- ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë
- ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore
- ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”
- Jeni gati për spektakël dhe risi? Cross Car, disiplina më e re në motorsportin shqiptar
- Rally i Salentos, pilotët e interesuar për të marrë pjesë, të kontaktojnë me Auto Club Albania
- Publikohet numri 82 i revistës AutoClub
- FIA lançon Regjistruesin e ri të të Dhënave të Aksidenteve me kosto të ulët
- Alfa Romeo dhe Lancia, dizenjoni modelet e së ardhmes duke marrë pjesë në konkursin e revistës italiane “Quattroruote”
- FIA Motorsport Games rikthehet me 18 disiplina garash në edicionin e dytë
- Bashkohen FCA dhe PSA Grup, krijohet Stellantis që zotëron 14 marka të ndryshme automjetesh
Bashkohen FCA dhe PSA Grup, krijohet Stellantis që zotëron 14 marka të ndryshme automjetesh
- Updated: January 22, 2021

FCA dhe PSA Grup kanë zyrtarizuar bashkimin duke krijuar Stellantis që bëhet kompania e katër më e madhe në botë për sa i përket numrit të brandit të automjeteve. 14 marka të ndryshme janë bashkuar nën emrin e Stellantis, ndërsa kjo marrëveshje do ti kursejë të dyja kompanive 6.1 miliardë dollarë në vitet e ardhshme
PSA Group dhe Fiat Chrysler Automobiles (FCA) janë bashkuar zyrtarisht për të krijuar kompaninë Stellantis duke sjellë së bashku 14 marka automjetesh në të gjithë botën. Me përfundimin e marrëveshjes për të cilën është punuar për më shumë se një vit, Stellantis bëhet prodhuesi i katërt më i madh në botë për nga numri i brandeve të automjeteve dhe i treti më i madh nga të ardhurat për sa i përket prodhimit të automjeteve. Tashmë, nën ombrellën e Stellantis janë Chrysler, Dodge, Jeep, Ram, Fiat, Alfa Romeo, Abarth, Lancia dhe Maserati, marka të FCA, si edhe Citroën, DS, Opel, Peugeot dhe Vauxhall, marka të PSA.
Stellantis do ta ketë selinë qendrore në Amsterdam dhe do të ketë qendra operimi në Francë, Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. CEO i Stellantis, Carlos Tavares që ka qenë më parë CEO i PSA, në një konferencë për shtyp deklaroi se ky bashkim do të lejojë që të dy kompanitë të bashkojnë forcat për të krijuar makina shumë efektive si dhe t’u japë markave të ndryshme mundësinë të rriten në treg.
Aktualisht, është e paqartë nëse ndonjë nga 14 markat do të hiqet nga portofoli i Stellantis, ndërsa Tavares nuk specifikoi asgjë në lidhje me këtë çështje. Sidoqoftë, janë ngritur disa pikëpyetje nëse Fiat dhe Chrysler do të mbijetojnë nga bashkimi, pasi të dy kanë luftuar vitet e fundit. Dhe në rastin e Peugeot, kthimi i tij në SHBA është tani i pasigurt. Në fillim të vitit 2019, ishte raportuar se Peugeot do të kthehej në rrugët amerikane në vitin 2026.
Një pikë qendrore për kompaninë e re është elektrifikimi dhe numri i automjeteve elektrike në përbërjen e saj. Aktualisht, Stellantis ka 29 automjete elektrike në treg (duke përfshirë automjete plotësisht elektrike dhe hibride) dhe do të ofrojë 39 deri në fund të vitit 2021. Më pas, deri në 2025, Stellantis do të prodhojë “një model elektrik për çdo model global të sapo lançuar”, deklaroi kompania në konferencën për shtyp.
Planet për bashkimin u njoftuan për herë të parë në Tetor 2019, por u vonuan nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19. Tashmë që gjithçka është mbyllur, ish-CEO i FCA, Mike Manley do të drejtojë operacionet e Stellantis në Amerikën e Veriut. Sipas Tavares, bashkimi do t’i kursejë dy kompanive 6.1 miliardë dollarë në vitet e ardhshme; ndërsa 80% e këtyre kursimeve do të mundësohen para vitit 2025.