- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

FORD RANGER RAPTOR

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Agresive, më e ngritur, dhe me performancë të lartë off-road. Shasi e përforcuar, pamje e  frymëzuar nga vëllai i madh F-150. Praktikisht, unaza që mungonte mes nesh dhe Amerikës

Strukturë e njëjtë, muskuj të mirëformuar, shasi identike (ndonëse e përforcuar) dhe pamje yankee: modeli Raptor është një Ranger me stil amerikan. Është pothuajse aq i lartë dhe i gjerë sa F 150 – i bukur, por i pamundur për ne, për shkak të përmasave – dhe ndëkohë i ka të gjitha letrat në rregull për të të bërë për vete (duke lënë mënjanë çmimin). Megjithatë, i vendosur pranë më të shiturit në Europë (bëhet fjalë për versionin normal të Rangerit), fiton pa ndonjë lodhje, nëse flitet për anën estetike. Kjo për shkak se është i guximshëm, ka aks 30% më të ngritur, parafango më të gjera, kalandër spikatëse dhe pamje agresive: amerikanizmi i buron nga të gjitha poret dhe për këtë arsye do të jetë shumë i lakmuar. Balestrat e pasme (që shërbenin për ngarkimin) janë hequr dhe fokusi është përqëndruar tek amortizatorët me performancë më të lartë, duke fituar kështu cilësitë e një makine të vërtetë off-road. Më të mëdhenj këndet dhe aftësia për të kaluar pengesa (850 mm). Frena me disk, në vend të tamburëve të pasëm.

ASNJЁHERЁ I PA VEND

Zemra e modelit Raptor mbetet e njëjtë: një motor dy litërsh me katër cilindra, me turbinë të dyfishtë, me 213 kf dhe 500 Nm. I vogël si kubaturë, duke pasur parasysh peshën dhe përmasat, por gjithsesi performanca mbetet, sidomos jashtë rruge. Atje, modeli Raptor befason, sepse kambio automatike me dhjetë marshe funksionon mrekullisht dhe gjashtë modalitetet e drejtimit, të trashëguara nga F150, e bëjnë një “alpinist” të lindur. U provua në Marok, në kushte ekstreme dhe befasoi me mënyrën se si sillej në çdo terren. Ai dozon çdo kf deri në përsosje dhe ka rreze të rëndësishme me terrenin që kurrë nuk e prek, edhe në rrugë të paasfaltuara, ndërsa duket sikur ecën në rrugë shtetërore duke dhuruar ndjesi sikur të jesh i ulur në kolltuk. E bukura është se në asfalt nuk kërkon shumë sakrifica dhe është i heshtur. Vetëm gomat, mjaft agresive, ndikojnë tek saktësia e drejtimit, por më pak se sa pritej. Në aspektin e komfortit, është makinë në të gjitha aspektet: pa çelës, me klimatizator dyzonësh, Sync3 me ekran me prekje 8 inç, fenerë kseno, pajisje për ruajtjen e korsisë, frenim emergjent, pajisje cruise control aktive dhe shumë më tepër se kaq. Vetëm një është detaji jo i yankee: kur zhyt këmbën në gaz, nuk ndihet breshëria e Nm-ve, siç ndodh rëndom tek modelet amerikane. Nisja është e mirë, sepse kambio është e shpejtë në futjen e marshit të duhur, pra të shkurtër, por nuk ka trup të madh dhe motori ulërin. Gjithsesi, mbase kjo është e vetmja mënyrë për t’u ndjerë nga pak amerikan.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...