- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

DREJT PUSHTIMIT TЁ HAPЁSIRЁS

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

 

Ёshtë më i shkurtër se Meriva, të cilin e zëvendëson, madje më i shkurtër edhe se Mokka, nga i cili frymëzohet. Megjithatë modeli Crossland X ofron më shumë hapësirë për bagazhet dhe pasagjerët që ulen mbrapa

Në deklaratën për shtyp që shoqëroi fotografitë e para zyrtare të modelit Opel Crossland X nuk lexohet askund, as edhe një herë, emri Meriva, sikur lidhja mes tij dhe modelit që i parapriu, të ishte një trashëgimi për t’u mbajtur e fshehtë, me qëllim mosprekjen e risive dhe origjinalitetit të crossover-it urban nga Rüsselsheim.

Te Crossland X ekziston mundësia që të gjendemi përballë një modeli super inteligjent. Edhe këtë herë është përdorur e njëjta formulë si ajo e aplikuar te modeli Meriva, e përmbledhur në sloganin “përmasa më të vogla, hapësirë më e madhe”. Por duket se ambiciet kanë sjellë në më shumë ndryshime, me rezultat një efikasitet të përgjithshëm më të mirë. Me gjatësi nëntë centimetra më pak se modeli Meriva, 421 cm në total, modeli Crossland X arrin të mbajë më shumë bagazhe: 410 litra (përkundrejt 400) në konfigurimin e tij më të vogël, pra me sedilje të prapme krejtësisht të shtyra për t’u lënë vend gjunjëve të pasagjerëve. Kapaciteti arrin deri në 520 litra, nëse shfrytëzohet e gjithë gjatësia e shinës prej 15 centimetrash e ndenjëses së prapme, e cila fraksionohet në raportin 60/40 me aftësinë për të spostuar edhe veç e veç pjesët e saj. Nëse të gjitha mbështetëset ulen, kapaciteti arrin në 1.255 litra.

Nëse kësaj i shtojmë faktin se sa i përket estetikës, gjithçka mban firmën e SUV, kaq popullore, tashmë, në vend të modelit monovolum klasik, kushtet për sukses në treg duket se janë plotësuar të gjitha. Mbetet e mundshme mbivendosja e pjesshme ndaj Mokka X, pjesa e përparme e së cilës i ka dhënë frymëzim të sapoardhurës. Për të shmangur këtë mundësi (ose të paktën për ta zvogëluar), Opel ka marrë masat e veta. Së pari, pavarësisht shasisë lehtësisht të ngritur dhe mbrojtëseve nën shasi, modeli Crossland nuk ka traksion integral. Ai që dëshiron një makinë 4×4, duhet detyrimisht t’i drejtohet kushërirës Mokka (e cila, për më tepër, është shitur kryesisht në variantin me dy rrota aktive). Së dyti, dallimi është më i dukshëm për sa i përket prakticitetit dhe kapacitetit të bagazhit me 54 litra më shumë për modelin Crossland. E sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte për konkurrencën e brendshme, rritja e vazhdueshme e kërkesës për modelet SUV dhe crossover, është në gjendje të garantojë vend për të gjithë: në këtë sektor, që nga viti 2010 e deri më sot, shitjet janë pesëfishuar.

 HI-TECH I PЁRQЁNDRUAR

Nëse dizajni “flet” me një gjuhë të freskët, e cila kombinohet mjaft mirë me atë të modeleve SUV, atyre monovolum dhe utilitare (trajtimi i pjesës së pasme që të sjell në mend atë Adam), një seri e tërë teknologjike plotëson ekuacionin e formulës Crossland X. Mes pajisjeve të sigurisë, standarde apo opsionale, gjejmë ekranin head-up, kamerën ballore e cila lexon sinjalet e kufijve të shpejtësisë dhe monitoron ruajtjen e korsisë, sensorin e lodhjes së drejtuesit, fenerët LED me funksion ndriçimin e këndeve të errët, pajisjen ndihmëse për dritat e gjata dhe autonivelimin, alarmin për rrezik përplasje me sensorin për këmbësorët, si dhe frenimin autonom në raste emergjence. Kamera e pasme 180°, gjithashtu, lejon dallimin e afrimit anash të këmbësorëve gjatë ecjes mbrapsht të makinës. Ai që nuk do të lodhet mund t’ia lërë krejtësisht në dorë parkimin, sistemit park assist.

Pjesa e brendshme, e frymëzuar nga Astra, ka kroskot me shtrirje horizontale. Sistemi infotainment përdor teknologjinë Intellilink, të përshtatshme me Apple CarPlay dhe Android Auto. Për momentin nuk ka asnjë informacion lidhur me motorët, përveç faktit se do të jenë me benzinë, naftë dhe Lpg, të kombinuar me kambio manuale dhe automatike. Tashmë, duke qenë se modeli Crossland X ka lindur nga një projekt i përbashkët me PSA (shiko majtas), mbetet të kuptohet nëse heshtja është pjesë e “politikës”. Pra, nëse, me fjalë të tjera, Opel ka vendosur ta lërë për në fund njoftimin e mundësisë së vendosjes së ndonjë motori francez në kofanon e kampiones gjermane.

NA ISHTE NJЁ HERЁ MERIVA

PAS DY gjeneratave shumë të ndryshme nga njëra-tjetra (i dyti, në foto më poshtë, i karakterizuar nga dyer si kanata), monovolumi i vogël gjerman do të dalë në pension. Në arkitekturë, emër dhe formulë, ajo nga MPV është kthyer në crossover. Modeli nuk udhëton më vetëm, ai e ndan platformën me modelet e ardhshme Citroën C3 Picasso (edhe ajo me emërtim të ri) si dhe me modelin Peugeot 2008. Një lidhje e tillë shpjegon edhe zvogëlimin e gjatësisë me nëntë centimetra. Të njëjta janë edhe linjat e montimit: ato të impiantit General Motors në Saragoza, në Spanjë.

DIÇITURA:

 Me gjatësi 4.21 metra, modeli Crossland X është 16 cm më i shkurtër se Astra, por 10 cm më i lartë (për një total prej 159 cm). Për më tepër, ai është 7 cm më i ulët dhe më i shkurtër se modeli Mokka X

Kroskoti, linear, është i dominuar nga një ekran me prekje që arrin deri në 8 inç. Më poshtë, tavani panoramik opsional, si edhe një detaj tek ndenjësja e pasme: mbështetësja qendrore paloset, duke liruar vend për të vendosur skitë ose objekte të tjera të gjata

KARROCERIA DYNGJYRЁSHE BЁN QЁ EFEKTI I KULMIT “LUNDRUES” FRYMЁZUAR NGA ADAM, TЁ THEKSOHET EDHE MЁ SHUMЁ

Previous articleNISSAN MICRA
Next articlePEUGEOT 5008
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...