- Advertisement -
22.5 C
Tirana
Wednesday, June 12, 2024

PRANVERË E SIGURT, VERA VJEN ME ADRENALINË

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Edhe këtë vit mbyllëm një edicion të suksesshëm në shërbim të përdoruesve të rrugës. “Të Sigurt mbi Dy Rrota” është Konkursi Kombëtar që nisi vetëm në një qytet dhe vetëm me 20 fëmijë, ndërsa tashmë mbylli edicionin e 9-të të tij, duke u zhvilluar në 11 qytete dhe me 1200 fëmijë të moshës 8-12 vjeç që edukohen, festojnë dhe garojnë mbi biçikleta.

Një program edukativ që mblodhi rreth vetes mijëra qytetarë, fëmijë, prindër etj. Konkursi ka në thelb edukimin e fëmijëve në përdorimin e biçikletave, njohjen me rregullat e qarkullimit, respektimin e tyre, si dhe promovimin e një ideje për ta bërë jetën dhe përdorimin e rrugës më të sigurt.

Nëse tetë vite më parë mund të kishte skepticizëm dhe vështirësi, ja ku jemi afërsisht një dekadë më pas. Breza që janë edukuar dhe kanë fituar nga ky program i Klubit të Automobilistëve Shqiptarë. Kemi kaluar përmes sfidash, pengesash dhe problemesh jo të pakta, por asnjëherë nuk jemi ndalur në ecjen përpara për zhvillimin, ndihmën dhe edukimin e qindra fëmijëve. Një projekt që po rritet dhe zhvillohet vit pas viti, ndërsa ne ndihemi krenarë për gjithçka kemi bërë. Sigurisht, angazhimi vazhdon dhe nuk do të ndalet. Asnjëherë…

Por, emocionet e forta sapo kanë nisur. Adrenalinë, ritëm, gara dhe sigurisht shumë pilotë. Jemi në prag të stinës së verës dhe spektakli i garave po troket. Këtë fundjavë do të nisë “Kampionati Kombëtar i Kartingut 2019”, një aktivitet ndjellës ku do të marrin pjesë dhjetëra pilotë dhe të pasionuar pas shpejtësisë dhe adrenalinës pa kufi. ACA ka bërë gjithçka gati për një edicion të suksesshëm dhe argëtues për të gjithë pjesëmarrësit dhe ndjekësit e garave.

“Karting 2019” është vetëm fillimi. Në shtator do të rikthehet gara ndërkombëtare Hill-Climb “Trofeu Skënderbej” në një sezon që do të jetë spektakolar dhe shumë tërheqës për t’u ndjekur. Itinerari është bërë, pilotët janë regjistruar dhe Klubi ka marrë të gjitha masat për një edicion që garanton emocione të forta dhe “zemrën në dorë” për ata që shijojnë adrenalinën e shpejtësisë.

Jemi vetëm në gjysmë të vitit, ndërsa garat dhe aktivitetet do të jenë të shumta deri në fund të 2019-s, me angazhimin për të bërë më të mirën për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe sigurisht atyre që duan edhe emocionet dhe sfidat.

Megjithatë, pa ju lodhur shumë, për momentin mund të shijoni verën të qetë. Det, diell, argëtim dhe sigurisht, pak… shpejtësi. Një stinë e përkryer për pasionin, adrenalinën dhe shpërthimin emocional. Ne jemi gjithmonë aty!

Previous articleSFIDA NIS ME KONKURS
Next articleSUBARU FORESTER
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...