- Advertisement -
9.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024

TOYOTA PRIUS PLUG-IN

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Bateritë më të mëdha e bëjnë një makinë të vërtetë elektrike. E qetë dhe e këndshme si përherë, por me bagazh më të vogël

Hybrid

MOTORI – L4 benzinë 1.798 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 72 kW (98 kf)

MOTORI ELEKTRIK 1 – 22,5 kW (31 kf)

MOTORI ELEKTRIK 2 – 53 kW (72 kf)

FUQIA E SISTEMIT – 90 kW (122 kf)

TRAKSIONI – në rrotat e para

KAMBIO – E-Cvt

0-100 km/h – 11,1 s

KONSUMI MESATAR – 100 km/l

PËRMASAT – gjat. 465 – gjer. 176 – lart. 147 cm

PESHA – 1.605 kg

ÇMIMI – i papërcaktuar

 NJЁQIND KILOMETRA me një litër. Bën përshtypje kjo e dhënë homologimi e modelit Toyota Prius në versionin Plug-in. Edhe pse, siç e kemi thënë qindra herë, realiteti në rrugë është shumë  ndryshe. Në fund të testimit, në kompjuterin e kabinës u shfaq një tjetër shifër: 31.3 km/litër, e cila është megjithatë e kënaqshme, për një udhëtim të shpejtë/të përzierë, jo të favorshëm për makinat hibride. Bateritë ndikojnë në arritjen e një rezultati të tillë, të cilat në rastin e modelit plug-in janë shumë më të mëdha se ato të modelit normal Prius. Toyota Prius Plug-in mund të përshkojë më shumë se 50 km në modalitetin elektrik, sipas deklaratave të kompanisë. Edhe në variantin me “rikarikim”, japonezja ofron drejtim të qetë dhe të lehtë, por të këndshëm.

Krahasuar me modelin normal Prius hibrid, mund të zgjidhet mes disa modaliteteve: nëse tek modaliteti HV vëmendja është përqendruar tek performanca, tek ai EV City, fuqia reduktohet për t’i lënë vend autonomisë elektrike. Në testimin jashtë qytetit, me modalitetin EV, u kaluan 135 km/h, të deklaruara nga Toyota: sigurisht, në këtë mënyrë, ngarkesa 8.8 kWh e baterive me jone litiumi, reduktohet me shpejtësi. Sapo kjo ngarkesë shteron, modaliteti kthehet në atë të një hibridi normal. Për të rikarikuar bateritë, ideal është përdorimi i kolonës: me prizë Mennekes, karikimi i plotë i tyre bëhet për vetëm dy orë. Fuqia totale, 122 kf, është e njëjtë me atë të modelit tjetër Prius: pra, performanca është normale, edhe pse e përshtatur me llojin e makinës. Kjo edhe për shkak se modeli Plug-in është dhjetë centimetra më i gjatë, si dhe më i rëndë. Kapaciteti i bagazhit bie në 360 litra, pikërisht për shkak të madhësisë së baterive.

Previous articlePEUGEOT 5008
Next articleVW TIGUAN ALLSPACE
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...