janar, fillimisht vetëm variantet me motor D4 (turbodiesel dy litra, 190 kf) dhe T5 (turbobenzinë 247 kf), të dy me katër rrota aktive dhe kambio automatike me tetë marshe, me doreza në timon. Më pas, do të mbërrijnë edhe versionet e tjera, përfshirë motorin 1.5 litra me dy cilindra. Motori D4 është shumë i rehatshëm për udhëtimet në autostradë dhe ka pak zhurmë aerodinamike, filtrim shumë efikas të suspensioneve dhe izolim të mirë akustik. Në 130 km/h, shpejtësia e motorit mbetet pak më shumë se 1.500 xhiro/min, me një mesatare të treguar nga kompjuteri i kabinës, prej rreth 16 km me një litër. Vetëm në përshpejtimet e forta, kur Geartronic stimulohet me një kick-down, për të ndryshuar marshin, ndihet pak ashpërsi, mes 3.000 dhe 4.000 xhirove. Në kroskot, sistemi i navigimit Sensus, që ka zënë vendin e pothuajse të gjithë butonave dhe kontrollin e funksioneve, nga infotainment tek Adas, konvergon tek paneli multitouch dhe timoni. Ky i fundit është i vogël dhe çuditërisht mjaft i ndjeshëm; fillimisht nuk e pret një gjë të tillë dhe ke tendencën për të pararendur lëvizjen, por më pas mësohesh dhe e gjitha bëhet shumë interesante. Duke pasur parasysh lartësinë dhe suspensionet e buta, nuk do të quhej një makinë sportive, por zhurma e rrotullimit është e ulët. Sidoqoftë, asgjë nuk do të ishte më pa vend se sa suspensionet e ngurta dhe shumë reaguese në një makinë të tillë, e cila përkundrazi, dëshiron të jetë qetësuese dhe e “lehtë” në të gjitha situatat, përveçse mikpritëse dhe me shumë zgjidhje praktike. Për shembull, keni ndonjë gjë për të hedhur? Këtu gjendet një kosh i vërtetë mbeturinash, i vendosur në panelin qendror, i lëvizshëm dhe i pastrueshëm. Së fundmi, hapësira në kabinë është e bollshme, si përpara edhe pas, ku i vetmi shqetësim shkaktohet nga mbështetësja shumë e ngurtë dhe, veç kësaj jo e rregullueshme.

VOLVO ON CALL

KLIK! ELIMINOHEN ÇELЁSAT

Ndërmjet aparateve smartphone dhe automjeteve, lidhja është gjithnjë e më e ngushtë: një nga risitë e paraqitura nga aplikacioni Volvo On call për modelin XC40, është eliminimi fizik i çelësave. Për shembull: nëse jeni me pushime dhe e keni lënë makinën në shtëpi, por pa çelësa, mund të autorizoni dikë ta ndezë dhe ta përdorë (duke u informuar për kohën dhe kilometrat e bërë). Gjithashtu nëpërmjet On call, mund të njiheni me parametrat kryesorë (mbyllja e dyerve, pozicioni, udhëtimi i fundit), dhe së shpejti do të jetë gjithashtu i mundur autorizimi i dërgesës së blerjeve online direkt e në bagazhin e makinës.

VERSIONI MË I FUQISHËM

TURBOBENZINË I EGËR

Në epokën e zvogëlimit të përmasave, Volvo ka hequr dorë nga motorët me tetë dhe gjashtë cilindra: tani ata janë të gjithë me katër, natyrisht turbo, dhe në disa raste të elektrifikuar, me shtimin e sistemit Twin Engine dhe injektimin relativ të fuqisë. Për sa i përket modelit XC40, versionet hibride dhe elektrike do të mbërrijnë gjatë vitit 2019, por një konfigurim dinamik e kemi që tani dhe quhet T5 AWD. 247 kf-të janë të mjaftueshëm (madje teprojnë) për të shtyrë Suv-in në 230 km/h dhe, ndonëse pesha e përgjithshme është mjaft e rëndë, udhëtimi është i nivelit të lartë. Efekti i turbo-s nuk është shumë i dukshëm dhe mbetet i kufizuar nën 3.000 xhiro, gjë e cila është e drejtë dhe e arsyeshme, duke pasur parasysh që përshpejtimi i motorit katërcilindërsh nuk është edhe aq entuziazmues. Konsumet mbeten një pengesë e frikshme dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke marrë parasysh sipërfaqen ballore dhe traksionin integral: në testimin e shkurtër në qytet dhe në autostradë, mesatarja (e treguar nga kompjuteri i kabinës) rezultoi 10 km/litër.

T5 AWD

Të dhëna

Motori

  • L4 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.969 cm3
  • Fuqia maksimale 182 kW (247 kf) në 5.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 350 Nm nga 1.800 në 4.800 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

  • 0-100 km/h 6,5 s
  • Konsumi mesatar 14,1 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 270 cm
  • Gjatësia 443 cm
  • Gjerësia 186 cm
  • Lartësia 166 cm
  • Pesha 1.684 kg

Çmimi

  • duke filluar nga 44.220 €
Previous articleNISSAN LEAF
Next articleYamaha MT-09SP
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...