- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

Publikohet projekti i Auto Moto Parkut të parë në Shqipëri, Auto Club Albania mbështet nismën

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Pas shumë vite pritje, më në fund vjen një lajm shumë i rëndësishëm për Automotorizimin Shqiptar. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ka prezantuar përpara publikut dhe përfaqësuesve të grupeve të interesit projektin për ndërtimin e Auto Moto Parkut të parë në Shqipëri.

Projekti është prezantuar gjatë një takimi Online që është zhvilluar një ditë më parë. Në këtë dëgjesë të parë ka marrë pjesë edhe Automobile Club Albania me Presidentin, Z.Niko Leka dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Z.Eridon Lameborshi. ACA është anëtare e FIA-s në Shqipëri dhe organizatore prej disa vitesh e garës ndërkombëtare Hill Climb “Trofeu Skënderbej”, Kampionatit Kombëtar të Kartingut dhe aktiviteteve të tjera të motorsportit. Në këtë dëgjesë merrnin pjesë edhe Kryetari i Federatës së Auto Sporteve të Kosovës, Ismet Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Motoçiklizmit dhe Organizator i Rally Albania, Edvin Kasimati, pilotë dhe të apasionuar pas motorsportit, përfaqësues të grupimeve të ndryshme.

Në projektin e prezantuar nga Z.Sokol Duma, parashikohet krijimi i një kompleksi të parë multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit. Struktura parashikon që të ketë në qendër të saj Autodromin e parë të përmasave ndërkombëtare në Shqipëri, një pistë multi-disiplinore e asfaltuar me gjatësi rreth 2000 metra, të homologuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit. Akademia Kombëtare e Sigurisë Rrugore do të jetë një tjetër element i këtij projekti që përfshin një infrastrukturë që mundëson kurse trajnimi të niveleve të ndryshme. Gjithashtu, aty do të krijohet edhe Akademia e Restaurimit të mjeteve historike. Akademia e Motorsportit është një tjetër shtyllë e këtij projekti ku synohet të ndërtohet kultura e motorsportit në vendin tonë dhe ti jepet mundësi të rinjve të apasionuar që të ushtrojnë pasionin e tyre.

Presidenti i Auto Club Albania, Z.Niko Leka gjatë fjalës së tij, ndër të tjera theksoi: “Synimi i këtij projekti është i qartë. Megjithatë, pozicionimi i kësaj strukture është shumë i rëndësishëm. Është një strukturë që nuk mbahet vetëm nga elementi sportiv apo profesional, por duhet të ketë brenda edhe elementin komercial. Zgjedhja e pozicionit dhe tentativa për të pasur diçka më të gjerë se vetëm pista, do të ishte kyçe për suksesin. Gjithashtu, krijimi i infrastrukturës që do të shoqërojë këtë park, do të jetë shumë e rëndësishme. Shqipëria do të hyjë në hartën e zonave ku shkohet për të bërë turizëm edhe të kësaj natyre. Ju uroj suksese në këtë nismë. Jemi të vonuar në këtë histori, por tashmë nuk ka më arsye që të vonohemi më. Gjithashtu, duhet të tentojmë një projekt që gjithçka të jetë e shoqëruar me homologim. Njëkohësisht, mendoj se është mirë që të tentohet edhe të marrim fonde në FIA për projektin”.

Më tej, Presidenti i ACA-s, Z.Leka deklaroi mbështetjen e Klubit të Automobilit të Shqipërisë ndaj këtij projekti: “Mos harroni që shqiptarët bëjnë gara me makinat e tyre edhe në autostradë, rrugë malore apo kudo tjetër duke rrezikuar veten, të tjerët dhe makinën. Në këtë mënyrë, duhet ti japim mundësinë që garën ta zhvillojnë në kushte maksimale sigurie duke siguruar veten dhe të tjerët. Shteti e ka për detyrë ta realizojë këtë, ashtu si në çdo vend tjetër të botës. Përgëzime për Z.Blendi Gonxhe që ka marrë këtë iniciativë dhe po e shtyn përpara këtë punë. Ne jemi grupi që do duhet ta mbështesim. Padiskutim, ne do të jemi të parët që do të japim mbështetje dhe suport për këtë punë”, deklaroi Presidenti i ACA-s gjatë fjalës së tij në takimin Online.

 

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...