NJЁ HAP përpara në emërtim që tani duket qartë dhe një hap prapa, në zgjedhjen e materialit për tavanin. Modeli Z5, sportivja e radhës e kompanisë gjermane, do të braktisë tavanin e ngurtë e të palosshëm (e cila e kishte afruar me modelin e fundit me Mercedes SLK) dhe do të kthehet tek finesa e pëlhurës, zgjedhje e detyrueshme e çdo modeli të familjes “Zukunft” (e ardhmja). Në të përfshihen jo vetëm modeli Z3 dhe modeli i parë Z4, por edhe modeli i rrallë, “i pari i llojit” Z1 si dhe supermakina Z8. Një urë lidhëse me të kaluarën, e ndërtuar në sajë të përparimit të teknologjisë: pëlhura, sot, ofron cilësi të ngjashme me llamarinën në kuadër të izolimit akustik dhe termik, përveçse edhe një avantazh të konsiderueshëm në aspektin e peshës. Rezultat i një marrëveshjeje të gjerë me Toyota-n, modeli Z5 do të lindë nga e njëjta arkitekturë me traksion në rrotat e pasme, e cila do të jetë baza mbi të cilën do të realizohet ristilizimi i modelit Supra. Motorët, megjithatë, do të jenë të veçantë. Me një gamë TwinPower Turbo fokusuar si sot tek versionet katër cilindra 2.0, me variantin gjashtë cilindra në linjë tek 3.0, i cili do të jetë guri i çmuar i serisë. E planifikuar të jetë në treg mes fundit të vitit 2017 dhe fillimit të 2018-s.
SI KURRË MË PARË
PЁRJASHTIM bëjnë disa eksperimente episodike të cabriolet-it, në fillimet e veta (A106, A108 dhe A110), të cilët asnjëherë nuk shkuan përtej modelit të vogël të serisë, modeli Alpine, tashmë afër rikthimit pas 21 vitesh harresë, nuk ka prodhuar asnjëherë një roadster dy-vendësh. Një situatë e cila, pritet të ndryshojë së shpejti. Pas modelit Coupé dhe crossover-it sportiv, modeli i tretë në planin e rimëkëmbjes, i hartuar nga Renault do të jetë veçse spider-i. I ardhur nga Coupé, varianti Cabrio do të ketë të njëjtin konfigurim me motor qendror dhe rrota të pasme aktive, duke i bërë konkurrencë modeleve Alfa 4C Spider dhe Lotus Elise. Më tepër e lehtë dhe e shkathët se sa e fuqishme në terma absolutë, ka të ngjarë të përdorë një version më të fuqishëm se sa motori 1.6 turbo i Clio R.S., që këtu mund të arrijë 250 kf.
DIÇITURA:
Linja më agresive dhe proporcione të rimodeluara: më pak vend për motorin dhe bosht i zgjatur krahasuar me modelet e mëparshëm Z3 dhe Z4