AutoClub

APPLE HEDH SYTË DREJT MAKINAVE AUTONOME

Në një dokument dërguar Entit Amerikan për Sigurinë Rrugore, Cupertino, shtëpia mëmë e Apple, kërkon që operatorët e rinj në sektorin automobilistik, të kenë të njëjtin sukses si markat e njohura për të testuar makinat e reja teknologjike në rrugët publike. Kjo gjë i lë mundësinë zhvillimit në të ardhmen e afërt për hedhjen në treg të makinave pa timon.
Apple dukej se kishte hequr dorë nga projekti gjigant për makinën elektrike, por tani Cupertino po tregon se në të vërtetë nuk e ka braktisur kurrë idenë për makina me drejtues autonom, apo thënë ndryshe për makina me pilot automatik.
Apple po bën investime të mëdha për studimin në këtë fushë dhe është në kërkim të shfrytëzimit të potencialeve të sistemeve automatike në shumë fusha, përfshirë transportin.
Kompania që drejtohet nga Tim Cook ka konfirmuar se po zhvillon një makinë të teknologjisë së lartë e aftë për t’u vetëdrejtuar dhe beson se shumë gjëra pozitive për njerëzimin pritet të vijnë nga përdorimi i automjeteve automatike. Drejtuesit e saj besojnë se teknologjia do të jetë në gjendje të parandalojë miliona aksidente automobilistike dhe të shpëtojë jetë njerëzish.
Pavarësisht kësaj Apple aktualisht po përqendrohet tek sistemet, që mundësojnë funksionimin e makinave autonome. Megjithatë mbetet e hapur mundësia që Apple të projektojë dhe prodhojë një makinë të vetën, se sa të limitohet duke mbështetur kompanitë e njohura të prodhimit të makinave, me teknologji të avancuar.
Dhe kjo nuk është gjithçka. kompania e “Mollës së kafshuar”, i ka kërkuar Entit Amerikan për Sigurinë Rrugore, që t’i garantojë një konkurrencë të ndershme dhe transparente me kolosët e sektorit automobilistik, si Tesla apo General Motors.
Kompania nuk do të kufizohet thjesht në zhvillimin e një software për të drejtuar makinën autonome, por njësoj si me produktet e saj të suksesshme, iPhone, iPad dhe Mac, do të merret me konstruktimin tërësor të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *