- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

RIVALITET DHE SPEKTAKËL NË KAMPIONATIN GO-KART

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

“Takohemi në garën e radhës. Aty nuk ke më shans…” Kjo është shprehja që dëgjon më së shumti mes pilotëve pas çdo gare të kampionatit Go-Kart 2019 që ka nisur prej disa muajsh. Klubi i Automobilit të Shqipërisë organizoi garën e dytë në mesin e korrikut, ndërsa morën pjesë 14 pilotë. Një mbasdite e gjatë ku u zhvilluan disa bateri për të nxjerrë fituesin.

Gjithçka nis më shumë se dy orë përpara me përgatitjen e pistës dhe karteve, ndërsa pilotët mblidhen në ambientet e Expocity brenda pak minutash. 14 pilotët ndahen në tre grupe, dy të parat me nga pesë dhe i fundit me 4. Dy të parët e çdo grupi kualifikohen për në gjysmëfinale. Në këtë fazë, gjashtë pilotët që mbeten ndahen në dy grupe me nga tre ku dy të parët kalojnë në fazën finale.

Në garën vendimtare janë katër pilotë që kërkojnë fitoren, Frenkli Mema, Klajdi Kodra, Indri Hoxha dhe Arbër Demeti. Mema bën një nisje shumë të mirë dhe krijon shkëputje nga të tjerët që në xhirot e para. Indri Hoxha dhe Klajdi Kodra dhurojnë spektakël me duelin e tyre gjatë të gjithë garës, ndërsa Demeti mbetet shumë mbrapa. Hoxha arrin të ruajë mirë vendin e dytë dhe ti rezistojë sulmit të Kodrës, por dy xhiro nga fundi parakalohet nga rivali pas një manovre shumë të bukur. Në këtë mënyrë, Hoxha nuk ka se çfarë të humbasë dhe në xhiron e fundit kalon Kodrën, ndërsa ka kontakt me karteve të dy pilotëve. Kodra pretendon për penalitet ndaj Hoxhës duke deklaruar se është goditur nga mbrapa gjë që e ka përplasur me murrin rrethues. ACA që kishte marrë masat jo vetëm me marshallë në pistë, por edhe me filmim të garës, zgjidh gjithçka. Pas shqyrtimit të imtësishëm të pamjeve filmike, rezulton se Hoxha ka goditur nga mbrapa Kodrën duke e përplasur me murin rrethues. Mema në vendin e parë, Kodra i dyti dhe Hoxha i treti janë pilotët që u ngjitën në podium pas garës së dytë.

Në renditjen e përgjithshme të kampionatit është Indri Hoxha që udhëheq me 40 pikë i ndjekur nga Arbër Demeti me 27 dhe Frenkli Mema 25. Është vetëm fillimi i kampionatit kur janë zhvilluar dy garat e para, ndërsa në vazhdim pritet të ketë spektakël dhe shumë rivalitet njëkohësisht. Në vazhdim do të zhvillohen gara edhe për kategorinë femra dhe fëmijë.

                        

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...