- Advertisement -
24.5 C
Tirana
Wednesday, May 8, 2024

TOYOTA C-HR

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

1.8 HYBRID CVT STYLE


Crossover-i i ri japonez fokusohet shumë tek dizajni. Gjithashtu ky version është bazuar në platformën e modelit Prius, e cila në vetvete garanton eficencën. E këndshme gjatë drejtimit dhe ka konsum të ulët në qytet

Diçiturë:

Nivel i lartë realizimi për konfigurimin e brendshëm në seri Electric Blue. Prapa vihet re përzgjedhja për reduktimin e sipërfaqeve të xhamit. Në foto: modeli C-HR shpalos personalitetin, me harqet e parafangove tepër të mprehta dhe një linjë ngjitëse e rripit

 

ÇMIMI  30.400 €
MOTORI L4 benzinë 1.798 cm³
FUQIA MAKS. 90 kW (122 kf)
KONSUMI I homologuar 25,6 km/l
Real 17,9 km/l
EMETIME CO2 I homologuar 87 km/l
Real 133 km/l

 

Me modelin e ri C-HR, brenda kompanisë Toyota, janë anashkaluar disa tradita të pranishme deri më sot në modelet e prodhuara. Në Tokio, siç dihet, kanë qenë gjithmonë disi tradicionalë për sa i përket stilit. Ndërsa, në këtë rast, kanë vendosur të projektojnë një model crossover të pazakontë, mjaft të vogël dhe të mprehtë, detaj i cili e bën atë menjëherë të dallueshëm nga të tjerët. Rezultati është një makinë moderne, tek e cila ruhen shumë detaje nga modeli koncept në të cilin janë bazuar, i cili u prezantua në Sallonin e Parisit të vitit 2014. Nga kofano e pjerrët deri tek dizajni i harqeve të parafangove, nga tavani i harkuar tek fenerët e dalë në pjesën e pasme. Duken pothuajse si dy makina njëra mbi tjetrën, me pjesën e poshtme të lartë nga toka dhe agresivitetin e pjesës së sipërme, falë dorezave të pasme të zhytura në panelet e dyerve. Gjithashtu, është e pranishme boja metalike Bi-Tone, e cila ofrohet në seri në konfigurimin Style. Sigurisht, forma e këtij modeli mund të ngrejë disa dyshime për sa i përket hapësirës për pasagjerët prapa, megjithatë sedilja e pasme është tërësisht e përshtatshme për dy persona me gjatësi mbi 180 centimetra. Rehatia është e pranishme edhe për gjunjët, duke qenë se kemi të bëjmë me një hap prej 2 metra e 64 centimetra. Me përjashtim të faktit që pasagjerët e ulur mund të ndihen disi të “mbyllur” për shkak të formës anësore të kabinës. Në këtë rast vlen shprehja: ulni pak kokën gjatë daljes (apo hyrjes), sepse tavani është shumë i ulët dhe mund të vriteni.

 MBËSHTJELLËSE BLU

Tek modeli C-HR Hybrid Style i provës, pjesa e brendshme është prej pëlhure. Dallohen detaje ngjyrash dhe dizajni, me këtë të fundit jo aq të theksuar sa në pjesën e jashtme. Menjëherë vihet re profili në blu elektrike, i cili shtrihet nga panelet e dyerve përgjatë gjithë kroskotit, duke formuar një lloj kornize edhe për ekranin 8 inç.

Nga një shikim më i mprehtë spikat origjinaliteti i detajeve te dyert, vendosja e të cilave të sjell ndër mend formën e një diamanti. Ky detaj është përdorur si në pjesën e sipërme të tavanit dhe në pjesën transparente të saj. Konstruktorët janë munduar të ofrojnë një ambient origjinal dhe të arrirë. E gjitha kjo është realizuar duke mos e braktisur funksionalitetin tradicional që e karakterizon markën japoneze: për shembull, komandat janë të pozicionuara mirë dhe gjenden menjëherë. Bie në sy, në veçanti, shkalla e realizimit të panelit qendror, e lartë dhe e orientuar drejt drejtuesit, në të cilin përfshihen butonat e mëdhenj të klimatizatorit dhe të ngrohjes së sediljeve të para. Gjithashtu, për të theksuar përkujdesin ndaj detajeve, në këtë model frenat e parkimit nuk janë të tipit me pedal, zgjedhje totalisht demode, ashtu siç është tek Prius (dhe tek hibridet koreane), por marrin formën e një butoni praktik mbi panel. Vetëm se mbajtësja e sendeve para pasagjerit, është një hapësirë e ulët dhe gjysmë e fshehur, e cila ndër të tjera nuk është shumë e madhe.

Tek një model i një niveli të tillë teknologjik, projektuar për një publik të ri në moshë, stonon disi mungesa e sistemit të karikimit wireless për smartphone. Kësaj i shtojmë faktin se portat multimediale janë parashikuar vetëm për vendet e para: një portë Usb dhe një Aux poshtë panelit qendror, një prizë 12 V në pjesën e panelit.

