19.5 C
Tirana
Tuesday, May 20, 2025

COVID-19 DHE NDIKIMI TE SIGURIA RRUGORE, JA CCFARË MËSOJMË

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Si po ndikon pandemia globale te aksidentet rrugore, mjedisi dhe transporti. A ka vend për një mënyrë të re të jetës dhe punës? Gjashtë çështjet që mund të merren në konsideratë nga kjo krizë botërore

Ndërsa bota po lufton me epideminë tragjike COVID-19, do të ishte e vlefshme të merrej në konsideratë një krizë tjetër shëndetësore, që me dekada të tëra godet pa zhurmë: aksidentet rrugore. COVID-19 dhe aksidentet rrugore shkaktojnë vuajtje, humbje, vdekje, hidhërim, por edhe pasoja ekonomike. COVID-19 ka shkaktuar deri tani më shumë se 180.000 viktima dhe do të vazhdojë të godasë sërish. Aksidentet rrugore vrasin 1.350.000 njerëz dhe lëndojnë 50 milionë të tjerë në një vit! Janë bërë krahasime të ndryshme ndërmjet COVID-19 dhe aksidenteve rrugore, në disa prej të cilave sugjerohet se problemi i sigurisë rrugore në perspektivë është më serioz se kriza e COVID-19. Por, më tepër se të krahasojmë numrin e vdekjeve dhe vuajtjeve të shkaktuara nga të dy këto shkaqe të tmerrshme, ne duhet të nxjerrim mësimet që na japin, në mënyrë që të ruajmë sa më shumë jetë dhe të shmangim sa më shumë vuajtje në të ardhmen. Në një analizë shumë interesante të publikuar në “worldbank.org”, drejtori i “Global Road Safety Facility”, Soames Job nxjerr gjashtë çështje që duhen marrë në konsideratë për të ardhmen e transportit, punës dhe jetës në qytet pas zhdukjes së COVID-19.

1.Reduktimi i trafikut të transportit rrugor. Në një kohë që mbyllja krijon një impakt të rëndë në aspektin ekonomik dhe social, përfitimet që rrjedhin si pasojë e reduktimit të transportit rrugor gjatë kësaj mbylljeje janë jo të vogla dhe shkojnë më tej se ulja e dukshme e aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen dhe lëndimet. Ndikimi në fushën e transportit duket në vlerat që jep reduktimi i trafikut si një ndihmesë në sigurinë rrugore. Duhet thënë se reduktimi i trafikut shpesh është anashkaluar, sepse çështja e sigurisë rrugore është fokusuar ngushtë në sistemin e transportit rrugor në vetvete. Gjithashtu, reduktimi i lëvizjes së mjeteve të motorizuara private sjell një mori përfitimesh të tjera: më pak emetime gazrash, më pak zhurma dhe ndotje ajri, më shumë mundësi për transport aktiv, më shumë lidhje dhe bashkim social. Ne duhet t’i kapim këto mundësi për të ardhmen në mënyrë që të shfrytëzojmë përfitimet duke rishikuar opsionet e transportit masiv si metro, transporti ujor si dhe sistemet e shpejta urbane tranzite.

