- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024

BMW SERIA 5 TOURING

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Funksionale dhe sportive, është një përqendrim i teknologjive të larta të cilat favorizojnë manovrueshmërinë, komoditetin dhe ndërveprimin njeri-makinë

ËSHTЁ e gjitha e re, dhe ndonëse në stil nuk është edhe aq revolucionare, siç ndodh në nivelin funksional dhe atë teknologjik. Përmbledhur, të dhënat e serisë së re 5, që vlen edhe për variantin më të fundit, station wagon. Touring ofron një kabinë të gjerë dhe të rafinuar, ndryshe nga ajo e variantit veturë. Tek kroskoti, bie në sy ekrani i sistemit iDrive, i cili propozon zgjidhjet më të fundit teknologjike, të pranishme në versionet me katër dyer, duke përfshirë edhe menaxhimin e komandave për disa funksione të sistemit audio/navigim. Po të njëjta janë edhe instrumentet, të realizuara me një panel të vetëm Lcd të rikonfigurueshëm, gjithmonë të dukshme pas timonit. Kabina është strukturuar në mënyrë të tillë që të jetë më se e përshtatshme për katër persona, duke qenë se përmasat e mëdha të bllokut të trasmisionit komprometojnë pjesërisht rehatinë e pasagjerit të tretë prapa. Hapësira për bagazhet është e madhe; kapaciteti është 570 litra, 10 litra më shumë se modeli i mëparshëm. Ai ndjek traditën e kompanisë, është i realizuar me kujdes dhe nuk mungojnë rripat e dorezat për të organizuar sa më mirë ngarkesën. Dera e pasme, me komandim elektrik, parashikon edhe mundësinë e hapjes vetëm të xhamit të saj. Komoditeti mbetet një nga cilësitë kryesore të kësaj makine, e cila ka aftësinë të përshkojë kilometra me një lehtësi të jashtëzakonshme.

Ndër versionet e shumta turbodiesel të disponueshëm, u testua modeli 520d, 190 kf. Në këtë model, kambio automatike me tetë marshe është opsionale, por duhet të jetë e domosdoshme, duke qenë se lejon shfrytëzimin sa më mirë të cilësive të njohura të motorit dy litra turbodiesel. E ëmbël dhe e qetë në pozicionin Drive, ajo di të jetë edhe e fuqishme kur drejtohet në mënyrë manuale, me anë të dorezave në timon. Midis pajisjeve opsionale, gjejmë të pranishëm aksin prapa të kthyeshëm, i cili kombinohet edhe me traksionin integral, kalibrimin elektronik të suspensioneve, të integruara me elementë pneumatikë, për të përballuar më së miri nevojat e ndryshme siç është dinamizmi sportiv, i cili nuk mund t’i mungojë një makine BMW, si dhe mundësinë për të ngarkuar gjithçka që nevojitet. Ndonëse kemi të bëjmë me një model station wagon të madh, pavarësisht përmasave, makina lëviz lirshëm edhe në rrugët më të vështira, gjë që haset rrallë në makina me këto përmasa. Nga ana tjetër, kënaqësia dhe instinkti në drejtim janë cilësi që spikasin gjithnjë për këtë BMW.

 

DIÇITURA:

Në të majtë: kroskoti me panelin qendror të madh të orientuar nga drejtuesi. Më lart, butonat për të zgjedhur rregullimin e shasisë (me konfigurimin Adaptive që rregullon automatikisht parametrat). Në foton sipër: rripa e ganxha për të organizuar sa më mirë ngarkesën në bagazh. Në pjesën e poshtme të bagazhit është edhe një dysheme e dyfishtë për të vendosur sende të vogla

 

520d Touring Luxury

MOTORI – L4 turbodiesel 1.995 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 140 kW (190 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 400 Nm në 1.750 xhiro/min

TRAKSIONI – në rrotat e pasme

KAMBIO – automatike me 8 marshe

0-100 km/h – 8,0 s

KONSUMI MESATAR – 22,2 km/l

PËRMASAT – gjat. 494 – gjer. 187 – lart. 150 cm

PESHA – 1.730 kg

ÇMIMI – 60.650 €

Previous articleBENTLEY BENTAYGA DIESEL
Next articleMAZDA 6
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...