Tek modeli C-HR është i pranishëm një aksesor i vetëm me porosi: Navigatori Touch2 me Go Plus, konfirmon se ky model ka pikërisht atë që nevojitet. Për ta bërë më ekskluzive këtë makinë, mund të mbështetemi në ato pak pajime opsionale të disponueshme: si tapiceria prej lëkure apo impianti audio i JBL. Ndërkohë falë paketës Tech mund të përfitohen grupet optike Full Led dhe tre sisteme shtesë asistence gjatë drejtimit. Në këtë mënyrë arrihet një nivel pajimesh sigurie shumë i lartë.

FLUIDE DHE E SHKATHËT

Siç e përmendëm, te modeli C-HR, qëndrimi është më i rehatshëm se sa mund të mendohet nga forma e karrocerisë. Nga ana tjetër, udhëtimi në vendet e para është mjaft i rehatshëm, në sajë të hapësirës së disponueshme.

Sedilja e drejtimit bind menjëherë falë formës ideale dhe mbështetëses së realizuar mirë: një anë pozitive për ata që qëndrojnë në timon për një kohë të gjatë. Lartësia nga toka e pozicionit të drejtimit është e mjaftueshme, megjithëse është më e ulët krahasuar me konkurrentet e tjera, si p.sh. Nissan Qashqai. Megjithatë, pozicionimi i këmbëve nuk është shumë i përthyer. Kjo nuk nënkupton se shikueshmëria është e përkryer: për shembull, në drejtim të pjesës së pasme, këndi i errët zmadhohet dhe duhet mbështetur tek kamera e pasme e cila disponohet në seri. Sensorët e parkimit, jo të pranishëm në variantin Style, mund të montohen ekskluzivisht pas shitjes.

Sistemi hibrid e ka prejardhjen nga modeli Prius dhe fuqia është po e njëjta: 122 kf, të menaxhuara përmes transmisionit E-Cvt. Megjithatë, ndjesia në drejtim ndryshon, gjë e cila vihet re që në kilometrat e para. Gjatë përdorimit të modelit C-HR, drejtimi është i këndshëm dhe është e sigurt se kambio Cvt ka një pjesë të madhe të meritës (e dobishme, së bashku me funksionin Auto hold, i cili e mban të ndalur makinën në semafor). Kësaj i shtohet një ndjesi e këndshme kompaktësie, kur kalohet mbi kapakë pusetash apo shina. Risitë nuk mbarojnë me kaq: shkathtësia e modelit C-HR rezulton më e lartë se pritshmëritë (edhe nëpër manovra), nëse merret parasysh karroceria e lartë dhe pesha prej 1.575 kg në kushtet e provës. Ndër të tjera, hapi i modelit Prius është 6 centimetra më i shkurtër dhe karrexhatat janë më të gjera. Nga ana tjetër, timoni është i sintonizuar mirë, megjithëse është disi i lehtë në shpejtësi të ulëta.

Zakonisht, sistemi hibrid Toyota del në pah më së miri kur drejtimi është i shkëputur: me bateri të plotë, kontributi i motorit elektrik është i ndjeshëm, me fikje të shpeshta të motorit termik, kur është e mundur, shoqëruar me nisje në EV, me kusht që të ruhet një presion i lehtë mbi pedalin e gazit. Në këtë mënyrë mund të kursehet benzinë dhe në qytet mund të përshkohen deri në 24 km/litër: një rezultat thuajse i paarritshëm nga konkurrentët. Ndër të tjera, bateria jep përshtypjen e një karikimi të shpejtë, duke rritur fazat e suportit të traksionit, e gjitha kjo pavarësisht temperaturave të ulëta gjatë provave. E mirë gjithashtu, përgjigjja e pedalit të frenit, një detaj i cili nuk merrej i mirëqenë në këtë tip automjeti.

Kur kërkohet më tepër fuqi, motori elektrik dhe termik punojnë së bashku: gjithashtu, transmisioni E-Cvt shpalos efektin e zakonshëm të tërheqjes, i cili tek modeli Prius dukej më i ulët. Izolimi i mirë akustik i kabinës të mbron nga shpërqendrimet e mundshme. Modeli C-HR është i përshtatshëm për rrugë të gjata, sepse mund të udhëtohet me shpejtësi të caktuara vetëm me pak gaz: pavarësisht se duhen pranuar disa fëshfërima të lehta aerodinamike. Gjithashtu, konsumi, pavarësisht sistemit hibrid, në autostradë rritet ndjeshëm (13,1 km/litër), për shkak të sipërfaqes ballore.

Në rrugë të ndryshme, modeli japonez crossover, edhe pse nuk është një model sportiv, rezulton i lehtë dhe i këndshëm në drejtim. Edhe pse me gomat 18 inç nuk është shumë i butë, suspensionet arrijnë gjithsesi të shmangin një pjesë të madhe të parregullsive të rrugës.

