AutoClub

Peugeot 3008 është makina e vitit 2017

SUV-i francez lë prapa modelet Alfa Romeo Giulia dhe Mercedes E-Class
Makina e vitit 2017 është modeli i ri Peugeot 3008. Fituesi u shpall në Sallonin e Gjenevës dhe u zgjodh nga një juri me 58 gazetarë europianë, mes shtatë finalistëve, ku përfshiheshin modelet Alfa Romeo Giulia, Citroën C3, Mercedes E-Class, Nissan Micra, Toyota C-HR dhe Volvo S90. Modeli francez SUV crossover mundi modelin Alfa Romeo Giulia, duke mbledhur 319 vota kundrejt 296 të makinës italiane dhe duke e çuar kështu në pesë numrin e çmimeve kontinentale të fituara nga kompania franceze, tre vjet që nga fitorja e fundit me modelin Peugeot 308. I treti u rendit modeli Mercedes E-Class me 197 vota.
Ky çmim i iku kështu nga dora modelit Giulia, duke i hequr mundësinë për të fituar një trofe, i cili mungon që nga viti 2001, vit i triumfit të modelit Alfa 147. Nëse shohim Mercedes-in, është i njohur fakti se kompania nga Shtutgart është ende duke pritur konfirmim që nga viti 1973, kur fitoi me modelin Mercedes 450. Kujtojmë se modeli Peugeot 3008 është i disponueshëm me motorë me benzinë dhe diesel nga 1.2 në 2.0, me fuqi nga 120 në 180 kf, me traksion në rrotat e para dhe me kambio manuale apo automatike EAT6. Çmimi varion nga 23.450 në 38.200 euro.

Makina e vitit 2017, renditja dhe numri i votave
1. Peugeot 3008 (319 vota)
2. Alfa Romeo Giulia (296)
3. Mercedes E-Class (197)
4. Volvo S90 (172)
5. Citroën C3 (166)
6. Toyota C-HR (165)
7. Nissan Micra (135)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *