- Advertisement -
7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

E ARDHMJA JAM VETЁ!

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Me një makinë 991 GTS arritëm në Shtutgart për të takuar trashëgimtarin: serinë 992 e cila përbën të nesërmen e të pavdekshmes 911. Tani më e fuqishme, më e shpejtë dhe më e sigurt. Së shpejti do ta kemi edhe hibrid të pastër

Çfarë konfuzioni siglat e projektit të Porsche, gjuhë me formula numerike, që ndjekin një progresin krejt të vetin, bërë me numra herë në rritje e herë në zbritje, sikur të kishin dalë nga mendja e ndonjë matematicieni të çmendur. Kush i ka kuptuar ndonjëherë? Fakti është se ndodhen, ai që ka shkuar artikullin dhe fotografi që e ndoqi, në kabinën e një Porsche 991 – për të pasionuarit nuk ka nevojë për shpjegime, për gjithë të tjerët, gjenerata aktuale e Porsche 911 – për të shkuar e takuar trashëgimtarin e saj, modelin 992, dhe në këtë rast progresioni funksionon: megjithatë, përpara modelit 991, ishte ai 997, që nga ana e tij rridhte nga modelet 996 dhe 993. Por pak rëndësi ka, jemi gjithsesi në timonin e një makine Porsche ekselente, dhe numrat e vetëm që mund të na interesojnë në këtë moment janë ato nga 0-100 në 4.1 sekonda, si dhe shkalla e fundit e shpejtësimatësit, 312 km/h.

Në fund të fundit, nuk kursyem asgjë: ky është versioni GTS, 450 kf, kështu që nuk bëjmë figurë të keqe përpara të resë. Nuk e kishim llogaritur, megjithatë, se një nivel i tillë fuqie (jemi në prag të Sallonit të Los Anxhelos, ku, pas disa ditësh makina do të prezantohet) si tek modeli 992, gjendet tashmë edhe tek versioni i ndërmjetëm S. Kjo vlerë do të konfirmohet në Shtutgart, nga August Achleitner, i cili bën nderimet e kompanisë. Kush është ky për ata që nuk e njohin? Ёshtë njeriu që nënshkroi tre gjeneratat e fundit të kësaj legjende mbi rrota, duke fituar pseudonimin Mister 911.

Por le të mos nxitohemi, Shtutgarti është ende larg. Madje, mes kufijve të shpejtësisë, i parë nga  Zvicra duket si mirazh. Është e lodhshme të mbash shtrënguar nga frerët një 911 GTS mbi një asfalt kaq të lëmuar. Por kaq është: në rrugët e Konfederatës nuk ngelet gjë tjetër, veçse të bësh guidë turistike, duke vlerësuar cilësitë e makinës së përditshme, për të cilat 911 ka shumë për t’u  mburrur. Për të qenë i fiksuar pas detajeve, mund të vërehet një zhurmë të vogël rrotulluese dhe disa dridhje aerodinamike. “Tek modeli 992”, do të thoshte më pas Achleitner, “kemi përmirësuar zbutësin e zhurmave, në sajë të strukturës më të ngurtë, e cila transmeton më pak dridhje: kështu, sa më pak çrregullime, aq më i madh perceptimi i tingullit të boksit”.

Kapitullin e performancës e hodhëm poshtë shumë shpejt. Tani le të kthehemi e të japim ndonjë numër: 992 në versionin S, thyen për herë të parë pragun e 4 sekondave në 0-100, duke e arritur atë në 3,7, përkatësisht 4 të dhjetat më pak se modeli 991, ndërkohë që modelit 4S i duhen vetëm 3,6 sekonda, falë traksionit integral.

ÇMIMI SI “S”, NUMRAT SI “GTS”

Nëse zgjidhet paketa Sport Chrono, fitohen edhe dy të dhjeta të tjera: me pak fjalë, me çmimin e një modeli S, me atë 992, do të keni në dorë edhe më shumë se një GTS të gjeneratës së tanishme. Ashtu si e jona, e cila – pasi kaloi kufirin me Gjermaninë – mund të gëzojë mungesën e kufizimeve në seksionet e gjata të autostradës. Sidoqoftë, nuk janë të pastër numrat që kërkon, kur drejtohet një Porsche. Ёshtë ekuilibri i shasisë, konfidenca që të jep në rrugët e vështira të fshatit, si ato që po kalojmë pasi kemi lënë mbrapa Autobahn pranë Shtutgartit. E kënaqshme, por me sa duket jo  mjaftueshëm për dizajnerat e 992. “Për të arritur qëllimin e përsosjes më tej të sjelljes dinamike, jemi nisur nga më thelbësoret, jo elektronika. Kështu, vendosëm të zgjeronim pjesën e përparme, e cila na lejoi të përdorim një shufër stabilizuese më pak të ngurtë”, thotë Achleitner. “Kombinimi i këtyre elementeve ka përmirësuar traksionin, veçanërisht në daljen nga kthesa. Në këtë pikë, u nevojit gjithashtu të zgjerohej pjesa e pasme, madje edhe në versionet që tek 991, kishin ije më të holla. Masa e dyfishtë është zhdukur”. Ndërkohë mund të zgjidhet mes shasisë standarde dhe asaj Sport, me një aks më të ngurtë, i cili, megjithatë, siç siguron Mister 911, nuk zbeh komfortin, veçanërisht nëse optohet për amortizatorët adaptive, të kontrolluar në mënyrë elektronike, të disponueshme për herë të parë tek modeli 911. Microchipet dhe algoritmet i vijnë gjithashtu në ndihmë drejtuesit, në rast shiu: sensorë të posaçëm, të cilët punojnë në ndryshimin e frekuencave zanore brenda rrotës kur ka shumë ujë në rrugë, paralajmërojnë drejtuesin për rrezikun e përmbytjes, ndërsa njësia e kontrollit, sipas të njëjtit sinjal, përshtat automatikisht përgjigjen e sistemit të stabilitetit në asfaltin e lagur. Në këtë pikë, drejtuesi, nga ana e tij, mund të marrë masa të tjera – për shembull, të ndryshojë sjelljen e diferencialit me vetëbllokues – duke zgjedhur modalitetin Wet (i lagur), një risi kjo absolutisht e Porsche.

