First Edition, e mirëpajisur dhe e fuqishme 280 kf, e cila është në dispozicion për 57.300 euro, përuron daljen në treg të modelit Stelvio. Në shitje që prej marsit, madje në më shumë se një variant.
Kushton gati 60.000 euro (57.300 për të qenë të saktë), megjithatë brenda ka gjithçka, ose thuajse gjithçka. Është First Edition, versioni përurues i Stelvio-s, i pajisur me motorin me katër cilindra 2.0 turbo 280 kf, porositë për të cilën kanë nisur që në mes të janarit. Priten variante të tjera, me benzinë dhe naftë, menjëherë pas debutimit në Sallonin e Gjenevës, ku do të prezantohet gama normale, e cila nëntorin e kaluar kënaqi vizitorët e sallonit në Los Anxhelos, vetëm me modelin Quadrifoglio, i cili do të jetë i fundit që do të dalë në treg. Suksesi është i garantuar që në fillim, duke qenë se bëhet fjalë për versionin e dytë për sa i përket fuqisë. Për shkarkimin në tokë të momentit të saj 280 kf – që arrijnë nga 0 në 100 km në vetëm 5,7 sekonda – është traksioni integral Q4, nëpërmjet kambios automatike ZF me tetë marshe, e pranishme në të gjithë gamën. Me pak fjalë, një skemë mekanike e cila duhet të përmbushë pritshmëritë që ngacmohen nga dizajni që spikat në mënyrë të matur dhe të ekuilibruar, muskulatura atletike, harmonia dhe fleksibiliteti, asnjëherë të rënda ose të stisura. Në apelin e pajisjeve elektronike mungon drejtimi gjysmë-autonom, duke qenë se në zhvillimin e të tilla pajisjeve, grupi FCA është prapa konkurrentëve. Nga ana tjetër, Stelvio First Edition ka pak a shumë atë që pret: duke filluar nga sinjalizuesi i tejkalimit të korsisë deri tek ajo e frenimit të emergjencës. Natyrisht, fenerët janë automatikë, dera e pasme është me komandë elektrike dhe kamera e pasme shoqëron sensorët e parkimit.
EDHE ME KЁSTE
Brenda, lëkura e çmuar, vesh pjesën më të madhe të dyerve dhe sediljeve, të cilat janë të pajisura me rregullim elektrik dhe ngrohje. Ristelat janë prej druri të vërtetë. Dizajni i kroskotit, me shtrirje horizontale, të kujton atë të përdorur tek modeli Giulia. Në të ndodhen dy ekrane të përmasave të mëdha: njëri pas timonit, 7 inç dhe tjetri qendror, 8.8 inç, që komandohet nga një kursor mbi panel (ndërfaqja më e sigurt dhe më e rehatshme). Çmimi edhe pse, jo i lirë – nuk ndryshon shumë nga konkurrenca: Porsche Macan, me katër cilindra turbo, 252 kf kushton 61.000 euro, Audi Q5, me të njëjtin motor, 54.000. Modeli Stelvio mund të paguhet edhe me këste mujore (399 €), me programin e leasing-ut për privatët, Be-Lease.
DIÇITURA:
Timoni, me fund të sheshtë, me doreza alumini dhe butoni i integruar i ndezjes, theksojnë karakterin sportiv të SUV-it të parë të Alfa-s. Tek First Edition, spikat eleganca e kombinimit të lëkurës së zezë me drurin natyror
Linjë muskuloze, por ekzagjerime. Pjesë e prapme e rrumbullakët harmonikisht dhe prerje anësore që zbuten gradualisht dhe humbasin thuajse krejt në lartësinë e dorezës së pasme. Modeli Stelvio nuk ka asnjë linjë të pavend