Diçiturë:

Kroskoti i ulët me shtrirje horizontale garanton një fushëpamje të mirë. Poshtë, kuadri i instrumenteve është i thjeshtë, ndërkohë në të majtë të tij gjejmë treguesin e regjimit “Eco” Djathtas: portat Usb dhe Aux disi të futura, në anë të të cilave mund të vendoset edhe telefoni. Pak më lart: skema e flukseve të energjisë së sistemit hibrid

 ANALIZA EKONOMIKE

THUAJSE 4.500 EURO ULJE

ÇMIM promocional 21.950 euro për versionin C-HR 1.2 Turbo Active 2WD dhe një kursim prej 3.750 euro me kthimin e çdo lloj modeli të përdorur. Ndërkohë versioni 1.8 Hybrid Active ofrohet me 23.950 euro, 4.450 euro më pak se çmimi i zakonshëm, gjithmonë me kthimin e një modeli të përdorur. Me të njëjtin çmim, me një kursim prej 3.750 euro – i cili, pa një model të përdorur, reduktohet me 1.000 euro, – ofrohet versioni 1.2 T. 4WD. Active është konfigurimi bazë i gamës, pavarësisht se pajimi është më se i mirë. Niveli i dytë, Style, kushton 2.000 euro më tepër, pavarësisht se pajimi në të vërtetë vlen rreth 2.500 euro më tepër: pra, Hybrid dhe 1.2 T. 4WD Style mund të blihen për 25.950 euro (me një ulje, respektivisht prej 4.450 dhe 3.750 euro). Ndërkohë, me 300 euro shtesë, kalohet në versionin Lounge. Me platformën financiare Pay per drive, me interes 3,9% në 48 muaj, të gjitha konfigurimet ofrohen me 250 euro në muaj, me një prim të njëjtë prej 5.600 euro.

MIRËMBAJTJA

Çmimi në euro

SHËRBIMI I PARË              në 15.000 km/ 1 vit

FENERI I PARË

PARAFANGO I PËRPARMË

GODITJE PRITËSI

FERROTAT E PËRPARME

DISQET E FRENAVE TË PËRPARME

GAMA

Çmime në euro

1.2 TURBO CVT 2WD

1.2 TURBO CVT 4WD

1.8 HYBRID

RUAJTJA E VLERËS NË KOHË

Çmimi (në euro) pa opsione shtesë

Duke marrë parasysh një përshkueshmëri prej 54.000 km në tre vitet e para dhe 82.000 në pesë vjet.

AKSESORËT KRYESORË

Çmime në euro                                    në seri

ÇMIMI I VETURËS NË PROVË

AKSES DHE NDEZJE PA ÇELËS

AIRBAG PËRPARA, ANËSOR DHE PERDE

AIRBAG GJUNJËT E DREJTUESIT

RADIO ME PORTA AUX/USB

RADIO DIXHITALE (DAB)

SINJALIZIM I RUAJTJES SË KORSISË

DISQE ALUMINI 18 INÇ

KLIMATIZATOR AUTOMATIK BIZONË

FENERË VERBUES AUTOMATIK

FRENIM AUTOMATIK DHE NJOHJE KËMBËSORËSH

IMPIANT HI-FI

VESHJE LËKURE

NAVIGATOR SATELITOR

PAKETA TECH

RREGULLIM AKTIV I SHPEJTËSISË

PASQYRË E BRENDSHME ELEKTRO-KROMATIKE

PASQYRË ME NGROHJE DHE KOMANDIM ELEKTRIK

IDENTIFIKIM I SINJALEVE RRUGORE

GOMË REZERVË

SHTRIRJE E MBËSHTETËSES SË PASME (60/40)

SEDILJE TË PARA ME NGROHJE

SENSORË PARKIMI PARA DHE PRAPA

SENSORË NDRIÇIMI DHE SHIU

BOJË METALIKE

XHAMA PRAPA TË ERRËT

RREGULLIM I TIMONIT NË LARTËSI DHE THELLËSI

Me të kuqe: të pranishme në makinën në provë.

Shënime: 1) sistem audio premium JBL, me 9 altoparlantë, 576 W; 2) i disponueshëm pas shitjes, me 3 vite përditësime hartash dhe shërbimesh të përfshira, komanda zanore, lexim SMS, lidhje Wi-Fi, harta 3D; 3) me fenerë para Full Led dhe prapa Led, sinjalizim kënde të errëta, sinjalizim trafiku prapa, asistencë për ruajtjen e korsisë; 4) sedilje drejtimi me mbështetëse elektrike; 5) të disponueshëm pas shitjes.

