- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

Që rrugët të mos “vrasin”

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

E keni parë spotin më të fundit të FIA-s me disa pilotë të Formula 1? Sensibilizimi për sigurinë rrugore dhe shpëtimi i sa më shumë jetëve në aksidentet që ndodhin, është në qendër të videos përmbledhëse. Një fushatë që ka nisur të intensifikohet gjatë viteve të fundit duke parë edhe numrin e madh të aksidenteve dhe njerëzve që humbasin jetën në to.

Në këtë këndvështrim, ky fenomen është shumë shqetësues edhe në Shqipëri. Çdo vit që kalon, aksidentet në vendin tonë po bëhen gjithmonë e më shumë fatale. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT, vetëm në majin e këtij viti, humbën jetën 14 persona në aksidentet rrugore. Më i fundit dhe ndër më tragjikët e këtij viti ishte ai që ndodhi mesnatën e 16 qershorit 2019 pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut ku u shua një familje, prindërit dhe një prej vajzave të tyre. Duhet të kemi parasysh se ka një numër të madh aksidentesh fatale për numrin e popullsisë që ka Shqipëria.

Si çdo vit, në prag të sezonit veror pritet të shtohet numri i tyre për shkak të rritjes së numrit të mjeteve në qarkullim, rritjes së distancave të përshkruara dhe kohës që kalojmë duke drejtuar mjetin, si edhe kushteve atmosferike që ndikojnë te automjeti ashtu edhe te drejtuesi i tij.            

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT, sjellja e drejtuesve të mjeteve vazhdon të mbetet edhe shkaku kryesor i aksidenteve në vendin tonë. 87.0% e rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në majin e këtij viti është kryer nga grup mosha 25–35 vjeç, duke zënë 27,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.            

Klubi i Automobilit të Shqipërisë që është anëtar i FIA-s, në axhendën e vet, një prej pikave ka pikërisht sigurinë rrugore dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës në lidhje me këtë çështje. ACA është gjatë të gjithë vitit e angazhuar me konkurse edukative, gara sportivo-sociale dhe shpërndarje të mesazheve të shumta për të sensibilizuar sa më shumë njerëzit për çështjen në fjalë.

FIA ka rritur ndjeshëm së fundmi fushatat sensibilizuese në lidhje me aksidentet rrugore. Përpara çdo gare si në Formula 1 apo edhe në gara të tjera që organizohen prej saj, mesazhet që i drejtohen përdoruesve të rrugës për të respektuar në maksimum rregullat e qarkullimit janë të shumta. Klubi i Automobilit të Shqipërisë i përçon këto mesazhe në Shqipëri duke u angazhuar maksimalisht në sensibilizimin e përdoruesve të rrugës.    

Infrastruktura e dëmtuar dhe parku i automjeteve në Shqipëri që ka nevojë për rinovim sa më të madh, janë gjithashtu faktorë që ndikojnë që të ketë një numër të madh aksidentesh dhe jetësh të humbura në rrugët tona. Është një “luftë” që nuk përfundon asnjëherë. Megjithatë, jemi në prag të sezonit dhe është momenti për argëtim dhe relaks. Bëni kujdes dhe shijoni verën. Pushime të mbara…       

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...