- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

Harley-Davidson FXDR 114

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Për modelin e ri FXDR 114, Harley-Davidson është frymëzuar nga garat e shpejtësisë, legjendaret drag-race amerikane. Cruise i ri i Milwaukee shitet për 25.300 euro

FXDR 114 e re është modeli i dhjetë i paraqitur në platformën Softail të vitit 2018: një model ky që është frymëzuar nga bota e garave të shpejtësisë, të njohura më mirë si drag race, gara gjysmë miljeje që zgjasin vetëm pak sekonda.

Për këtë arsye, FXDR 114 është i ulët dhe i hollë; goma e tij e pasme luan një rol mjaft të rëndësishëm, ajo ka përmasat 240/40-18 (prodhuar nga Michelin Scorcher 11), dhe mbështjell një rrotë me gjerësi 8 inç. Rrota, e rrethuar nga një parafango që shtrihet deri tek targa dhe treguesit e drejtimit, duket se tenton të hyjë brenda bishtit të motoçikletës, të formuar nga materiale kompozite që zëvendësojnë çelikun e zakonshëm dhe të veshur me një kornizë prej alumini, duke kursyer kështu 3.2 kg në peshë.

Edhe piruni është bërë prej alumini duke kursyer edhe 4.6 kg të tjerë në peshë, që mund të duket pak në krahasim me peshën totale gjatë ngarjes së motoçikletës, e cila arrin në 303 kg, por megjithatë, pesha shpërndahet më mirë gjatë lëvizjes së automjetit në krahasim me modelet e tjera H-D.

Performanca e pjesës së pasme të mjetit theksohet edhe më tepër nga forca estetike dhe motorike e motorit të ri V-Twin Milwaukee-Eight prej 114 inç kub, të barabartë me 1.868 cc, i cili është i aftë të arrijë maksimumin prej 16.4 kg/m në vetëm 3.500 xhiro. Filtri i ajrit luan një rol parësor në pamjen anash dhe të përparme dhe prania e tij mund të ndihet menjëherë gjatë çdo hapjeje të gazit.

Rrota e përparme, me një disk me pesë lidhje dhe e përmasave 19 inç, është e veshur me alumin dhe e mbështjellë nga një gomë e përmasave 120/70, duke e bërë pjesën e përparme të motoçikletës mjaft praktike dhe të zhdërvjellët. Ajo mbahet mbi një pirun me diametër 43 mm me një korsë efektive prej 130 mm: e cila ulet deri në 86 mm për suspensionin e pasmë, i pajisur me një komandë në anën e djathtë për rregullimin hidraulik të ngarkimit paraprak të sustave.

Impianti i frenimit është pa dyshim në lartësi të situatës, sidomos të peshës së motoçikletës. Disku i dyfishtë prej 300 mm me kaliper me katër pistona, disku i pasëm prej 292 mm ka 2 pistona. Sigurisht që nuk mungon as ABS-ja, por nuk është parashikuar çdo kontroll i trajektores.

Profili fleksibël i pjesës së përparme theksohet edhe më tepër nga serbatori në pjesën e poshtme me kapacitet prej pothuajse 17 litrash dhe nga instrumentacioni i ulët dhe kompakt i FXDR 114. Në një ekran me përmasa kompakte por të lexueshme, me ndihmën e një butoni praktik të vendosur në bllokun e majtë, ju mund të kryeni një sërë shërbimesh infodale, si takimetër, matja e kilometrave totalë, matja e pjesshme e kilometrave, niveli i karburantit, raporti i futur, autonomia e mbetur dhe ora.

 

Sjellja në rrugë

Asfalti i Selanikut dhe prejardhja si drag-racer i modelit FXDR 114 formojnë një kombinim shpërthyes. Asnjë kontroll tërheqjeje, moment përdredhës i një muscle car, asfalt me koeficientin e fërkimit të mermerit të lagësht, janë vetëm fillimi i rrugëve e shtigjeve të gjata, me frenime fishkëllyese. Kështu nis prova mbi një FXDR 114: pozicioni me krahë dhe këmbë të shtrira përpara, për të kundërshtuar përshpejtimin e motorit dy cilindra prej gati dy litrash, është një sakrificë më se e pranueshme, përveç rasteve kur duhet të udhëtojmë për distanca të gjata; megjithatë duhet të themi se na pëlqen injoranca dhe agresiviteti i këtij qëndrimi dhe madje përputhet me personalitetin e kësaj motoçiklete.