ANALIZA E NDËRLIDHJES

EDHE SYRI KA PJESËN E TIJ

KORNIZA me ngjyrë blu elektrike e bën unik sistemin multimedial të disponueshëm si opsional, me një ekran 8 inç touch (në seri) që nuk e pengon drejtuesin dhe lexohet me lehtësi. Nuk ka komanda fizike por vetëm me prekje, të vendosura në pjesën anësore të ekranit dhe përgjigjja e të cilave është e menjëhershme. Nuk hasen vështirësi gjatë lundrimit në menu, sepse ikonat janë të mëdha dhe të dallueshme mirë. Pra, është diçka e rrallë, të mos gjendet menjëherë ndonjë funksion (ka ndodhur, në versione të mëparshme, sapo anulohej destinacioni i navigatorit). Harta synon të jetë më e qartë, duke anashkaluar efektet speciale: mund të zhvendoset pamja, por komanda duket se ekzekutohet disi me vonesë. Në hartë përfshihen si Teem ashtu edhe Brebemi, të cilat janë të kohëve të fundit. Lidhja me internetin realizohet përmes Bluetooth apo hot spot Wi-Fi të telefonit personal.

TOYOTA TOUCH2 WITH GO PLUS

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME

PËRMASAT E EKRANIT 8,8 inç
TOUCH SCREEN PO
PORTA USB 1
KARIKIM WIRELESS PËR SMARTPHONE JO
ANDROID AUTO/APPLE CARPLAY JO/JO
MIRRORLINK JO
POZICIONI & SHIKUESHMËRIA
CILËSIA E PAMJES
AKSESI TEK KOMANDAT
TELEFONI
NDËRLIDHJA BLUETOOTH PO
KOMANDIMI NGA TIMONI PO
PËRSËRITJE UDHËZIMESH EKRANI
KËRKIM KONTAKTESH
KOMANDA ZANORE
KOMANDA TOUCHPAD JO
CILËSIA E ZËRIT & MIKROFONIT
NAVIGIMI
HARTA 3D/GOOGLE PO/JO
HARTA TË REJA MEMORIE E BRENDSHME
INFORMACION TRAFIKU PO
PËRSËRITJA E UDHËZIMEVE EKRANI
FUTJA E ADRESËS
KOMANDA ZANORE
KOMANDA TOUCHPAD JO
KONTROLLI I VOLUMIT
SAKTËSIA DHE QARTËSIA
RADIO DHE AUDIO  
RADIO DAB PO
LEXUES CD/DVD JO
STREAMING NGA CELULARI PO
KOMANDIMI NGA TIMONI PO
KËRKIMI I FREKUENCËS
MEMORIZIMI I KANALEVE
CILËSIA E TINGULLIT
NDËRLIDHJA  
LIDHJA ME INTERNETIN TETHERING
APLIKACIONE TË INTEGRUARA PO
APLIKACIONE SMARTPHONE JO
INDEKSI I SIGURISË

 

Shënim: 1) përmes hot spot Wi-Fi dhe Bluetooth, duke shfrytëzuar lidhjen me internetin të telefonit personal; 2) moti, Google Search, Google Street View, Coyote.

 

ANALIZA TEKNIKE

NËN TË GJENDET PRIUS

MODELI C-HR Hybrid është vërtet me fat. Në fakt, ky model crossover e merr platformën dhe sistemin mekanik pikërisht nga Prius, duke u rinovuar tërësisht në gjeneratën e katërt të hibrides Toyota. Skema mbetet po e njëjta që nga viti 1997: parashikon një motor me benzinë dhe dy makina elektrike që funksionojnë me motorë dhe gjeneratorë, të gjitha të lidhura me një rrotullim epiciklik i cili, në vetvete vë në lëvizje rrotat. Në këtë mënyrë, mund të ndërhyhet tek shpejtësia e rrotullimit të motorëve të veçantë pa qenë nevoja për një ndryshim të vërtetë të shpejtësisë. Ideja është e jashtëzakonshme dhe lejon përdorimin sa më shumë të jetë e mundur në kushtet e rendimentit maksimal, por përfshin edhe shkëputje të herëpashershme të përgjigjes ndaj pedalit të gazit, shpesh i përcaktuar si “efekti skuter”. Në këtë gjeneratë të re, shpërndarja e elementeve të transmisionit hibrid është rishikuar duke reduktuar gjatësinë me 47 mm dhe humbjet në fërkim me 20%. Motori 1.800 me benzinë, i cili funksionon sipas ciklit Atkinson (valvulat e thithjes mbyllen me vonesë, në këtë mënyrë korsa e zgjerimit është më e gjatë se ajo e shtypjes, duke reduktuar fuqinë, por duke rritur eficencën), falë disa përmirësimeve ka arritur një rendiment termik prej 40%. Midis përmirësimeve të prezantuara me serinë e katërt të Prius vlen të përmendet edhe njësia e re e kontrollit të fuqisë elektrike, më kompakte dhe me eficencë më të lartë. Arkitektura modulare e Toyota nën emërtimin GA-C është përshtatur me karrocerinë e veçantë të këtij modeli. Përsëri duke e krahasuar me modelin Prius, për të garantuar më tepër shkathtësi, është punuar jo vetëm me kalibrimin e suspensioneve (MacPherson para dhe multilink prapa), por edhe me karrexhatat, të cilat janë zgjeruar. Gjithashtu motori është i përkulur drejt pjesës së pasme, në mënyrë që të ulet linja e kofanos dhe qendra e rëndesës.

