AutoClub

NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR PARAPRIJNË PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE

Të drejtosh mjetin në gjendje të dehur, të mos zbatosh sinjalistikën në kryqëzime (semafor), të largohesh nga vendi i ngjarjes me pasoja në njerëz, të mos zbatosh vendosjen e rripit të sigurimit (sidomos për fëmijët), janë disa prej shkeljeve më të shpeshta nga drejtuesit e mjeteve. Dhe penalizimi fillon nga pezullimin e lejes së drejtimit deri në arrest me burg.

Por a mjafton ashpërsimi i sanksioneve dhe penaliteteve për të rritur ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve? Kjo pyetje kërkon analizë të gjerë.

Ky editorial ka në thelb edukimin rrugor me qëllim që drejtuesit e mjeteve të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të sensibilizohen duke mënjanuar rreziqet për sigurinë e njerëzve. Duke i njohur me disa nga ndryshimet ligjore dhe pasojat e mundshme në rast të shkeljes së tyre.

Ndryshimet

Ligji Nr. 175/2014 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, parashikoi këto ndryshime: Ndryshimi i parë është në ndarjen dhe kategorizimin e llojit të lejes së drejtimit duke e përshtatur atë me sistemin europian, së dyti lidhur me kategorizimin e mjeteve, së treti specifikime për moshën e drejtuesve të mjeteve, si dhe së fundmi lidhur me kriteret për autoshkollat. Një vend të veçantë në këto ndryshime të fundit zë edhe ajo e ashpërsimit të masave ndaj atyre që ndërhyjnë në trupin e rrugës, duke rritur kështu gjobat për të dekurajuar nisma të tilla.

Pikët e patentës

Patenta do të ketë 20 pikë dhe në varësi të gabimeve në drejtimin e mjetit të transportit do të bëhen zbritje. Pëson shkurtime (zbritje), në masën e treguar në tabelën e pikëve, në bazë të njoftimeve për shkeljet e normave të sjelljes, për të cilat është parashikuar një sanksion administrativ plotësues i pezullimit të lejes së drejtimit, parashikuar në kapitullin V të Kodit. Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga vendimi i komisionit të organit epror të agjentit verifikues.

Shkelje të rënda

Shkelja më e rëndë është ajo kur mjeti nuk zbaton ndalimin, në rast të një aksidenti që ka rezultuar me dëm në njerëz. Në këtë rast, automatikisht sipas Kodit Rrugor parashikohet zbritja me 15 pikë nga patenta si dhe të tjera raste kur pikët ulen mjaft, kryesisht në kufirin 10, janë ato të mosbindjes ndaj uniformave të Policisë për të ndaluar, kundërshtimi për të kryer testet e alkoolit apo të qenët nën efektin e drogave dhe substancave të tjera si dhe pezullim të lejes së drejtimit.

Mendohet për ndryshime të tjera në Kodin Rrugor si dhe në Kodin Penal

Në dy vitet e fundit janë më shumë se 250 raste kur drejtuesit e mjeteve largohen nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas persona të plagosur rëndë, ose të vdekur.

Nëse bëni aksident me pasojë vdekjen dhe largoheni nga vendi i ngjarjes, atëherë mund të akuzoheni për “Vrasje”. Është ky propozimi që kanë bërë ekspertët e Policisë së Shtetit, për të ndryshuar Kodin Rrugor dhe për të forcuar zbatimin e ligjit dhe në rastet e plagosjeve të rënda drejtuesi i mjetit duhet të njoftojë shërbimin mjekësor dhe policinë për të dhënë ndihmën.

Ky propozim sipas ekspertëve do të bëhet për faktin se shumë persona pasi bëjnë aksidente me pasojë vdekjen ose me plagosje, largohen nga vendi i ngjarjes dhe Policia synon ndërgjegjësimin e shoferëve për rastet e aksidenteve.

ACA do të ndjek me vëmendje ecurinë duke shpresuar dhe uruar që efektet të jenë pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *