- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

SUPERFUQITЁ “JASHTЁ LINJE”

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Në Europë, makinat SUV “XL” mund të jenë edhe “jashtë linje”, por në Shtetet e Bashkuara janë shumë të kërkuara. Kjo është arsyeja se pse së shpejti do të shohim dy modele të reja, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra si në formë, ashtu edhe në përmbajtje

Dy modelet e reja do të kenë të përbashkët vetëm përmasat. Shumë të mëdhenj për parametrat europianë, ata do të kryesojnë listën Suv të familjeve përkatëse, duke i kaluar pesë metra në gjatësi. Për sa u përket ndryshimeve, modeli Audi Q8 dhe ai BMW X7, tashmë janë konfiguruar si dy interpretime të kundërta të makinave sport utility pa kufizime përmasash. Ky terren ofron ende mundësi rritje të vazhdueshme, sidomos në Shtetet e Bashkuara, ku rezultatet e tregut në vitin 2016 treguan se publiku vazhdon t’i pëlqejë të tilla automjete: në dymbëdhjetë muajt e fundit, modelet SUV, pick-up dhe truck kanë shënuar 60% regjistrime të përgjithshme. Çfarë është më e rëndësishme, titanë të tillë si Audi Q7 (5.05 metra e gjatë, 30.563 makina të shitura në vitin 2016) dhe Mercedes GLS (5.13 metra, 30.442 makina të shitura), kanë lënë pas simotrat e tyre të pjesës tjetër të gamës: BMW X1 ka shitur 27.812 makina, Mercedes GLA 24.545 dhe Audi Q3 vetëm 20.048. Pikërisht në forcën e këtyre numrave duhet gjetur arsyeja se pse modelet super Suv kanë ecur kaq shumë përpara, ndryshe nga paradigmat tregtare europiane, ku sytë drejtohen vetëm tek modelet e vogla crossover.

MAXI-COUPÉ, SFIDË DIZAJNI

Sipas këtyre të dhënave, kompania me bazë në Ingolstadt ka vendosur të forcojë praninë e saj në këtë segment, duke paraqitur një model SUV coupé shumë të guximshëm për sa u përket përmasave: me 5.02 metra gjatësi, prototipi Q8 ia kalon me më shumë se dhjetë centimetra atij BMW X6 (4.91 metra) si dhe Mercedes GLE Coupé (4.90 metra). Kjo gjë ka ashpërsuar sfidën lidhur me dizajnin: duhen kombinuar përmasat e mëdha me një pamje sa më joshëse. Formula e zgjedhur nga shefi i zyrës së projektimit Marc Lichte, është pjesa e pasme, jo plotësisht prej sportiveje, por e ngjashme me një dyvëllimshe, me dritaren e pasme me kënd dhe me prerje të gjerë.

SI NDAHET TREGU PREMIUM

Numri i makinave të regjistruara në botë

BMW X7

Ёshtë vendosur në një segment që nuk kryesohet nga ky prodhues, pikërisht në segmentin e makinave SUV, me gjatësi mbi pesë metra.

– Gama përfshin motorë me naftë dhe benzinë, me gjashtë cilindra në linjë, si dhe modelin plug-in. Për llojin e parë pritet edhe motori V8, mbase edhe ai V12.

– Makinë e lindur për të plotësuar dëshirën për hapësirë të klientëve amerikanë: shtatë vende në tre rreshta.

AUDI Q8

I bashkëngjitet modelit Q7 me një formulë të re: trup më muskuloz dhe pjesë e pasme e pjerrët, sikur të ishte një Sportback.

– Zemra e gamës europiane do të vazhdojë të jetë motori TDI në variantin V6 dhe atë V8. Mund të ketë vend ndoshta edhe për një model sportiv me benzinë, nën logon RS. Modeli hibrid plug-in, do të jetë padyshim i pranishëm.

– Njësoj si modeli Q7, do të jetë i disponueshëm me traksion integral quattro si dhe kambion automatike tiptronic.

KALIM MЁ I SHPEJTЁ NGA Ç’PRITEJ

Kur, në vitin 2011, CEO i Daimler, Dieter Zetsche, shpalli objektivin për ta pozicionuar Mercedes-in përpara Audi-t dhe BMW-së në shitjet globale, brenda vitit 2020, pakkush i besoi. Kjo ndodhi në prag të prezantimit të modelit aktual A-Class dhe revolucionit kulturor që sapo kishte nisur në Shtutgart. E pra, Mercedes, e arriti majën katër vjet përpara, duke arritur shitjen e 450.000 makinave në 24 muajt e fundit. Një ritëm ky, i pamundur për rivalët, të cilët u detyruan të mos lënë gur pa lëvizur e t’i kundërpërgjigjen me modele të reja, duke filluar që nga maxi-SUV.

