- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

VW TIGUAN ALLSPACE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Kolaudimet e fundit në rrugë për versionin e gjatë të SUV-it gjerman, e pajisur me shtatë vende, që do të debutojë në gjysmën e dytë të vitit

 Allspace 2.0 TDI

MOTORI – L4 turbobenzinë 1.984 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 132 kW (180 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 320 Nm në 1.500 xhiro/min

TRAKSIONI – integral

KAMBIO – automatike me 7 marshe

0-100 km/h – i papërcaktuar

KONSUMI MESATAR – i papërcaktuar

PËRMASAT – gjat. 470 – gjer. 184 – lart. 166 cm

PESHA e papërcaktuar

ÇMIMI – i papërcaktuar

 E RE NЁ DEBUTIMIN e saj në Sallonin e Detroitit, versioni i gjatë – modeli Allspace – i Volkswagen Tiguan, u pa në rrugët e Afrikës së Jugut, gjatë kontrolleve të fundit lidhur me përballimin e klimës së nxehtë. Protagonistë ishin prototipa, të përfunduar deri në detajet e fundit, si në versionin e destinuar për tregun europian (ku do të vijë vetëm pas stinës së verës), ashtu edhe për atë amerikan, me motor të njëjtë, dylitërshin TSI 180 kf, por të ndryshëm për sa u përket transmisioneve: dual clutch për Europën dhe varianti klasik automatik për Amerikën, ku friksioni i dyfishtë nuk pëlqehet edhe aq. Në të dyja rastet, Tiguani “i gjatë” shpalos përshpejtim jo fort emocionues, por gjithmonë shumë progresiv. Edhe sjellja në rrugë dëshmon të jetë e qetë me reagime graduale dhe lehtësisht e manovrueshme, edhe në rastet kur aderenca me tokën është e kufizuar. Në rrugë të pashtruara, makina duket se i ka përballuar ndryshimet e përmasave pa më të voglin problem: asnjë zhurmë parazitare (kjo gjë të jep një ndjesi qetësuese), asnjë reaksion i bezdisshëm në sistemin e drejtimit. Zgjatja e hapit me 11 cm më shumë se modeli klasik Tiguan, i ka lejuar edhe një rresht të tretë sediljesh. Hyrja në të është lehtësuar ndjeshëm falë përmasave më të mëdha dhe mbi të gjitha falë sediljeve qendrore mbi shinë me rrëshqitje. Por, dalja mbetet disi problematike dhe kërkon fleksibilitet në lëvizje. Sidoqoftë, në konfigurimin pesëvendësh, rritja e përmasave (gjatësia totale rritet me 22 cm) dhuron jo pak kapacitet shtesë (115 litra) për bagazhin, i cili është i rregullt dhe ka koeficient të lartë shfrytëzimi. Siç e përmendëm, në Europë, Tiguan Allspace do të jetë në treg në gjysmën e dytë të vitit, me traksion te rrotat e para vetëm për modelet bazë (ato me motor 1.4 benzinë dhe TDI 2.0 me 150 kf) dhe modelin 4Motion, që përveç këtyre do të kombinohet edhe me motorin dy litra benzinë (180 dhe 220 kf) si dhe me motorët turbodiesel 190 dhe 240 kf.

DIÇITURA:

Versioni Tiguan Allspace për tregun amerikan i fotografuar gjatë testimeve për përballimin e të nxehtit dhe rrugëve të pashtruara në Afrikën e Jugut

Në kroskot ndodhet ekrani me prekje 8 inç (pajisje në seri), me funksion mirror, edhe për navigatorin e telefonit smartphone. Instrumenti virtual Active info display është në dispozicion si opsional vetëm për versionin Business (duke filluar nga 660 euro)

Allspace dallohet nga një Tiguan “normal” nga përmasat më të mëdha të dyerve të pasme si dhe nga linja e ndryshme e dritares së tretë anësore. Ndryshime të vogla vërehen edhe në pjesën e përparme, në prerjen e kofanos dhe formën e kalandrës

 

VW TIGUAN 1.6 TDI

Duke zgjedhur versionin më të vogël turbodiesel, mund të kursehen 3.800 euro, pa bërë shumë sakrifica

 1.6 TDI Style

MOTORI – L4 turbodiesel 1.598 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 85 kW (116 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 280 Nm në 1.700 xhiro/min

TRAKSIONI – në rrotat e para

KAMBIO – manuale me 6 marshe

0-100 km/h 10,9 s

KONSUMI MESATAR – 20,8 km/l

PËRMASAT – gjat. 449 – gjer. 184 – lart. 163 cm

PESHA – 1.795 kg

ÇMIMI – 29.000 €

 DISA MUAJ pas mbërritjes së Tiguan-it të ri, debutoi versioni me motor 1.6 TDI. Ai i bashkëngjitet motorit 2.0 TDI dhe synon çmim më të leverdishëm, pa bërë shumë sakrifica. Dy variantet Style dhe Business, në fakt, janë të pajisur mirë. Tek të gjitha makinat është i pranishëm ekrani me prekje 8 inç – me aplikacione për të integruar telefonin smartphone dhe navigatorin Google, – kontrolli automatik i klimës dhe shfryrëset e pasme. Për të ndihmuar drejtimin, nuk mungojnë pajisjet si front dhe lane asist, frenimi automatik dhe ndërhyrja në timon për ta mbajtur makinën në korsinë e saj. Për sa i përket motorit, nuk ka asgjë për t’u ankuar. Përveç fuqisë 116 kf, e përshtatshme për një makinë familjare, momenti përdredhës 280 Nm, lejon drejtim të zhdërvjellët në të gjitha situatat, ose, të paktën, pa shqetësime. Nuk pritet të jetë e shkëlqyer nëpër rrugët malore e në të përpjeta, por sidoqoftë ecën mirë, pa e sforcuar kambion manuale me gjashtë marshe. Kambio Dsg me motor 1.6 TDI nuk është i disponueshëm dhe as traksioni integral (të dyja këto janë zgjedhje të rezervuara për cilindrata më të mëdha). Krahasuar me modelin me motor 2.0 TDI, me traksion në rrotat e para dhe me të njëjtat pajisje, kursehen 3.800 euro. Çmimi nis nga 28.750 euro, ndërsa oferta debutuese është 26.500 euro, pa pasur nevojë për oferta shtesë.

 

Previous articleTOYOTA PRIUS PLUG-IN
Next articleSKODA KODIAQ
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...