- ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë
- ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore
- ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”
- Jeni gati për spektakël dhe risi? Cross Car, disiplina më e re në motorsportin shqiptar
- Rally i Salentos, pilotët e interesuar për të marrë pjesë, të kontaktojnë me Auto Club Albania
- Publikohet numri 82 i revistës AutoClub
- FIA lançon Regjistruesin e ri të të Dhënave të Aksidenteve me kosto të ulët
- Alfa Romeo dhe Lancia, dizenjoni modelet e së ardhmes duke marrë pjesë në konkursin e revistës italiane “Quattroruote”
- FIA Motorsport Games rikthehet me 18 disiplina garash në edicionin e dytë
- Bashkohen FCA dhe PSA Grup, krijohet Stellantis që zotëron 14 marka të ndryshme automjetesh
Bëhuni gati për Hill Climb, gara e Krujës rikthehet më 29-30 Gusht
- Updated: June 23, 2020

Pas një periudhe shumë të vështirë që po kalon e gjithë bota, tashmë aktivitetet sportive kanë nisur të rifillojnë. E njëjta situatë është edhe me motorsportin ku Formula 1 do të ndezë motorët për këtë sezon në datat 4-5 Korrik me Çmimin e Madh të Austrisë.
Për sa i përket motorsportit në Shqipëri, edhe këtë vit do të zhvillohet “Trofeu Skënderbej”, një garë në disiplinën Hill Climb e vlefshme për Kampionatin e Zonës së Europës Qendrore (CEZ-FIA). CEZ ka zyrtarizuar edhe kalendarin e ri për sezonin 2020 dhe gara që mbahet në Malin e Krujës është përcaktuar të zhvillohet në datat 29-30 Gusht 2020.
Automobile Club Albania që është organizatorja e kësaj gare, ka nisur menjëherë nga puna për të mundësuar një event spektakolar dhe shumë tërheqës. Në këtë garë marrin pjesë pilotë shqiptarë dhe të huaj, ndërsa emocionet dhe adrenalina që të fal ky kompeticion janë të garantuara.
Kujtojmë këtu se një vit më parë morën pjesë rreth 40 pilotë dhe u shpall fitues hungarezi Laszlo Szasz me kohën 2:12.009.
Në ditët në vazhdim do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me gjithçka për këtë garë.