ЁSHTЁ MOTORI V6 BENZINЁ, është edhe ai me naftë, por ndoshta mungon ende diçka. Për shembull, motori V8, një detaj teknik i lidhur ngushtë me historinë e markës. Sipas disa zërave, Levante pritet të mbushë së shpejti këtë boshllëk: në Modena, thuhet se është duke u zhvilluar një version motori me rreth 600 kf për modelin SUV, i cili mund t’u shpallë luftë rivalëve, ashtu si Porsche Cayenne Turbo S, AMG dhe BMW M. Ky model mund të jetë i pajisur me një variant të fuqizuar të aktualit 3.8 biturbo (i cili në modelin Quattroporte GTS arrin 530 kf), i kombinuar në mënyrë të saktë me traksionin integral dhe kambion automatike me tetë marshe. Debutimi i tij mendohet të jetë mes verës dhe vjeshtës së vitit 2017.
DIÇITURA:
Thënë mes nesh mund ta quajmë GTS. Është pikërisht kjo sigla e përdorur tek modeli Quattroporte, e vetmja Maserati me tetë cilindra, duke përjashtuar modelet e nderuara GranTurismo dhe GranCabrio. Versioni sportiv Levante do të njihet për detajet e veçanta, të tilla si shfryrësit e ajrit dhe pajisjet e shkarkimit. Ndryshime parashikohen edhe tek kalandra.
Hyundai – NUMЁRIM MBRAPSHT PЁR MODELIN B-SUV
NUK ЁSHTЁ SIGURISHT Hyundai që pret shiritin e para, por më mirë vonë se kurrë. Kjo thënie vlen edhe (mbi të gjitha) për modelet e vogla crossover, të cilat në Europë vazhdojnë të gëzojnë rritje të ndjeshme. Aq shumë sa disa prodhues kanë vendosur të ndryshojnë fatin e disa modeleve. I tillë është rasti i Opel, që do të zëvendësojë modelin Meriva me atë Crossland X, propozim ambicioz i SUV-it kompakt. Pikërisht në këtë fazë do të hyjë në skenë modeli ix25 (emri, pas kthimit të modelit Tucson, edhe mund të ndryshojë për motrën e madhe). E zhvilluar nga qendra teknike e kompanisë gjermane do të mund ta shohim mbi platformën e modelit të ri i20, brenda vitit 2018. Dihet ende pak për këtë model, por fotot e marra fshehurazi, zbulojnë të dhënat e para: duke nisur nga pjesa e përparme, me fenerë të hollë dhe grilë gjashtëkëndore. Në kofano pritet të ketë motorin me tre cilindra turbobenzinë 1.0 T-GDI dhe atë turbodiesel 1.4 CRDi. Traksioni do të jetë në rrotat e para.