- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Friday, February 14, 2025

MCLAREN GT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Ky model propozohet si një alternativë për gran turismo me një luks tradicional. Është më komforte në krahasim me krijesa të tjera të Woking. Është më pak ekstreme, por pothuajse po aq e shpejtë. Dhe gjithashtu ka hapësirë edhe për bagazhe

Ky model është ndryshe nga McLaren-ët e tjerë. Para së gjithash nuk është ashtu si mund të mendojë ndokush: një 720S e thjeshtë, por disi më e “fisnikëruar”. Versioni Gran Tourer megjithëse ka shfrytëzuar një pjesë të madhe të mekanikës së versioneve të tjera sportive të Woking, në të vërtetë ka lindur si rezultat i një projekti të veçantë. Trupi i makinës prej karboni, psh është specifike për GT: një Monocell II e modifikuar përpara në zonën e parakolpit dhe prapa e modifikuar për të pasur hapësirë të përshtatshme për bagazhe. Në bord e kupton menjëherë që ndodhesh në një McLaren, megjithëse ambienti është më i ndryshëm nga zakonisht. Karboni nuk është më zot i padiskutueshëm: ai është i dukshëm vetëm në disa detaje. Dominon lëkura që mbulon çdo centimetër katror të sallonit të makinës. Motori 8-cilindërsh ka një “shpirt” më të madh rruge. Në këtë version ai është me 620 kuaj fuqi (100 më pak se 720 S), me një kurbë të momentit përdredhës maksimal më të qëndrueshme në xhiro të ulëta dhe arrin pikën e 630 Nm ndërmjet 5.500 dhe 6500 xhiro.

NJË TIMON MILIMETRIK

Ky McLaren në rrugë lëviz me vetësiguri të madhe. Disa minuta mjaftojnë për tu përshtatur dhe pastaj mund ti vendosësh rrotat atje ku të duash. Motori 8-cilindërsh gjithmonë shtyn fort, megjithëse në realitet, duhen 4000 deri 6000 xhiro për të arritur shpejtësi maksimale. Mbi këtë limit, motori V8 shpërthen në një forcë të madhe që ezaurohet vetëm në nivelin e 8000 xhirove me ndërhyrjen e limitatorit. Ekuilibri i arritur ndërmjet cilësive dinamike dhe komfortit është i dukshëm: kjo është meritë e amortizimit me kontroll elektronik, peshës së reduktuar si dhe fortësisë më të rritur e garantuar nga telajo prej karboni. Gjithashtu, është bërë një punë e lavdërueshme edhe në nivelin e skeletit të makinës dhe materialeve. Nuk janë të shumtë automjetet që janë të afta ta kthejnë udhëtimin në një eksperiencë për tu mbajtur mend dhe McLaren GT është një i tillë. Për sa i përket hapësirave për vendosjen e bagazheve, duhet thënë se në bagazh ka vend për dy valixhe, ndërsa në pjesën e prapme mund të vendosen disa çanta.

 

GT

Të dhëna teknike

Motori

  • Mbrapa në qendër
  • V8 turbobenzinë
  • Cilindrata 3.994 cm³
  • Fuqia maksimale 456 kW (620 kf) në 7.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 630 Nm nga 5.500 në 6.500 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat mbrapa
  • Kambio me dopio freksion me 7 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 326 km/h
  • 0-100 km/h 3,2 s
  • 0-200 km/h 9,0 s
  • Përshkueshmëria mesatare 9,3 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 268 cm
  • Gjatësia 468 cm

Gjerësia 204 cm

Lartësia 121 cm

  • Pesha 1.605 kg

Çmimi

  • 203.000 €
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...