Duke folur për trupin e makinës, ekipi që ka projektuar modelin Q8 ka një shprehje të vetën: fryrja e pjesëve anësore është një homazh ndaj modelit Ur-katër të vitit 1980, modeli coupe’ që e udhëhoqi Audi-n drejt majave të klasifikimit në garat botërore rally. Kuptimi i modelit Q8, natyrisht, nuk mjaftohet me mesazhin stilistik, por përfshin edhe aspekte të një natyre tjetër. Le të flasim për motorët: gama, e cila në Europë do të bazohet tek motori 3.0 V6 TDI, do të përfshijë edhe variantin SQ8 me 4.0 TDI, 435 kf, njësoj si modeli homolog Q7. Duke u bazuar tek deklaratat e fundit të lëshuara nga CEO i Audi Sport, Stephan Winkelmann, mund të ketë edhe të papritura, si për shembull motori RS benzinë turbo 4.0 VT. I sigurt varianti i parë hibrid plug-in me benzinë (tek modeli Q7, e-tron është diesel), i cili do të shfrytëzojë motorin 3.0 V6 TFSI, 450 kf. Interes të mëtejshëm ngjall pjesa e brendshme e kabinës: modeli Q8 do të ketë luksin të paraqesë, së bashku me modelin A8, ndërfaqen njeri-makinë të së ardhmes, duke u bazuar në më tepër sipërfaqe touch dhe një head-up display me rezolucion të lartë.

E MADHE DHE GJERЁ, VEÇ TЁ JETЁ BMW

 E dyfishtë sfida e modelit X7, i cili pavarësisht përmasave, duhet të tregohet në lartësinë e duhur edhe për sa i përket dizajnit, e sidomos dinamikës në drejtim.

“MADE IN USA”, POR JO PЁR TRUMP

Formula e BMW-së është një formulë krejtësisht e ndryshme: modeli X7 do të jetë shumë afër modeleve Mercedes GLS, Range Rover – dhe pse jo, atij Cadillac Escalade – sa i përket qëllimit dhe audiencës së synuar. Me shtatë vende dhe linjë Suv-i full-size – hap i gjatë dhe profil larg aspiratave sportive – modeli super “X” do t’i drejtohet një audience që kërkon hapësirë dhe luks. Pozicioni i tij do të jetë ai i një modeli Serie 7, më i ngritur: këtë e konfirmojnë zgjedhje të tilla (shpallur një vit më parë nga Ian Robertson, menaxher i shitjeve BMW), si p.sh., ofrimi i një konfigurimi kabine me katër sedilje të ndara, tipike e kategorisë Premium, krahas variantit me tre rreshta sediljesh. Për rrjedhojë, motorët do të jenë të realizuar mbi platformën modulare Clar të modelit “7”, modeli Suv do të ketë edhe motorët me gjashtë cilindra në linjë, benzinë dhe diesel, si edhe atë hibrid plug-in. Më pas do të vazhdohet tek motori V8 dhe kulmi (befasues për momentin) do të jetë ai 6.6 V12 biturbo i M760Li xdrive. I destinuar të lindë që në vitin 2014 në fabrikën amerikane në Spartanburg, Karolina e Jugut (ndryshe nga Audi, i cili do të prodhohet në Bratislavë, Sllovaki), modeli X7 nuk përbën koncesion për doktrinën proteksioniste format-tweet të presidentit Trump. Përkundrazi: nga Mynihu kanë bërë të ditur se planet për ngritjen e një fabrike të re në Meksikë nuk kanë ndryshuar.

GJITHMONЁ E MЁ SHUMЁ, GJITHMONЁ E MЁ LART

NЁSE MODELI CAYENNE, në fillim të shekullit, e detyroi publikun të mësohej me idenë e një makine Porsche Suv, siç do ta shohim në vitet e ardhshme, “borxhi” do ta zbutet. Kjo për arsye se lloji i makinave SUV do të ndiejë ndikimin e paraardhëseve, në një mënyrë të paprecedentë, të cilat do të përfshijnë emra të njohur. Duke filluar nga Lamborghini, modeli standard Urus që tani është gati për debutim, si dhe ai Rolls-Royce, gati për nisje në vitin 2018, Projekti Cullinan (prototipi, këtu më poshtë) do të ketë një arkitekturë alumini të gjithën të re. Duhen përmendur gjithashtu përgatitjet për modelin crossover Aston Martin, i frymëzuar nga lloji i modelit coupe’ e ngritur, koncepti DBX, si dhe zhvillimi i modelit luksoz Mercedes-Maybach, bazë e modelit të ardhshëm GLS, që pritet në vitin 2019.

PAMJE BALLORE MBRESЁLЁNЁSE

Mes aspekteve më të rëndësishme të modelit Q8 nuk mund të mos përmenden zgjedhjet që karakterizojnë pjesën ballore të saj, ku dallohet një interpretim i ri i grilës me një kornizë të vetme. Muskuloz, forma bombastike, të karakterizuara nga ristela të dyfishta vertikale, ka formë tetëkëndëshe dhe të rrafshët, që e afron me modelin e ardhshëm A8. Në pjesën e pasme fenerët e tërthortë janë të njëjtë me ata të prototipit.

DY QASJE TЁ NDRYSHME, OBJEKTIV I NJЁJTЁ: MARRJA E SA MЁ SHUMЁ KUOTAVE NЁ TREGUN E MAKINAVE SUV FULL-SIZE, TREG ENDE NЁ RRITJE TЁ VAZHDUESHME NЁ SHTETET E BASHKUARA

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...