Diçiturë:

Pa diskutim kjo është një ndër pikat më të veçanta të karrocerisë: krahas dorezës së futur në panelin e derës, vlen të përmendet edhe prania e hapësirave tek spoileri

Motori hibrid i modelit C-HR është i njëjtë me atë të modelit Prius dhe karakterizohet nga vendosja e re e motorëve elektrikë dhe rrotullimi epiciklik që i lidh me motorin e benzinës dhe tërheq rrotat. Kjo ka mundësuar ruajtjen e përmasave të përgjithshme dhe reduktimin me 20% të humbjeve nga fërkimi

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

  • I montuar përpara tërthorazi, benzinë
  • 4 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 80,5 mm
  • Korsa 88,3 mm
  • Cilindrata 1.798 cm3
  • Fuqia maks. 72 kW (98 kf) në 5.200 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 142 Nm në 3.600 xhiro/min
  • Bllok cilindrash dhe testata prej aliazhi të lehtë
  • 2 boshte me gunga në testatë, variator faze, 4 valvula për cilindër (zinxhir)
  • Motor elektrik sinkron me magnete të përhershme
  • Fuqia maks. 53 kW (72 kf)
  • Fuqia maks. e përgjithshme 90 kW (122 kf)

Transmisioni

  • Rrota të para aktive
  • Kambio E-Cvt me rrotullim epiciklik

Gomat (përmasat bazë)

  • 215/60R17 96H
  • Kit riparimi

Karroceria

  • Crossover, 5 dyer, 5 vende
  • Aksi i parë MacPherson, sustë helikoidale, bosht stabilizues
  • Aksi i pasmë multilink me tre leva e gjysmë, sustë helikoidale, bosht stabilizues
  • Amortizatorë hidraulikë
  • Frenat me disk, para autoventiluese, Abs dhe Esp
  • Sistem drejtimi me kremaljerë dhe asistencë elektrike
  • Serbatori 43 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 264 cm
  • Karrexhata para dhe prapa 156 cm
  • Gjatësia 436 cm – Gjerësia 156 cm – Lartësia 156 cm
  • Pesha 1.380 kg, me ngarkesë të plotë 1.860 kg, e rimorkiueshme 725 kg
  • Bagazhi nga 377 litra

Prodhuar në

  • Sakarya (Turqi)

 

  • Motor 1.800 benzine me cikël Atkinson, 98 kf dhe 142 Nm.
  • Grupi hibrid, më kompakt dhe eficent krahasuar me variantet e mëparshme.
  • Bateri Nikel- metal hidrur prej 201,6 V dhe 1,31 kWh.
  • Aksi prapa multilink me tre leva e gjysmë, me elemente me kalibrim të posaçëm.

Diçiturë:

Panele anësore të mirëmenduara, me mbështetjen e materialeve të buta dhe më të forta, të përdoruara në mënyrë ideale. Foto lart: forma e kofanos është relativisht e pjerrët falë vendosjes së veçantë të motorit disi të orientuar drejt pjesës së brendshme

ANALIZA STATIKE

CILËSIA

NËSE LINJA e modelit C-HR mund të lërë vend për diskutime, cilësia është përmirësuar krahasuar me standardet e Toyota-s, e cila sipas traditës japoneze i kushton më tepër rëndësi thelbit (besueshmërisë) sesa paraqitjes (pamja, detajet). Brenda në kabinë vihen re detaje si pjesa e sipërme e kroskotit me imitim lëkure (me qepje false të stampuara), dizajni i veçantë i paneleve të dyerve dhe ekrani i madh i sistemit multimedial: elemente të cilat kontribuojnë për rritjen e cilësisë së përgjithshme. Edhe nga pikëpamja e montimit nuk vihen re parregullsi të mëdha: xhokot midis pjesëve të karrocerisë janë mjaft uniforme dhe vetëm tegeli i saldimit midis pjesës së poshtme dhe asaj të sipërme të dyerve (i dukshëm në pjesën e brendshme kur janë të hapura) nuk është realizuar mirë. Hapësira e motorit është izoluar përgjatë gjithë perimetrit me një guarnicion, në mënyrë që të shmanget depërtimi i ujit drejt pjesëve elektrike të sistemit hibrid, ndërsa kapakët plastik i mbulojnë vetëm pjesërisht parafangot e pasme. Sediljet janë të thjeshta, por të realizuara mirë, me veshje cope dyngjyrëshe dhe shina rrëshqitjeje të ngritura dhe të mbyllura me kapakë plastikë: ndërsa, komandat në kroskot, në tërësi janë të këndshme dhe të thjeshta në përdorim. Vetëm bilancierët tek trarët nuk japin një ndjesi të mirë cilësie, por butonat e vegjël në pjesën e poshtme të tyre janë të një cilësie të lartë. Tërësia e aksesorëve funksionalë është e një niveli të lartë; megjithëse vlen të përmendet mungesa e shfryrësve për ventilimin e vendeve të pasme dhe të dritave të pozicionit dhe kundër pellgjeve në pjesën e jashtme të dyerve.

