- ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë
- ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore
- ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”
- Jeni gati për spektakël dhe risi? Cross Car, disiplina më e re në motorsportin shqiptar
- Rally i Salentos, pilotët e interesuar për të marrë pjesë, të kontaktojnë me Auto Club Albania
- Publikohet numri 82 i revistës AutoClub
- FIA lançon Regjistruesin e ri të të Dhënave të Aksidenteve me kosto të ulët
- Alfa Romeo dhe Lancia, dizenjoni modelet e së ardhmes duke marrë pjesë në konkursin e revistës italiane “Quattroruote”
- FIA Motorsport Games rikthehet me 18 disiplina garash në edicionin e dytë
- Bashkohen FCA dhe PSA Grup, krijohet Stellantis që zotëron 14 marka të ndryshme automjetesh
FIA Motorsport Games rikthehet me 18 disiplina garash në edicionin e dytë
- Updated: January 28, 2021

Futjet e reja përfshijnë kategoritë GT Sprint dhe Endurance të fokusuar për makinat LMP3. Rrally do të luajë një rol të rëndësishëm në etapat e pistës në Sainte-Baume. Gjashtë disiplinat e edicionit të vitit 2019 do të jenë sërish
FIA Motorsport Games rikthehet me 18 disiplina garash në eventin që do të zhvillohet në pistën “Paul Ricard” në Marsejë më 27-31 Tetor 2021 duke pësuar një rritje të trefishtë disiplinash në krahasim me edicionin e parë që u zhvillua në Romë në 2019-ën.
I lançuar në 2019-ën, në eventin unik, pilotët garojnë për ngjyrat e flamurit të tyre kombëtar me synimin për të fituar medalje. Gjashtë disiplinat e garave që u zhvilluan në edicionin e parë do të jenë sërish, ndërsa do të shtohen edhe shumë disiplina të tjera që do të sjellin larmi të konsiderueshme në këtë event.
Kategoria prototip me shumë marka LMP3 do të formojë rrjetin për disiplinën e re Endurance duke prezantuar një garë në distanca të gjata në FIA Motorsport Games 2021. Krijimi i një eventi GT Sprint për pilotët profesionistë është domethënës dhe do të plotësojë disiplinën GT Cup me dy pilotë që ruan linjën e vet pro/amatorë.
Garat në FIA Motorsport Games do të dalin jashtë pistës në këtë edicion të dytë me garat rally që do të zënë një pjesë të rëndësishme. Është vendosur që garat të zhvillohen në rrugicat e Sainte-Baume me katër disiplina të ndara në eventin e 2021-it me shtesa të reja interesante me makinat me performancë të lartë Rally2 dhe Rally4. Gjithashtu, do të jenë prezente edhe disiplinat e Historic Rally dhe Historic Regularity Rally.
Në këtë event ka një angazhim për të zgjeruar disiplinat bazë të motorsportit përmes disiplinës “Cross car”, e cila do të përfshijë gara të veçanta për të rinjtë dhe të rriturit në pistën e Veynois afër Gap. Kjo paketë e garave off-road është një mundësi shumë e mirë për pilotët e të gjitha moshave për të siguruar pjesëmarrjen në këtë event. Gjithashtu, edhe një garë Auto Slalom do të jetë pjesë e programit.
Një grup i ri disiplinash të kartingut do të shtojnë gamën e disiplinave bazë të motorsportit. Kjo vjen pas debutimit të suksesshëm në vitin 2019 të Karting Slalom, ku merrnin pjesë dy të rinj (një djalë dhe një vajzë) të moshës 16 vjeç e poshtë. Në edicionin e 2021-it do të shtohen disiplinat me Karting Endurance dhe Karting Sprint ku në këtë të fundit do të ketë kategori për të rinj dhe për të rritur.
Edicioni i dytë është planifikuar të zhvillohet në 27-31 Tetor në pistën “Paul Ricard”, i cili kohët e fundit tregoi qasjen e tij për të ardhmen duke u bërë pista e parë franceze e garave të motorsportit dhe pista e dytë e Formula 1 që arrin akreditimin mjedisor me tre yje të FIA-s. Lajmet e reja në lidhje me FIA Motorsport Games 2021, duke përfshirë informacione të hollësishme për secilën disiplinë, do të konfirmohen gjatë muajve të ardhshëm.
Presidenti i Komisionit të Pilotëve të FIA-s, Tom Kristensen deklaron: “Si President i Komisionit të Pilotëve të FIA-s, unë jam i kënaqur për rikthimin në pistë të këtij eventi. FIA Motorsport Games është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë familjen e motorsportit për t’u bashkuar, duke nisur nga disiplinat bazë e deri në ato në majë, me djem dhe vajza nga një numër i madh rajonesh dhe shtetesh që kanë pasion për këtë sport. Është gjithashtu një shans për t’i dhënë motorsportit në vendin tuaj një impuls të ri pas kësaj periudhe të vështirë. Si pilotë, ne nuk kemi shumë mundësi për të garuar dhe për të përfaqësuar vendin tonë. Kam pasur fatin ta bëj këtë në karrierën time dhe kam disa kujtime të paharrueshme nga ajo kohë. Kushdo që të jeni dhe nga cilido vend që vini, ka një kategori që është krijuar për ju”.
Kujtojmë këtu se në edicionin e parë të FIA Motorsport Games që u zhvillua në Romë në 2019-ën, mori pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua në disiplinën e Karting Slalom nga dy pilotë të rinj, Alexia Karaguni dhe Kristofor Mjeshtri.
Disiplinat e garave në FIA Motorsport Games 2021: GT Cup; Touring Car; Formula 4; Drifting; Karting Slalom; Digital Cup; Endurance; GT Sprint; Rally; Historic Rally; Historic Regularity Rally; Cross car; Auto Slalom; Karting Endurance; Karting Sprint.