- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

CITROËN C3

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Rinore jashtë dhe origjinale brenda, kështu paraqitet francezja e vogël. E qetë dhe e zhdërvjellët, sidomos në qytet

1.2 Pure Tech 82 CV Feel
MOTORI L3 benzinë 1.199 cm
FUQIA MAKSIMALE 60 kW (82 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS 118 Nm në 2.750 xhiro/min
TRAKSIONI në rrotat e para
KAMBIO manuale me 5 marshe
0-100 km/h 14,6 s
KONSUMI MESATAR 21,3 km/l
PËRMASAT Gjat. 400 – Gjer. 175 – Lart. 147 cm
PESHA 980 kg
ÇMIMI duke filluar nga 14.250 €

GJENERATA E TRETЁ për modelin më të shitur të kompanisë Citroën, e cila vjen me një imazh të freskët dhe airbump të ridimensionuar krahasuar me C4 Cactus, në një karroceri që mbi të gjitha mban parasysh funksionalitetin, duke filluar nga përmasat bujare të sipërfaqeve prej xhami. Kryesore megjithatë mbetet pjesa e brendshme ose, më saktë, zona e përparme e kabinës: paneli qendror i zbukuruar falë detajeve prej pëlhure, ndonjë detaj kapriçoz aty-këtu (psh. dorezat te rripi) dhe, mbi të gjitha, sediljet, elegante në formë e të sigurta në mbështetje. Ato janë pak a shumë të mëdha, aq sa i “eliminojnë” disa centimetra të dobishme pjesës së pasme, ku edhe hapësira në lartësi nuk është e madhe, sidomos në qoftë se tavani është panoramik. Prania e së cilit, mund të gjenerojë disa fëshfërima në kabinë tek xhami i parë, duke përbërë të vetmin element shqetësues në një rehati pa të meta, ofron izolim të mirë, përthithje efikase të zhurmave dhe dridhjeve, por pa e tepruar në zbutje të cilat ndikojnë në një ngarje dinamike të favorizuar nga timoni më bindës krahasuar me modelet e kaluara, përsa i përket saktësisë dhe ndjeshmërisë. Nga ana tjetër, mekanika përfshin zgjidhjet tashmë në fuqi tek 208, duke filluar nga tre cilindrat 82 kf dhe kambio me pesë marshe. Si përfundim, pak fjalë për Connected cam, telekamera e vendosur prapa pasqyrës për foto dhe video për t’u shkarkuar në smartphone, dhe mundësia për t’i ndarë ato në çast. Kjo me shpresën që shoferi do ketë mirësinë të ndalojë më parë e të shikojë nëse kanë dalë mirë.

DIÇITURA:

Në kabinën e konceptuar mirë dhe me mundësi të shumta personalizimi, bien në sy sediljet me përmasa të mëdha përveçse shumë të bukura në formë. Në qendër të kroskotit, spikasin 4 difuzorë ajri dhe një ekran i madh me prekje

GRAND C4 PICASSO
Modeli monovolum me shtatë-vende është përditësuar me pak ndërhyrje dhe përmirësime të dobishme në pjesën e sigurisë dhe infotainment

2.0 BlueHDi 150 CV Eat6 Shine
MOTORI L4 turbodiesel 1.997 cm
FUQIA MAKSIMALE 110 kW (150 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS 370 Nm në 2.000 xhiro/min
TRAKSIONI në rrotat e para
KAMBIO automatike me 6 marshe
0-100 km/h 10,2 s
KONSUMI MESATAR 23,3 km/l
PËRMASAT Gjat. 460 – Gjer. 183 – Lart. 164 cm
PESHA 1.551 kg
ÇMIMI 35.550 €

NDЁRHYRJE të vogla jashtë, risi të rëndësishme tek infotainment dhe tek pajimet e sigurisë. Grand C4 Picasso është rinovuar në mënyrë të tillë që të mbetet mes monovolumeve më të mira. Përmirësimi i pamjes është realizuar në pjesën e poshtme të përparme, harqet anësore në tavan, ngjyrë argjendi si dhe efektin 3D të dritave të pasme LED. Brenda duket gjithçka si më parë, por disa funksione janë përmirësuar (shiko djathtas). Përveç kësaj, Connect Nav është i pajisur me TomTom Traffic, i cili në sajë të lidhjes me internetin, jep informacione për trafikun dhe motin gjatë rrugës. Përsa i përket sigurisë, bëhen aktive sinjalizimi për tejkalimin e korsisë dhe këndet e errëta, dmth ngurtësojnë timonin për të kundërshtuar çdo kthim të gabuar apo të rrezikshëm. Përsa i përket gjithë të tjerave, francezja shtatë-vendëshe konfirmon talentin e saj: rehati e madhe dhe ngarje e këndshme dhe e sigurt. Motori turbodiesel dy litra, me kambio automatike me 6 marshe, është shoqërues i përsosur për udhëtime të gjata. Konsumi nuk është i madh: gjatë provës, në zona kodrinore dhe të rrëshqitëshme, mesatarja ishte pak më pak se 20 kilometra për një litër.

DIÇITURA:
Brenda ka dy ekrane të mëdha: touchpad 7 inç, nga i cili komandohet sistemi, është bërë si një tablet dhe mund të tregojë informacione të tjera nga ai ekrani i sipërm, 12 inç

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...