- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

KAMPIONATI GO-KART 2018

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Një e diel e qetë në ambientet e ExpoCity Albania. Prej kohësh pritej kjo garë, gara e 6-të dhe e fundit e Kampionatit Go-Kart Albania për vitin 2018.

Stafi i ACA mbërrin çdo fillim gare rreth 3 orë me herët se pilotët. Ata ngrenë tavolinën e regjistrimeve, bëjnë gati printerin dhe presin të qetë ardhjen e pilotëve që më parë kane konfirmuar pjesëmarrjen.

Në çdo garë është vënë re pothuaj i njëjti fenomen. Pilotët mbërrijnë të qetë, të shlodhur dhe në dukje fort të sigurt në vetvete. Kësaj radhe shumica prej tyre ishin të shoqëruar edhe nga njerëz të afërt (të dashur, shokë, shoqe), dukej sikur nevoja për një mbështetje më të fortë, përtej fërshëllimave, ishte më e nevojshme se në garat e kaluara. Aromë finaleje…

Aty në distance, duken çunat. Indri Hoxha i përgatitur dhe me një qëndrim prej fituesi, me syzet e tij te tipit – Ray Ban Aviator, që nuk hiqen deri në momentin e fundit që i është caktuar Kart-i.

Gentian Shaqiri shfaqet në hapësirën e gjelbër të parkimit në ExpoCity. Vjen i veshur thjeshtë, sportiv, pa syze dielli Ray Ban. Aty përshëndet stafin, me një buzëqeshje të rregullt, duke dashur kështu të tregojë se fitoren e ka ne xhep.

Menjëherë shoqëron Jon Papadhimitri, me një qëndrim prej akademiku, ai shtrëngon duart me stafin ne formatin “qepalla” dhe qesh, duke dashur kështu të tregojë se Gentian Shaqiri mund ta harrojë fitoren. I thotë “Yll” Prof. Ilir Kollit, vendos shtrembër Go Pro-në në helmetë edhe vazhdon regjistrimin.

Julian Sami mbërrin pak me vone se tre të parët, natyrisht, është një fitues absolut i kësaj disipline. Edhe pse e di që do t’i vendosim pesha në Kart, ai nuk tregon asnjë formë shqetësimi apo dobësie.

Aldo Durmishaj dallohet thjeshtë kur vjen. Është gjithnjë i qeshur dhe i lumtur. Në vazhdim të kontratës së përjetshme me DHL, Aldo është përsëri në uniforme. Vendosmëria e tij për të dalë shkëlqyer nuk do të harrohet kurrë nga parakalimi i famshëm që Aldo performoi në garën e 4-t – 09.12.2018 kundrejt Gentian Shaqirit. Unë personalisht, nuk e harroj dot.

Siç thamë edhe në ndarjen e çmimeve në përfundim të garës së 6-të, the last but not the least, Olsi Gjoshi është në pistë. U përpoqëm edhe kësaj radhe ta manipulonim pistën, hodhëm vaj, ujë, mbeturina, copa Kartesh të thyera (kujtoni River Durrën dhe gomën fluturuese). Asnjë problem për Olsin, ai kapërceu jo vetëm pengesat dhe parakalimet e gabuara me sukses, (Julian Sami, bateria e fundit), por dhe ja doli të fitonte këtë garë.

Një garë e shkëlqyer, një etikë sportive perëndimore dhe një performancë mahnitëse nga pilotët tanë.

Një event i gjithi për t’u shijuar dhe një kënaqësi për t’u komentuar.

Go-Kart Albania – Kampionati Kombëtar 2018.

Mirë u takofshim në Go Kart – Kampionati Kombëtar 2019, hosted by Auto Club Albania.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...