Përveç personalitetit, ai zotëron edhe një look perfekt që tërheq vështrime ngado, si dhe një zhurmë sinfonike në sfond që tërheq edhe më të pavëmendshmit! Filtri i ajrit që lejon ajrosjen e dy cilindrave të mëdhenj, i vendosur paksa larg gjurit të drejtuesit, thith ajrin me një zhurmë të këndshme ndërkohë që nga tubi i shkarkimit del një tingull arrogant që kulminon me ndryshimin e marsheve. Ka gjashtë marshe, pesë të parët varg njëri pas tjetrit ndërsa i gjashti është i përsosur për t’u përdorur në sipërfaqe asfalti të shtruara mirë, për të lehtësuar motorin.

Modeli FXDR 114 është padyshim një motoçikletë për t’u dukur, por gjithashtu kërkon një personalitet të fortë për ta ngarë. Të ulur në shalën e kësaj H-D-je, na u desh të përballeshim me një rrugë malore dhe e çmuam shumë përmirësimin e distancës nga toka, e cila ju lejon t’i kryeni kthesat me një agresion të matur, pa ndjerë platformat që gërvishten që me nisjen e parë të kthesës. Suspensioni i pasëm nuk ka prirjen për t’iu përshtatur ashpërsisë së asfaltit, gjë që e bën më të preferueshëm për rrugët e shtruara dhe ndoshta me një fërkim të mirë. Nuk jemi të sigurt nëse mund të garantojë rehati të pranueshme për një pasagjer që dëshiron të ulet në ndenjësen alternative.

Edhe duke rregulluar lartësinë, situata nuk përmirësohet shumë, ndërsa piruni, të cilit edhe pse nuk mund t’i bëhen përshtatje apo rregullime, (megjithëse duke marrë parasysh çmimin dhe linjën e markës, nuk do ishte keq të ishte bërë një përpjekje e tillë…) e kryen mirë detyrën e tij, qoftë nëse jeni duke shëtitur nëpër qytet apo nëse udhëtoni në një rrugë malore.

Pikërisht sjellja e kësaj të fundit lejon të shfrytëzohet fuqia e sistemit të frenimit. Përveç kësaj, gjurma e madhe që lë në tokë rrota e pasme lejon që të shfrytëzohet në maksimum edhe disku i madh i montuar në pjesën e pasme, pa pasur nevojë të përdorim ABS-në.

Gjatë ngarjes, mund të ndihet e njëjta rehati si kur motoçikleta është në këmbalec. Montimet dhe materialet, përfshirë edhe ato plastiket, janë tepër cilësore. Kur shtrëngojmë timonin në duar nuk ndihet asnjë rezonancë, jeni vetëm ju, dhe motoçikleta. Në fakt, gjatë regjimeve të larta, dridhjet e cilindrit të dyfishtë do të zgjojnë patjetër vëmendjen e drejtuesit të motoçikletës, por duhet thënë se 114-a jep më të mirën e vet me shpejtësi mesatare, ku di si të jetë mjaft i fortë dhe praktik në të njëjtën kohë, duke u mbështetur edhe në një transmision të shkëlqyer për H-D-të.

Kur drejtuesi i jep në mënyrë të qetë dhe jo shumë agresive, modeli FXDR 114 di si të përshtatet mjaft mirë, jo me një shpejtësi rrufe (siç e prisnim) por çuditërisht i këndshëm dhe me një zhdërvjelltësi të habitshme, sidomos duke marrë parasysh këtu veçoritë e tij teknike e mbi të gjitha gomën e pasme.

 

Anë pozitive

Pamja | Personaliteti i motoçikletës

Anë negative

Çmim i lartë | Suspensionet pa rregullime | Mungon kontrolli i tërheqjes

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...