JASHTË

SIPËRFAQET E KARROCERISË

XHOKO DHE PROFILET

SHASIA

IZOLIMI DHE GUARNICIONET

BRENDA

MATERIALET DHE MONTIMI

SEDILJET

FUNKSIONALITETI

HAPËSIRA DHE SHIKUESHMËRIA

Përmasat në centimetra, këndet në gradë

Modeli C-HR është i përshtatshëm për katër persona, me një rehati më të mirë para. Prapa, pavarësisht formës së tavanit, mund të ulen lehtësisht edhe persona me gjatësi mbi mesataren. E mirë, gjithashtu, hapësira për këmbët. Pastaj, megjithëse hyrja është e lehtë, për shkak të linjës së veçantë të tavanit, dalja nuk rezulton po aq e lehtë.

PËRMASAT E KOLONËS SË MAJTË

KËNDET E ERRËTA

SHIKUESHMËRIA E PASME E PENGESAVE (LART. 70 cm) mbi 10 m

POZICIONI I DREJTIMIT

Gjatësia e drejtuesit

I GJATË (mbi 180 cm)

MESATAR (nga 170 deri 180 cm)

I SHKURTËR (nën 170 cm)

Përmasa në centimetra

Aksi i derës

Plani i rrugës

Përshtatshmëri e lartë, në sajë të rregullimeve të shumta manuale (gjithashtu falë mbështetëses praktike). Ndenjëse e ngritur, ndërkohë këndi i timonit mund të ishte pak më lart.

  • Veshje e njëjtë lëkure në pjesën më të madhe të mbulesës së kroskotit.
  • Shinat e sediljeve të ngritura nga dyshemeja dhe të mbuluara nga veshje plastike.
  • Bashkim jo shumë i kënaqshëm midis pjesës së sipërme dhe të poshtme të dyerve.
  • Mbrojtëse plastike tek parafangot jo shumë të gjata: mbulesë e pjesshme.

 

BAGAZHI

Përmasa në centimetra

KAPACITETI I PËRGJITHSHËM (litra)

PREJ TË CILAVE NËN DYSHEME (litra)

Dyshemeja është e lartë dhe forma e brendshme është e çrregullt. Megjithatë, kapaciteti është i konsiderueshëm dhe përballon më së miri nevojat e një familjeje. Plani i ngarkimit nuk mund të rregullohet në më tepër pozicione dhe duke shtrirë mbështetëset e fraksionuara, formohet një shkallëzim, i dallueshëm më së miri falë trarëve me ganxha.

PROVA NË RRUGË TOYOTA C-HR 1.8 HYBRID CVT STYLE

TË DHËNAT E VETURËS NË PROVË

PESHA (kg)

SHPËRNDARJA E MASËS

GOMAT         MICHELIN PRIMACY 3 225/50R18 95V

SHPEJTËSIA

MAKSIMALE (km/h)

GABIMI I TAKIMETRIT NË 130 km/h (%)

KONSUMI NË D

Shpejtësia në km/h                  km/litër

REZISTENCA

Në 100 km/h (kW/kf)

RENDIMENTI

Në 100 km/h (%)

KONSUMI MESATAR

Përshkueshmëria dhe autonomia

Lloji i rrugës                km/litër            km

URBANE

NDËRURBANE

AUTOSTRADË

MESATARJA REALE

MESATARJA E HOMOLOGUAR

GABIMI TRIP COMPUTER (%)

PËRSHPEJTIMI

Shpejtësia në km/h

Koha në sekonda

400 METRA NGA VENDI

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

1 KM NGA VENDI

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

PËRSHPEJTIMI NË D

Ngarkesë min./maks.

Shpejtësia në km/h

Koha në sekonda

1 KM NGA 70 KM/H

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

30-60 km/h NË III

PROVA DINAMIKE

Kapja me asfaltin dhe qëndrueshmëria

PËRSHPEJTIMI ANËSOR

NDËRRIMI I KORSISË

NË ASFALT TË LAGUR

NË VIJË TË DREJTË

NË KTHESË

Modeli C-HR shpalos performanca të mira, menaxhohet lehtë dhe është e besueshme në çdo situatë. Me kontrollet elektronike gjithmonë në gatishmëri për të ndërhyrë në reagimet e mundshme jo korrekte gjatë shmangies së pengesave.

MANOVRUESHMËRIA

DIAMETRI MINIMAL I KTHESËS

RROTULLIME TË TIMONIT

PESHA E TIMONIT NË MANOVËR

PESHA E FRIKSIONIT

STATIK

DINAMIK

FRENIMI

Hapësira e frenimit dhe ngadalësimi

Kushtet                       metra

100 ME NGARKESË MINIMALE

100 ME NGARKESË MAKSIMALE

130 ME NGARKESË MINIMALE

100 NË ASFALT TË THATË + ZHAVORR

100 NË ASFALT TË LAGUR + AKULL

Vlera disi të rezervuara, me përjashtim të rastit në terren të kombinuar ujë-akull. Vlera të mira edhe për ngadalësimin nga 130 km/h.

