- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

Ferrari Enzo, kali i fundit “i racës”

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Kjo është hipermakina e fundit e Ferrari-t që ka vetëm motor me benzinë. Dhe ç’motor: një V12 me thithje, me 660 kf

 

Asnjëherë nuk është e lehtë të mbash emrin e themeluesit të firmës. Dhe kur themeluesi është personifikim i karizmës së kulluar, vetë sinonimi i automobilit sportiv e motorsportit, atëherë përgjegjësia është me të vërtetë e madhe. Enzo. Katër gërma që në botën e automobilit duan të thonë vetëm një emër: Ferrari. Ferrari Enzo është supermakina – apo hipermakina si i thonë tani – e kalit të vogël të fillimit të viteve 2000. Zëvendësuese e modelit F50, duke ruajtur thelbin e konceptimit konstruktiv dhe merituar emrin “Formula 1 i rrugës”: fjala është për motorin që integrohet në trupin e makinës të bërë prej fibrash karboni dhe që vendoset në pozicion qendror, në pjesën e pasme. Kjo do të thotë ngurtësi maksimale e peshë minimale, por edhe ekskluzivitet: 399 ekzemplarët e prodhuar midis viteve 2002 – 2004 u shiten për rreth 670.000 euro copa; një shifër që 13 vjet më vonë sigurisht që rritet (disa ekzemplarë janë shitur për më shumë se 2 milionë euro). Një nga arsyet e shumta të këtij rivlerësimi “postmortum” është se zëvendësuesja e saj, është një makinë hibride. Kurse Enzo është hipermakina e fundit Ferrari e prodhuar sipas “mënyrës së vjetër”.

 

Schumacher, një kolaudator i jashtëzakonshëm

Karriera e Michael Schumacher tek Ferrari zgjati nga 1996 në 2006-ën. Gjermani e kishte kohën shumë të zënë, por në intervalin midis 2 çmimeve të mëdha, në pushimin midis dy ditëve të kolaudimit (e në ato vite duheshin bërë vërtet shumë kolaudime), ai gjente gjithmonë mundësinë për të bërë disa xhiro në cirkuitin e Fioranos me modelet e serisë. Kjo ishte një kohë e çmuar veçanërisht për inxhinierët, që u vinin veshin fjalëve të tij kur kthehej në bokse. Kjo kohë ishte vendimtare për ta bërë veturën me emrin Enzo, edhe më të veçantë. Një veturë që kur është “lakuriq”,  i ngjan një model F1-shi: siç u tha, telajo është një trupëshe, e bërë prej alumini me fibra karboni dhe i ngjan hojeve të mjaltit (pesha e përgjithshme e Enzos është 1.365 kg). Shihni se ç’kryevepër janë suspensionet: trekëndësha të tërthortë, elementë me shufra që punojnë në shtytje, susta helikoidale koaksiale me amortizatorë teleskopikë me rregullim elektronik. Po frenat? Sigurisht që janë prej karboqeramike, kurse kambio – është e robotizuar dhe me 6 raporte: e pajisur vetëm me friksion tek, ajo “shfryn” sa herë që ndryshohet marshi, duke shërbyer si adrenalinë e kulluar për drejtuesin e mjetit (ndonëse disa nuk janë të këtij mendimi).

 

Zemra është rreptësisht V12

Enzo është prodhuar pas F50-ës, pra fillimisht është menduar të quhej F60. Nga F50 Enzo ka ruajtur edhe strukturën e motorit: një V12 me aspirim të lëndës djegëse, që në fakt përbën “markën e vërtetë të fabrikës” për kalin e vogël kacavjerrës. Cilindrata për njësi është 499,9 cm3, kurse cilindrata e përgjithshme arrin 5.998,8 cm3 (shpërndarja bëhet nga një bosht me gunga i dyfishtë, i vendosur në testatë; për çdo piston ka 4 valvula). Diametri i pistonit dhe hapi? Respektivisht 92 x 75,2 mm: njëlloj si V10-ta e Schumacher, edhe ajo e Enzo-s është një superkuadër” (diametri i pistonit është më i madh se hapi), në mënyrë që të favorizojë punën në regjim të lartë e të marrë shpejt xhirot maksimale. Nëse ju jeni ashtu si ne, pra doni ta dëgjoni makinën, atëherë do të mbeteni të kënaqur sepse Enzo mbetet një nga “zogjtë këngëtarë” më të mirë të të gjithë kohërave. Një mekanikë kaq e shkëlqyer shoqërohet edhe nga numra impresionues: 660 kf për 7.800 xhiro në minutë e moment rrotullimi 657 Nm për 5.500 xhiro/min. Sigurisht, duke pasur parasysh treguesit e arritur (si dhe përdorimin e mundshëm në pistë), lubrifikimi është me karter të thatë, për të shmangur dukurinë e ngjeshjes së vajit pas mureve të brendshme të karterit.