SI U SHPЁTUA MODELI 911

Nuk kemi folur për motorin, i cili mbetet ai flat six, tre litërsh biturbo. Megjithatë, në Achleitner kanë punuar për evolucionin e mëtejshëm të tij. Rezultatet dallohen edhe tek konsumet: “Në vlerë absolute, janë rritur lehtësisht në përllogaritje sipas ciklit Wltp, por nëse krahasohet modeli  992 me atë 991, duke standardizuar parametrat, ato janë 3-5% më të ulëta”.

Kombinuar me motorin, është kambio Pdk e re me tetë marshe (i teti kryen detyrën e mbingarkesës që deri më tani mbulohej nga marshi i shtatë), paralajmërues i tranzicioneve edhe më të butë nga një marsh tek tjetri. “Mes kambios dhe diferencialit është lënë një hapësirë boshe, ku në të ardhmen do të montohet motori elektrik”, shpjegon projektuesi, duke njoftuar kështu versionin hibrid, që do të debutoj në të ardhmen, megjithatë, jo përpara vitit 2022. “Arsyeja”, thotë Achleitner me ndershmëri, “qëndron në faktin se ka ende shumë punë për të bërë: nuk jemi të kënaqur me kombinimin e fuqisë totale, autonomisë elektrike dhe peshës shtesë së baterive”. Për të zvogëluar peshën, janë bërë ndryshime të ndryshme në karroceri: për shembull, parafangot që më parë ishin prej çeliku, tani janë realizuar me alumin. Por, gomat e  mëdha, karrexhatat e zgjeruara, dhe mbi të gjitha, ngurtësimi i trupit në funksion të mbrojtjes së akumulatorëve, nevoja për më shumë saldime dhe filtri i antigrimcëzimit, e pengojnë shigjetën e peshores të ndalojë përpara, krahasuar me modelin 991.

“Këto janë kompromiset e elektrifikimit. Kompromis, mbase është fjalë jo e duhur për ata që ideojnë makina sportive, por këtu është në lojë mbijetesa e species 911, e cila duhet të jetë e sigurt dhe e garantuar”.

 

RENDEZ-VOUS

Çfarë mund të dëshirosh më shumë kur ke mundësinë të përshkosh gjysmën e Europës në timonin e një modeli të kuq flakë 991, në versionin GTS?  E thjeshtë: një 992. Për të shkuar dhe  parë e për të zbuluar sekretet e saj, udhëtohet nga Milano në Shtutgart – madje, për të qenë të saktë në Zuffenhausen, periferi e qytetit ku ka qendrën Porsche – duke kaluar nëpërmjet Zyrihut

OBJEKTIVI ZUFFENHAUSEN

Mes fshatrave e qyteteve zvicerane, hipur mbi një 991, vajtëm të takonim trashëgimtarin e tij, në një studio fotografike pranë Shtutgartit, jo përpara një ndalese në kompleksin historik industrial të Zuffenhausenit dhe në Muzeun Porsche.

Ecja natën me një 992, do të jetë më e sigurt, me ndihmën e debutimit të pajisjes Night vision assist. Këtu anash, hija e August Achleitner, i quajtur Mister 911, e shtrirë mbi krijesën e tij. Tani projektuesi është i lirë të dalë në pension

Ku ka përfunduar komanda e kambios automatike? Është një mikro levë që mund të shikohet në panelin qendror. “Tek e fundit, shërben thjesht për ta vënë në Drive, Reverse dhe Parking, për pjesën tjetër janë paddle në timon”, thonë tek Porsche. Kjo është vetëm një nga transformimet e kabinës, e cila kalon në një panel instrumentesh dixhital: shigjeta e takimetrit mbetet i vetmi element analog. Këtu sipër, modeli 991 i reflektuar në tendën prej xhami të Muzeut Porsche

Previous articlePEUGEOT 508 SW
Next articleSKODA KODIAQ RS
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...