E shkujdesur dhe e shkëlqyer, me motorin e ri “njëmijë” me tre cilindra, Suv-i çek ofron udhëtime të rehatshme dhe shumë hapësirë në kabinë
Njëmijë dhe jo më njëmijë? Motorët turbobenzinë me cilindratë të vogël, mund të mos jenë fundi i botës, por ama mund të jenë zgjedhja e duhur për ata që e përdorin makinën në mënyrë normale. Motori turbo tre-cilindërsh i Skoda Karoq, për shembull, të bën të harrosh me shpejtësi motorin e vjetër (dhe të vlerësuar gjithashtu) 1.2 TSI, të pranishëm modelin Yeti: gjithmonë kompakt dhe i shkëlqyer, motori i ri shtyn Suv-in çek pa komplekse inferioriteti apo ngurime. Mbase, madje edhe pa mbase, kambio automatike me shtatë marshe me friksion të dyfishtë, arrin të interpretojë mirë cilësitë e motorit 1.0 TSI. Mungesa thelbësore e vibrimeve (të ndjeshme vetëm në regjime të ulëta, në nivelin 1.500 xhiro), si dhe tingujt e lehtë dhe të mbytur, e bëjnë më të lehtë udhëtimin. Fëshfërimat që vijnë nga pasqyrat, janë të vogla: ato ndjehen në shpejtësi jo fort të madhe, më shumë për shkak të heshtjes totale mekanike se sa për intensitetin e tyre. Komforti në udhëtim ndihmohet edhe nga suspensionet, të cilat edhe pse nuk mund të quhen të buta, frenojnë në mënyrë efikase karrocerinë e makinës, në rastet kur terreni është i ashpër apo me gunga.
Skoda deklaron për Karoq, një kapacitet ngarkimi që shkon nga 521 litra, i mbushur deri në buzë, në konfigurimin me pesë vende, deri në 1.630 litra, me mbështetëset e pasme të palosura. Me sedilje të ndara, rrëshqitëse dhe të zhvendosshme VarioFlex (pajime serie në rastin e Style), kapaciteti shkon nga 479-588 litra në 1.605-1.810 litra. Më poshtë, cockpiti debutues Digital
1.0 TSI DSG
Të dhëna teknike
Motori
- L3 turbobenzinë
- Cilindrata 999 cm3
- Fuqia maksimale 85 kW (115 kf) në 5.000 xhiro/min
- Momenti përdredhës maks. 200 Nm nga 2.000 në 3.500 xhiro/min
Transmisioni
- Traksion në rrotat e para
- Kambio automatike me 7 marshe
Performanca
- 0-100 km/h 10,7 s
- Konsumi mesatar 19,6 km/l
Përmasat dhe pesha
- Hapi 264 cm
- Gjatësia 438 cm
- Gjerësia 184 cm
- Lartësia 160 cm
- Pesha 1.361 kg
Çmimi
- duke filluar nga 25.500 €