REZISTENCA E FRENAVE

Hapësira e ndalimit në metra

E DOBËT

MESATARE

OPTIMALE

10 frenime nga 100 km/h me ngarkesë të plotë

Përgjigje efikase, me hapësira ndalimi brenda normave, gjithashtu një ndryshim minimal nga një frenim në tjetrin. Përgjigje e mirë dhe e pastër e pedalit edhe në fundin e provës.

AERODINAMIKA

CX RRUGOR

SIPËRFAQJA BALLORE (m2)

CX PËR SIPËRFAQE (m2)

KOMFORTI AKUSTIK

Indeksi i artikulimit (A. I.)

I DOBËT

MESATAR

OPTIMAL

Kushtet

NË ASFALT

NË ASFALT DRENAZHUES

NË ZHAVORR

PËRSHPEJTIM MAKSIMAL

Komforti në autostradë është i konsiderueshëm, me një dallim të ndjeshëm nga njëra radhë sediljesh tek tjetra. Nuk ndihet kur ecën në zhavorr. Ndërsa në regjime maksimale është e kënaqshme.

KOMFORTI I SUSPENSIONEVE

Para

Prapa

I DOBËT

MESATAR

OPTIMAL

 

ZHAVORR

SHKALLËZIM

KANALE KULLIMI

SHINA

PLLAKA

PRAG HYRËS

Në pjesën më të madhe të rasteve, suspensionet e modelit C-HR janë në gjendje të përthithin me efikasitet parregullsitë e zakonshme të rrugës. Ndihen disi pengesat e shkurtra nga pasagjerët që ulen prapa.

ANË POZITIVE

Konsumi urban. Pothuajse 24 km/litër janë ende një ëndërr për pjesën më të madhe. Edhe pse nuk arrihet rekordi i Prius (26,6), furnizimet do të jenë jo të shpeshta.

Sjellja në rrugë. Nuk pritet një sjellje prej modeli sportiv. Megjithatë, sjellja në qytet e modelit C-HR është shumë e mirë, po ashtu rezulton e këndshme dhe e shkathët në kthesa, falë shasisë dhe suspensioneve.

ANË NEGATIVE

Shikueshmëria. Forma e karrocerisë komplikon perceptimin e përmasave. Në pjesën e pasme duhet të mbështetemi tërësisht tek kamera.

Zona e pasme. Në pjesën e pasme, komoditeti nuk është ndër më të mirët: në fakt, vihet re mungesa e difuzorëve të ajrimit dhe në veçanti, e një porte për lidhjen e telefonit.