2.Ripërfytyrimi i mënyrës së punës, transportit dhe infrastrukturës. Natyrisht, ka shumë punë që nuk mund të bëhen nga shtëpia. Megjithatë, në kushtet e izolimit nga COVID-19, një rregullim kreativ i aktivitetit mundësoi që shumë prej nesh ta bënim këtë gjë, si psh: mësimi online me nxënësit dhe studentët, konsultat me mjekë si dhe shumë punë zyre. Në shumë raste, puna nga shtëpia provoi se ishte më efektive se sa u mendua paraprakisht, duke treguar edhe një mundësi për të rimenduar mënyrën e aktiviteteve sociale, me përfitime që tregojnë faktin se puna nga shtëpia mund të realizohet. Këtu ka edhe një aspekt psikologjik vital. Puna e zgjatur nga shtëpia, tani është e pjesshme sepse marrëdhëniet e punës, deri para pandemisë së COVID-19 i kemi ndërtuar kryesisht nëpërmjet takimeve ballë për ballë. Por, takimet nuk është e domosdoshme të bëhen në të pesë ditët e javës kur ne shkojmë në punë. Tashmë, është e mundur që të imagjinohet një botë në të cilën njerëzit të shkojnë në punë fizikisht dy ditë në javë dhe takimet e drejtpërdrejta t’i bëjnë në këto dy ditë. Madje, ne mund të provojmë përdorimin e sinjaleve jo verbale në komunikimin elektronik për të forcuar besimin apo edhe për të ndërtuar marrëveshje besimi nëpërmjet komunikimit në distancë. Një gjë e tillë mund të krijojë mundësi për një ridizenjim të mënyrës sonë të punës dhe jetës në qytet. Kompanitë mund të ndajnë godinat e zyrave me një sigurim selektiv apo në një formë tjetër. Gjithashtu, edhe edukimi në mënyrë permanente mund të realizohet nëpërmjet një ndërthurjeje të përvojës online dhe asaj ndërpersonale, duke pranuar se në të ardhmen kjo do të jetë thelbësore në shumë aspekte të edukimit. Zhvillimet e tanishme në komunikimin online mund të përshpejtohen.

3.Të ruajmë vlerat tona. Dështimi për të vepruar fuqishëm në krizën e sigurisë rrugore që rezulton me një numër të madh vdekjesh nuk mund të përligjet me përpjekjet e pamjaftueshme për mbrojtjen e jetëve në rastin e COVID-19 apo në kriza të  tjera, si dhe anasjelltas. Këto argumente na largojnë ne nga thelbi i vlerave që duhet të ruajmë, posaçërisht kur është fjala për vlerën e jetës njerëzore. Në çfarëdo lloj krize, qoftë COVID-19, qofshin aksidente rrugore apo sëmundje të mënyrës së jetesës, çdo vdekje është e tepërt.

4.Të përqafojmë sistemin e përgjegjësisë së përbashkët, në vend të theksimit vetëm  të përgjegjësisë individuale. Si shoqëri ne duhet të krijojmë bindjen se numri i njerëzve që e pësojnë nga aksidentet apo COVID-19, është përgjegjësi e përbashkët si e vendimeve politike, ashtu edhe e veprimeve individuale. Kjo është përgjigja e përbashkët si për vdekjet nga COVID-19 ashtu edhe nga aksidentet rrugore. Por ndodh shpesh që masat e vendosura për distancimin social, përgjegjësinë e kalojnë tek individët. Në mënyrë të ngjashme, në shumë raste politikanët i konsiderojnë vdekjet nga aksidentet thjesht si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të individëve.

5.Adresimi tek dimensioni politik. Siguria rrugore tradicionalisht ka pasur një vëmendje të pamjaftueshme politike. Ne duhet të mësojmë nga presioni efektiv i komunitetit që u ushtrua për politika publike më të forta në rastin e COVID-19, së bashku me një mbështetje për aspektin ekonomik. Siguria rrugore mund të përfitojë duke shtrënguar politikanët që të mbajnë edhe ata përgjegjësi për vdekjet nga aksidentet rrugore, në vend që të mbështesin opinionin e përhapur që fajëson vetëm viktimat. Në të dy këto kriza, argumentet që përdoren duke fajësuar vetëm  mosrespektimin e izolimit apo shpejtësinë e madhe në rrugë, mbështeten në evidenca të pamjaftueshme.

6.Frenimi i fortë i shkeljeve të izolimit social. Përfundimisht mund të thuhet se nga reagimi në rastin e COVID-19, mund të mësojë diçka edhe “epidemia” e sigurisë rrugore. Menaxhimi më efektiv i izolimit social për minimizimin e shkeljeve të tij dhe maksimizimi i frenimit të grumbullimeve masive të njerëzve, mund të japin mësime të suksesshme. Aksidentet rrugore janë reduktuar si pasojë e sqarimit dhe zbatimit të masave të forta shtrënguese.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...