 

Gjerësia sa dyfishi i lartësisë

Enzo nuk është një veturë e vogël, ajo është e gjatë 4.7 metra. Kësisoj arrihet rezultati i kërkuar në terma të efiçiencës aerodinamike (raporti midis aftësisë për të krijuar ngarkesë vertikale dhe aftësisë për të ofruar rezistencën më të vogël të mundshme ndaj ajrit). Sigurisht estetët mund të kundërshtojnë, mund të ngrihen e të thonë se kjo veturë nuk jep shembullin më të mirë për dizajnin e Ferrari-t. Dhe mbase kanë të drejtë, por kur kërkohen tregues të shkëlqyer, kur i duhet dhënë drejtim 660 kuajve fuqi e kur nuk do që t`i zësh shumë besë elektronikës (ose më mirë: nëse do të ofrosh një produkt që mund të bëjë edhe pa të), atëherë nuk ka vend për kompromise. Por, le ta shohim të vërtetën në sy, kjo kapriço aerodinamike që do të ndikojë edhe te dizajni nuk mund të thuhet se është e keqe. Shikoni për shembull dizajnin e pjesës së parë: a nuk ngjan ajo hundës së F1-shit të fillimit të viteve 2000, me pjesën qendrore të ngritur për të kanalizuar ajrin poshtë veturës e për të krijuar efektin e “aspirimit” drejt asfaltit?

 

E kolauduar nën formën e 348/355

Procesi që çon në krijimin e një makine të re është gjithmonë shumë delikat e kërkon të jesh i rezervuar si për përmbajtjen, ashtu edhe për linjat. Prandaj kompanitë prodhuese i studiojnë të gjitha këto detaje në mënyrë që të jenë në gjendje të turbullojnë ujërat. Në rastin e Enzo-s, prototipët e parë të mekanikës trazojnë qetësinë e Apenineve “të  maskuar” si 348 përpara e si 355 prapa. Natyrisht kushdo që e haste në rrugë këtë makinë para vitit 2002 nuk dyshonte për asnjë çast se prapa kësaj përzierje të çuditshme kishte diçka krejt të veçantë. Një vesh qoftë edhe me pak përvojë e njeh menjëherë zhurmën melodioze të motorit V12 dhe që me shikimin e parë arrin të dallojë hapin e zgjatur që ia kalon edhe 348-ës, edhe 355-ës.

 

Performanca të jashtëzakonshme

Te vendi ku vendoset shpejtësia maksimale e mjetit, te Ferrari vënë një shënim kërcënues: “mbi 350 km/h”: nëse guxoni ta kaloni, nuk ka problem, vazhdoni të ngisni makinën … Nga 0 deri 100 km/h arrihet për 3,65 sekonda, 400 metrat e para kur nisesh nga vendi zero, bëhen për 11 sekonda, kurse 1.000 metrat e para, për 19,6 sekonda.

 

Vetëm 399 ekzemplarë

Një nga gjërat për të cilën konkurrentët e kanë më shumë zili Ferrari-n, është luksi që ka për të zgjedhur klientelën e vet. Dhe vërtet, për Enzo-n si dhe për aq shumë vetura të tjera “krejt të posaçme” të mëparshme, në Maranello marrin në dorë një listë të klientëve të privilegjuar që kanë marrë të paktën 5 Ferrari me parametra të caktuar; pasi bëhet lista, nisin telefonatat. Dihet se të gjitha do të blihen (madje pa e parë fare makinën e re), ende më para prezantimit tek publiku. Por në rastin e Enzo-s ka një “mister”:  349 ekzemplarët e planifikuar fillimisht u shtuan në 399. Përse? Ja si iu përgjigj kësaj pyetjeje, Luca Cordero di Montezemolo, numri një i asaj kohe i Ferrari-t: “Ferrari është gjithmonë shumë i vëmendshëm për ekskluzivitetin dhe numrat, por nuk mund të linim të pakënaqur aq shumë klientë tanët që e kishin kërkuar makinën”.

 

Previous articleVOLKSWAGEN GOLF
Next articlePLATFORMAT MODULARE
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...