- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024

GKN GTD 19

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Po, e dimë, duket si Renegade nga çdo anë. Megjithatë nuk është, ose të paktën jo ende. Ja çfarë fshihet prapa këtij projekti të prodhuesit britanik të komponentëve për një Jeep elektrik

Çfarë rastësie! Pothuajse në të njëjtën kohë kur në Sallonin e Gjenevës, debutonte Jeep Renegade dhe Compass hibrid, shumë më tutje në veri – në Arjeplog të Suedisë – një grup inxhinierësh të FCA, të veshur me xhaketa të rënda, për të përballuar të ftohtin polar, po merreshin me një tjetër Jeep. Elektrik. Nuk është “miell” i depos së tyre, dhe as ndonjë Renegade dosido, por një përbindësh me 300 kf dhe 250 km/h. Përveç karrocerisë, e gjitha pjesa tjetër është bërë nga GKN, një partner i besueshëm (i njëjti që prodhon transmisionet e modeleve normale Renegade). U provua dhe historia është me të vërtetë e bukur.

ME ÇELËSA NЁ DORЁ

Nuk përbën ndonjë sekret fakti që prodhuesit e mëdhenj të komponentëve si GKN, Bosch, Borg Warner ose ZF janë pak si hije të pashpallura të presidentëve të famshëm. Ata bëjnë një punë të veçantë dhe mjaft të specializuar, shpesh duke parashikuar me vite se çfarë do të hyjë në prodhim. Kur janë të kënaqur me rezultatin, thërrasin prodhuesit e makinave dhe u thonë: “Ja ku është gati kambio, motori, transmisioni, sistemi i frenimit. Ju interesojnë?” Pothuajse gjithmonë marrin përgjigje pozitive. Me këtë Renegade, nëse FCA do i përmbahet propozimit të GKN, do të përballemi me modelin e parë elektrik Jeep dhe gjithashtu me versionin e parë të vërtetë off-road me bateri. Ёshtë padyshim e rëndë në drejtim (arrin pothuajse dy ton), por në akull lëviz me shkathësi e lehtësi: është mrekulli për sa i përket traksionit në malore dhe saktësisë së trajektoreve në shpejtësi. Motori elektrik i përparmë, ofron dy karakteristika shumë të zgjuara. Së pari, në njësinë e fuqisë (që peshon vetëm 75 kg), janë të inkorporuar diferenciali dhe një kambio me dy shpejtësi, e cila zgjidh shumicën e defekteve tipike të makinave elektrike në shpejtësi të larta. Gjithmonë ju kemi thënë se ky lloj motori nuk ka nevojë për kambio, por e vërteta është se kur i afrohet 10-12 mijë xhirove, problemet fillojnë e shfaqen. Kambio e’Twinster kalon nga një raport relativisht të shkurtër 1:17 në një më të gjatë 1:9.5, pa asnjë paralajmërim në drejtim. Kjo lejon që modeli GKN Renegade të arrijë (duke e besuar, sepse në dëborë arriti deri në 140 km/h), shpejtësinë 250 km/h, duke e zgjatur jetën e baterisë në mënyrë të konsiderueshme. Efekti i dytë pozitiv është se, me dy friksione të kontrolluara elektronikisht në dalje të diferencialit, shpërndarja e momentit përdredhës në rrotat e përparme (thënë ndryshe torque vectoring: mund të kontrollohet me shumë saktësi, duke zeruar rrëshqitjen në vend apo në shpejtësi të ulët – përfshirë off-road -, por edhe duke korrigjuar nënkthimin kur një kthesë merret me entuziazëm të tepërt. I kombinuar me shtytjen e njësisë së fuqisë së pasme, me 95 kf, kjo mënyrë e veçantë e shpërndarjes së forcës lëvizëse, bën të mundur drejtimin në akull me një shpejtësi të paimagjinueshme edhe për një model 4×4 shumë më sportiv.

Previous articleRENAULT SCENIC
Next articleVOLKSWAGEN T-CROSS
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...