- Advertisement -
20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

NISSAN MICRA

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

 

Për japonezen e vogël është pothuajse revolucion: duke filluar nga stili, përmasat e deri te ndjesia në drejtim, gjithçka është ndryshe

0.9 IG-T

MOTORI – L3 turbobenzinë 898 cm3

FUQIA MAKSIMALE – 66 kË (90 kf)

MOMENTI PËRDREDHËS – 140 Nm në 2.250 xhiro/min

TRAKSIONI – në rrotat e para

KAMBIO – manuale me 5 marshe

0-100 km/h – 12,1 s

KONSUMI MESATAR – 21,3 km/l

PËRMASAT – gjat. 400 – gjer. 174 – lart. 146 cm

PESHA – 1.001 kg

ÇMIMI – duke filluar nga 14.700

KEMI MBЁRRITUR TASHMЁ në gjeneratën e pestë, pas më shumë se shtatë milionë makinash të shitura, gjysma e të cilave në Europë, dhe Nissan Micra mbyll një fazë të historisë së saj të gjatë, për të filluar një të re. Një kthesë që në shumë drejtime mund të quhet një revolucion. Nga modeli i mëparshëm, në thelb, mbetet vetëm emri. Gjithçka tjetër ka ndryshuar: përmasat, pamja, deri edhe pozicionimi në treg. Publiku të cilit i drejtohet është, në fakt, më i ri, dinamik dhe i vëmendshëm ndaj ndjesisë në drejtim, përtej ndjeshmërisë ndaj teknologjisë dhe personalizimeve. Pa përmendur se prerja e karrocerisë është më sportive, e mprehtë dhe elegante, pikërisht për të theksuar dinamizmin dhe rizbulimin e vokacionit europian për modelin e ri. Me fjalë të tjera është e dukshme që është një Micra tjetër. Për të konfirmuar këtë, mjafton të futesh në kabinë, ku spikat kroskoti dyngjyrësh (mund të zgjidhet mes tonaliteteve të ndryshme) si dhe sediljet me ngjyra të kombinuara. Sedilja e drejtuesit është e gjerë, e përshtatshme lehtësisht për çdo lloj trupi, duke shfrytëzuar edhe pozicionin e rregullueshëm të timonit (aksial dhe vertikal). Me pak fjalë, sapo futesh në kabinë, ndihesh rehat, me këmbë të shtrira dhe hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur lirisht. Ndër të tjera, shikueshmëria përpara është e mirë, pavarësisht se forma, pozicioni dhe këndi i kornizave, e zvogëlojnë fushëpamjen, sidomos në të përpjeta dhe në kthesa të forta.

U testua varianti me motor me tre cilindra turbobenzinë 0.9-litra, 90 kf (familja plotësohet edhe me motorin me benzinë 1.0, më pak i fuqishëm). Turbo i vogël, që dallohet nga tingujt e trecilindërshit edhe në regjim të ulët, ka treguar menjëherë ekuilibër të mirë edhe në shpejtësi të larta, kur tingulli bëhet më i theksuar dhe i veçantë. Rritja e shpejtësisë është e mirë, po ashtu edhe rimarrja e shpejtësisë nga regjime të ulëta, rezulton të jetë efikase. Megjithatë, që të jetë në gjendje të ketë të njëjtën shtytje si modeli turbo me naftë, duhet të shfrytëzohen edhe marshet e ulëta të kambios lehtësisht të manovrueshëm. Për variantin me kambio automatike (me ndryshim të vazhdueshëm raportesh), do të duhet të presim edhe pak. Megjithatë, mjafton të përshkojmë pak kilometra, për të zbuluar një ndjesi të paprovuar në drejtim te gjenerata e vjetër Micra. Kthesë pas kthese, vlerësohet ekuilibri i mirë i përgjithshëm si dhe sjellja e sinqertë, këtu vijnë në ndihmë edhe disa sisteme të reja të drejtimit të tilla si sistemi Intelligent trace control, i cili duke vepruar te sistemi i drejtimit, lejon ndjekjen me më shumë saktësi të trajektores. Po ashtu edhe Sistemi Intelligent ride control, i cili duke vepruar te sistemi i frenimit dhe motori, rrit efektin amortizues në rrugë me gunga, duke ruajtur shasinë dhe në të njëjtën kohë duke siguruar komoditet. Vlen të theksohet edhe paketa e teknologjive për sigurinë, e cila përfshin, ndër të tjera, frenimin inteligjent në raste emergjencash (njohje e këmbësorëve), fenerë verbues automatikë, sistem kamerash 360°, sinjalizimin e daljes nga korsia dhe rikthimin në të, si dhe njohjen e tabelave dhe sinjalistikës rrugore.

RISIA HI-FI!

SI PAJIM NË SERI, në versionin Tekna, dhe sipas kërkesës në versionet e tjera, ofrohet sistemi audio Bose, tërësisht i ri, të paktën për kategorinë e modeleve Micra. Bëhet fjalë për një impiant hi-fi, që përfshin gjashtë altoparlantë, dy prej të cilëve të integruar tek mbështetësja e kokës së drejtuesit, dhe një amplifikator dixhital, i vendosur nën sedilje. Katër altoparlantët e tjerë gjenden te kolonat e para dhe panelet e dyerve. Siç është parë edhe më parë, ka një ndryshim të dukshëm në cilësinë mes dëgjimit të një kënge ndërmjet një impiant standard dhe një impianti të personalizuar Bose, ku duket sikur drejtuesi është i zhytur në tinguj. Sistemi ekskluziv hi-fi është i përfshirë në paketën e aksesorëve teknikë, që kushton 800-900 euro.

DIÇITURA:

Micra e re është shumë më e zhdërvjellët dhe elegante: është 17 cm më e gjatë, 8 cm më e gjerë dhe 5 më e ulët. Përshtypja që lë, është me pak fjalë, më sportive. Mundësi të shumta personalizimi

Kroskoti dyngjyrësh ka dizajn “rinor”, por edhe praktik. Veshja është e butë dhe e personalizueshme sipas dëshirës, duke zgjedhur mes një game ngjyrash, të cilat janë të pranishme edhe tek sediljet dhe panelet anësore të dyerve

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...