- Alfa Romeo dhe Lancia, dizenjoni modelet e së ardhmes duke marrë pjesë në konkursin e revistës italiane “Quattroruote”
- FIA Motorsport Games rikthehet me 18 disiplina garash në edicionin e dytë
- Bashkohen FCA dhe PSA Grup, krijohet Stellantis që zotëron 14 marka të ndryshme automjetesh
- Publikohet numri i radhës i Revistës AutoClub nr.81
- Publikohet numri i radhës i Revistës AutoClub nr.80
- Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor/ Përkujto, Mbështet, Vepro!
- Auto Club Albania, letër Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë për fushatën “This is My Street”
- “This is My Street”, ACA letër Ministrit të Brendshëm, Z.Sandër Lleshaj
- Auto Club Albania, letër Znj.Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për t’u bërë pjesë e fushatës “This is My Street”
- Mbështetje maksimale për fushatën “This is My Street”, pjesë e saj edhe nxënësit e shkollës “Arsakeio e Tiranës”
Auto Club Albania, letër Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë për fushatën “This is My Street”
- Updated: November 3, 2020

A e dini se në të gjithë botën, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5-29 vjeç? Në total, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit.
Dhe në përgjigje të këtij fakti, “This is My Street” është një fushatë që synon të sensibilizojë qytetarët dhe kryesisht të rinjtë që të kërkojnë një botë më të sigurt dhe më të pastër. Auto Club Albania iu bashkua fushatës globale “This is My Street” duke sensibilizuar qindra të rinj për të kërkuar rrugë më të sigurta dhe të pastra në Shqipëri.
Në kuadër të kësaj fushate, ACA i ka dërguar letër edhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj.Belinda Balluku për t’ju bashkuar fushatës “This is My Street”.
Klubi i Automobilit të Shqipërisë i ka shprehur falënderime Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbështetjen e projekteve dhe nismave që lidhen me sigurinë rrugore.
Bashkohuni edhe ju në fushatën globale duke u regjistruar në linkun më poshtë:
Më poshtë letra drejtuar Znj.Belinda Balluku.
- Letra drejtuar Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj.Belinda Balluku për t’ju bashkuar fushatës “This is My Street”