- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Sunday, January 26, 2025

FERRARI PORTOFINO

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Grusht i hekurt i fshehur brenda një doreze kadife: ky kombinim sjell në mend modelin California, nga i cila modeli i ri gt trashëgon vlerat dhe ndikimet, të ndara mes dimensionit të ëndrrave dhe teknologjisë mjaft të lartë

Pikërisht në momentin që e shikon, mendja të shkon plot nëntë vite më parë. Në tetorin e vitit 2008, në Sallonin e Parisit, kompania italiane paraqiti një propozim të pa precedent: një model i qasjes së gamës, që për herë të parë përshtati motorin V8 në pozicion të përparmë. Veç kësaj, theu edhe një rekord tjetër, duke kombinuar karrocerinë e konvertueshme, me një çati të ngurtë, të komanduar elektronikisht. California, ideja pa kthim e Ferrarit, që nga ai moment e më pas, ka fituar vetëm aprovime, kjo edhe falë perfeksionimit, i cili, ndërsa nga njëra anë, nuk ka prekur arkitekturën dhe filozofinë (tek Portofino dallohet ende trashëgimia), nga ana tjetër, ka përmirësuar formulën, duke e çuar në potencialin e saj maksimal.

NJЁ ZEMЁR GJITHMONЁ E MЁ E FORTЁ

Nën pamjen e re të projektuar nga Flavio Manzoni, një ndjekje ritmike mes kërkesave të estetikës dhe atyre të aerodinamikës, gjenden në fakt themele të mekanikës, larg origjinalit: motori 3.9 V8 biturbo, i paraqitur tek modeli California T, këtu arrin 600 kf (dyzet më shumë) në 7.500 xhiro/min dhe 760 Nm midis 3.000 dhe 5.250 xhiro/min. Merita i takon futjes së pistonave dhe bjellave të reja, ridizenjimit të linjave të thithjes dhe shkarkimit (me një kolektor të ri, i cili ndihmon në përmirësimin e gatishmërisë së përgjigjes së gazit), si dhe sistemit Variable boost management, i cili ndryshon shpërndarjen e momentit përdredhës, në varësi të marshit të përdorur. Këto janë hapat përpara, që krijojnë bazën e performancës së modelit Portofino, i cili arrin të kalojë 320 km/h dhe të arrijë 0-100 në 3.5 sekonda. Këto rezultate, janë fituar edhe në sajë të zvogëlimit të peshës, të cilën Ferrari, tani për tani, kufizohet duke e quajtur “të rëndësishme” (krahasuar me 1.730 kilogramët e modelit California T), edhe pse përballë rritjes së ngurtësisë në përdredhje. Ky avancim global, nuk do të kishte qenë i plotë, pa përditësimin e elektronikës, i kaluar në futjen e diferencialit të pasëm E-Diff3, tashmë të kombinuar me kontrollin e traksionit F1-Trac, dhe debutimin e sistemit të drejtimit elektronik. Ky i fundit është 7% më i drejtpërdrejtë krahasuar me atë të mëparshmin.

4.59 metra e gjatë, 1.94 e gjerë dhe 1.32 e lartë, Ferrari Portofino është e pasur me zgjedhje aerodinamike të pazakonta: damarët në pjesën e jashtme te fenerëve full LED, kanalizojnë fluksin e ajrit tek vrimat sipër rrotave, duke zvogëluar kështu rezistencën ndaj avancimit

Tek V8 e Maranello-s, debuton një sistem i ri infotainment, i vendosur tek një ekran qendror 10.2 inç dhe një dytësor përballë pasagjerit, njësoj si tek modeli GTC4Lusso. Debutues edhe impianti i ajrit të kondicionuar, timoni dhe sediljet, të cilat tani ofrojnë më shumë hapësirë për ata që ulen mbrapa

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...