Civic e re? Që tani?
Po. Jemi duke drejtuar makinën më të shpejtë, të paktën derisa të arrijë versioni i ardhshëm i tipit R. Është një model Civic Sport, me paketë estetike të dedikuar, me disqe 17 inç, motor 1.5 litra, 180 kf dhe shkarkues gazrash qendror. Ёshtë më i madh se Civic, të cilin zëvendëson (13 cm më i gjatë dhe 2 cm më i ulët).
E ka akoma krahun e vogël në xhamin e pasëm?
Sigurisht që po, por markat e tjera të fabrikës janë zhdukur. Serbatori nuk është më nën sedilje: tani është më i tërhequr. Në këtë mënyrë, është humbur “divani magjik”, i ndashëm dhe i palosshëm, me ndenjëse që ngriheshin si në kinema; si kompensim, megjithatë, sediljet e para janë më të ulëta, 35 mm, gjë që ju bën të ndiheni pilotë të vërtetë. Honda i ka thënë lamtumirë kroskotit me dy nivele, duke e zëvendësuar atë me një instrument dixhital, në pozicionin standard. Ndonëse kapaciteti i ngarkesës është rritur me një litër, duke arritur kuotën 478, nuk ekziston më hapësira e madhe nën dyshemenë e bagazhit.
Pse jo?
Për shkak të pozicionimit qendror të impiantit të shkarkimit të gazeve dhe suspensioneve të pasme të përmirësuara.
Çfarë duhet të dimë më tepër për kabinën?
Honda pretendon se materialet janë të cilësisë së lartë, por nuk na u duk tamam kështu; veç kësaj, ka shumë sipërfaqe që nuk shkojnë njëra me tjetrën dhe cepa që bien ndesh mes tyre. Pozicioni i drejtimit është përmirësuar krahasuar me modelin e vjetër Civic, por ekrani me prekje i infotainment është i ngadaltë. Shikueshmëria e pasme është reduktuar dhe linja e pjerrët e tavanit, i merr hapësirë pasagjerëve të ulur mbrapa: humbet kështu çdo avantazh që sjell hapi i zgjatur me 95 mm.
Është e shpejtë?
Mbi 4.500 xhiro, shtytja e motorit ndihet qartë: meritë kjo e VTEC që futet në punë. Është emocionues, ndonëse nuk ecën më shumë se një Seat Leon FR, sa për të bërë një krahasim. Kambio është i Honda-s së zakonshme: i gjithi për t’u vlerësuar.
Si sillet në kthesë?
Do të duhet kohë për ta gjykuar më mirë, por përshtypja e parë është pozitive. Civic është e shkathët dhe e gatshme. Timoni është i shpejtë dhe mjaft i saktë nëpër rrugët gjermane ku dhe u testua; modeli Sport ka manovrueshmëri të mirë. Ata që i duan makinat, do e adhurojnë këtë model.
TEKNIKA
MOTORI – 1498 cc, L4 turbobenzinë
FUQIA MAKSIMALE – 180 kf
MOMENTI PËRDREDHËS – 240 Nm
TRAKSIONI – në rrotat e para
KONSUMI MESATAR – i papërcaktuar
0-100 km/h – 8 s
SHPEJTËSIA MAKSIMALE – 210 km/h
PESHA – e papërcaktuar
PЁRFUNDIM
Përmasat sugjerojnë prakticitet më të madh. Në përgjithësi drejtohet mjaft mirë