VLERËSIMI
POZICIONI I DREJTIMIT Në një lartësi aq sa nevojitet, me një pozicionim të këmbëve mjaft të shtrirë. Sedilja është e mirë edhe për pjesën e sipërme të trupit: mbështetëse elektrike e disponueshme në seri.
KOMANDA DHE INSTRUMENTE Butoni Start nuk duket, pjesa tjetër është aty ku duhet: tejet i arrirë, gjithashtu, paneli qendror i orientuar nga drejtuesi. Kroskoti është i thjeshtë dhe me funksionalitet të lartë.
AUDIO DHE NAVIGATORI Sistemi opsional Touch2 with Go plus është i pajisur me navigator satelitor dhe është praktik. Ekran i madh touch dhe cilësi e zërit brenda normave.
KLIMATIZATORI Fuqia dhe shpejtësia në arritjen e temperaturës së vendosur nuk i mungojnë versionit automatik bi-zonë, i cili, megjithatë, nuk disponon shfryrës për pasagjerët prapa.
SHIKUESHMËRIA Për shkak të kolonave të gjera dhe linjës ngjitëse të rripit, në pjesën e pasme duhet mbështetur vetëm tek kamera prapa. Disi më e mirë gjatë lëvizjes. Dimensione të cilat mësohen me vështirësi.
CILËSIA E MONTIMIT Luksi është diçka tjetër, por vlen të vlerësohet puna e realizuar për ofrimin e një kombinimi cilësor, duke shfrytëzuar dizajnin dhe ngjyrat. Pavarësisht se disa detaje mund të përmirësoheshin.
AKSESORËT Në versionin Style ofrohen në seri, ndër të tjera, ngrohja e sediljeve, radio DAB dhe boja metalike bi-ton. Nga ana tjetër tërësia e aksesorëve është e larmishme.
PAJISJET E SIGURISË Toyota Safety sense plus ofron, në seri, frenimin automatik, sinjalizimin e tejkalimit të korsisë dhe cruise control adaptiv. Pjesa tjetër mund të përfitohet si pajime osionale.
HAPËSIRA Komoditeti është më i lartë nga sa mund të tregojnë format e jashtme. Edhe në pjesën e pasme, hapësira është më se e mjaftueshme (për dy veta). Megjithëse pjesa anësore vjen duke u mbyllur drejt tavanit.
BAGAZHI Kapacitet normal, në krahasim me përmasat e makinës: 363 litra. Një hapësirë ngarkimi normale, pa hapësirë të poshtme dhe në të cilën formohet një shkallëzim me mbështetëse të shtrira. Dysheme e lartë.
KOMFORTI Izolim i mirë i kabinës, i cili redukton efektet e ndonjë fëshfërime aerodinamike dhe të rrëshqitjes së E-Cvt. Shasi e fortë, por jo e tepruar.
MOTORI Kombinim i mirë midis njësisë termike dhe elektrike, një formulë për të cilën Toyota vazhdon të ruajë kryesimin. Rezultati: një lëvizje e rrjedhshme, e butë dhe e këndshme.
PËRSHPEJTIMI Është disi më e ngathët se versioni Prius, nga e cila ka trashëguar dhe impiantin e fuqisë. Pra, mund të thuhet se nuk është realizuar për nisjet e menjëhershme.
RIMARRJA E SHPEJTËSISË Modeli C-HR pavarësisht se nuk është në nivele shumë të larta, rifiton shpejtësi me tepër lehtësi. Praktikisht, arrin të shënojë kohë të njëjta me një version të mirë turbo të pajisur me kambio manuale.
KAMBIO Drejtimi në qytet, si dhe lëvizjet në regjime të ulëta, janë më të përshtatshme për karakteristikat e këtij modeli. Megjithatë, gjatë përshpejtimit rikthehet efekti “skuter”.
TIMONI Impiant drejtimi i mirë për sa i përket cilësisë dhe ekuilibrit, kjo i dhuron modelit crossover shkathësi dhe një sjellje në rrugë jashtëzakonisht precize.
FRENAT Përgjigjja është e mirë në të ftohtë dhe kanë rezistencë të lartë edhe gjatë provave me ngarkesë maksimale. Hapësira ndalimi të gjata në asfalt të lagur dhe akull. Përshtatshmëri e lartë.
NË RRUGË Karroceri e lartë, por ky detaj nuk ndikon në anën dinamike gjatë drejtimit. Përkundrazi, modeli C-HR është i qetë dhe i sigurt. Ndërhyrja e sistemeve të kontrollit është e menjëhershme kur humbet aderencë.
KONSUMI Në ambientin e saj natyral, në qytetin, bën mrekulli, duke shënuar thuajse 24 km/litër. Megjithëse, në pjesën e jashtme penalizohet nga forma e karrocerisë: në autostradë arrin përshkueshmëri 13,1 km/litër.
ÇMIMI Versioni Style i provuar, së bashku me navigatorin, ofrohet me një çmim prej 31.500 euro, por falë promocionit është e disponueshme për 27.050 euro. Interesat edhe çmimi 21.950 i versionit 1.2 Active 2WD.
GARANCIA Tre vite mbulim për veturën dhe pesë të tilla për elementet e veçanta elektrike/hibride. Në të dy rastet, kilometrazhi i parashikuar është i fiksuar në 100.000 km.

 

PËRMBLEDHJE

T’I shohim për një moment ndryshe gjërat, duke u nisur nga ato që duken më pak. Poshtë karrocerisë së modelit C-HR gjendet sistemi hibrid i Prius. Ky sistem ofron një garanci të lartë dhe rrjedhshmëri gjatë lëvizjes, shoqëruar nga konsume jashtëzakonisht të ulëta, sidomos në qytet. Në këtë kontekst, të përbërë nga ndalesa të shpeshta dhe ritme shumë të ngadalta, modeli C-HR jep maksimumin, duke treguar se e lehtëson lodhjen e drejtuesit. Krahas konsumit jashtëzakonisht të ulët, është e pranishme edhe kënaqësia e drejtimit që shoqërohet nga lehtësia e përdorimit në çdo lloj situate. Sigurisht, me një fuqi prej 122 kf, C-HR nuk mund të konsiderohet model sportiv: por të ofron siguri, edhe kur përballesh me një itinerar të vështirë. Për fat të keq mungon qershia mbi tortë, traksioni integral, i cili është i disponueshëm vetëm në versionin me motor 1.2 turbobenzinë. Gjithashtu duhet të shihet reagimi i tregut kundrejt mungesës së një versioni turbodiesel në gamën e ofruar. Brenda në kabinë vihet re menjëherë një kombinim midis cilësisë së lartë dhe detajeve të shumta në stil, por pikërisht në pjesën e jashtme, duket qartësisht ndryshimi i ritmit të konstruktorit japonez. Me modelin C-HR (që nënkupton Coupé High-Rider) është guxuar shumë. Gjejmë forma të projektuara mirë, duke tërhequr vëmendjen e një klientele e cila, mbase nuk është e njëjtë me atë që tërheqin zakonisht modelet e kësaj kompanie. Ka dhe një përmirësim për sa i përket imazhit, në fushën e hibrideve kompakte. Krahas faktorit teknik, për kompaninë Toyota ky model është një as nën mëngë, duke qenë se tashmë në treg janë shtuar rivalë të etur për sfida.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...