- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

Auto Club Albania, në mbështetje të javës së sigurisë rrugore

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Çdo ditë, nëpër rrugët e botës humbin jetën 3500 njerëz, për shkak të aksidenteve rrugore. Ky është shkaku kryesor i vdekjeve për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.

Për të sensibilizuar opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës në të gjitha vendet e botës, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, zhvillon fushatën #3500 LIVES (#3500 JETЁ), në kuadër të fushatës më të gjerë GLOBAL ACTION, të Kombeve të Bashkuara.

Kombet e Bashkuara, në kuadër të GLOBAL ACTION, kanë organizuar disa herë fushata sensibilizuese për sigurinë rrugore, kryesisht në mes të majit.

Komisioni Europian publikoi më 10 prill 2018 të dhëna që tregojnë se numri i të vdekurve në rrugët e BE-së ka rënë me vetëm 2% vitin e kaluar, pas një rënie të përafërt në vitin 2016 dhe një rritje prej 1% në 2015.

Sipas analizës së Këshillit Europian për Sigurinë në Transport (ETSC), objektivi i BE për uljen e numrit të të vdekurve deri në vitin 2020 tani nuk ka gjasa të arrihet. Për katër vite me radhë, Komisioni Europian ka shpallur rezultate të dobëta në sigurinë rrugore. Dhe në këto katër vjet, nuk ka pasur pothuajse asnjë veprim të ri të BE-së mbi masat konkrete politike për të luftuar aksidentet ku humbin jetë njerëzish dhe dëmtimet në rrugë. ETSC po pret me padurim që Komisioni të dalë përpara me një paketë legjislacioni të sigurisë rrugore. Shtetet Anëtare gjithashtu kanë rol vendimtar për të përmirësuar sigurinë rrugore, veçanërisht me masat që mund të zbatohen në afat të shkurtër, siç janë rritja e nivelit të zbatimit. Estonia dhe Sllovenia janë shembuj të shteteve anëtare të BE-së ku numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente është ulur ndjeshëm në vitet e fundit. Fushata e FIA-s, #3500 LIVES (#3500 JETЁ) do të zhvillohet gjatë periudhës maj-qershor 2018. Në kuadër të kësaj fushate, Klubi i Automobilit të Shqipërisë (ACA) synon këtë vit të mbështesë punën e organeve policore e strukturave të tjera shtetërore për parandalimin e aksidenteve rrugore vdekjeprurëse. Konkretisht, ACA, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, me një plan të përbashkët do të sponsorizojnë aktivitete që i shërbejnë edukimit rrugor të përdoruesve të rrugës, duke e zhvilluar këtë aktivitet në rrethet kryesore të vendit gjatë javës së sigurisë rrugore.

Auto Club Albania (ACA) kërkon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve të mjeteve. Një nga pikat kyçe të fushatës është mospërdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjetit.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...