- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

Citroën C-Aircross – PASARDHËSJA E PICASSO-s

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Versioni monovolum i modelit C3 po tërhiqet. Në vend të tij do të kemi një model crossover, që ngjason më shumë me një SUV kompakt, por me një formulë të re që optimizon hapësirën e brendshme.

 

Duket si konvertimi i radhës nga monovolum në SUV, por Citroën-it i pëlqen t’i bëjë gjërat në mënyrën e vet. “Kërkojmë origjinalitet në çdo gjë që bëjmë”, konfirmon Frédéric Duvernier, i angazhuar për të ripërcaktuar stilin e Double Chevron, pas ndarjes së detyrave tek PSA. Një angazhim ky, i konfirmuar me C-Aircross Concept, ose thënë ndryshe një B-Suv që, në versionin final do të zëvendësojë modelin C3 Picasso, duke filluar që nga vjeshta e ardhshme.

 

DRITARE ME “MAKIAZH”
“Mendoj se një rol të rëndësishëm tek atraksioni i modelit C-Aircross, luan pjesa e përparme, me turirin e madh, bullafiq dhe shumë të shkurtër”, vazhdon projektuesi, i cili identifikon tek xhami i përparmë, veçanërisht i dalë, “një detaj estetik të pjesës së brendshme, shumë më bujare krahasuar me përmasat e jashtme, përmasa këto, që tek concept janë 415 cm gjatësi, 174 cm gjerësi dhe 163 cm lartësi.
Nëse kolektorët aktiv të ajrit në pjesën e përparme (një detaj i cili do të shtohet në fazën e prodhimit), kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit aerodinamik duke reduktuar kështu konsumet, xhami me ngjyra, i cili i korrespondon dritares së tretë, ka një avantazh të dyfishtë: “Nga jashtë jep ndjesi fortësie, por ndërkohë, lejon kalimin e dritës, duke iu mundësuar pasagjerëve të ulur mbrapa të shijojnë peizazhin”, shpjegon Duvernier. Xhamat anësorë, Corail Fluo, përbëjnë një nga elementët dallues të modelit C-Aircross, i cili, si një Concept i vërtetë, i lejon vetes edhe disa “ekstravaganca” në kabinë: timon monolidhës, head-up display, ekran me prekje 12 inç dhe sedilje që duket sikur qëndrojnë pezull në ajër.

“Nuk ka rëndësi kategoria së cilës i përket. Ajo që ka rëndësi është që modeli i ri të jetë më tërheqës se modeli i fundit dhe që klientëve t’u ofrohet gjithmonë një gjë edhe më e mirë”, thotë Frédéric Duvernierpërgjegjës i dizajnit të modelit concept tek Citroën.

Ai ka mbikëqyrur dizajnin e modelit Double Chevron, pas ndryshimit të kursit të Peugeot dhe transformimit të DS në markë autonome (i tij, ndër të tjera edhe modeli C4 Cactus). Disa kohë më parë, ai sulmoi me shumë forcë modelet SUV-Coupé.

 

Previous articleBMW i
Next articleDS 7 Crossback
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...