- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

NJË EKSPOZITË E PARË NË DY ANË

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Show Consumer Elektronics në Las Vegas e përjashtoi Detroitin nga programet e transmetimit të janarit. U përzgjodhën shtëpi automobilistike të cilat kishin si oferta modele që ngjasonin me fantashkencë. Marka të teknologjisë që pasqyronin një normalitet të ri

Dhe më në fund vjen suksesi. Pas disa vitesh dualizmi me Sallonin e Detroitit, historia bëri të vetën dhe kështu Consumer Elektronics Show i Las Vegas-it e largoi nga axhenda e janarit atë që prej shumë kohësh kishte qenë manifestimi kryesor i automobilizmit amerikan. “Mirupafshim Michigan”. Ndoshta në korrik mund të ketë riparaqitje (ose më mirë mund të themi se do të ekspozohet e njëjta gjë me veshje të reja në prag vere). Por, gjithsesi, ajo mund të jetë vetëm një hije e të famshmes ekspozitë automjetesh ndërkombëtare amerikano-veriore.

Le të marrim tani në shqyrtim atë që u pa këtë vit në Nevada. Aty ku doli në sipërfaqe më shumë  se në edicionet e mëparshme një ndarje në dy pjesë ndërmjet konstruktorëve tradicionalë dhe emrave të mëdhenj të elektronikës së konsumit. Të parët gjithnjë e më shumë pranë fantashkencës dhe të dytët që nxjerrin në pah një normalitet pothuajse të mërzitshëm. Shembull perfekt i këtij kontrasti janë dy makinat më të spikatura të këtij manifestimi automobilistik: Mercedes Vision Avtr dhe Sony Vision-S.

VIZIONE FANTASTIKE DHE REALITETE

Modeli i ofruar nga Shtutgardi (Mercedes Vision Avtr) është një nga ato konceptime që krijohen nga ndonjë kontakt i çfarëdoshëm me realitetin, dhe në këtë mënyrë e shohin kohën tonë nga një perspektivë më e favorshme. Me katër motorë elektrikë me 475 kuaj fuqi, automjeti i ekspozuar në Consumer Elektronics Show është i projektuar për zero emetim gazrash, duke përqafuar kështu një qasje ambientaliste organike, pothuaj biologjike. Bateritë me grafen i lënë pas dore problemet shqetësuese humanitare dhe ambientale, që për fat të keq prodhimi i atyre litium-jonike i mbart me vete (mbi të gjitha nxjerrja e lëndëve të para si psh: kobalti).

Vizioni i fundit i Mercedes-it, si një iluzion biomekanik i porsa ulur në Tokë nga Pandora (planeti imagjinar ku zhvillohen ngjarjet e filmit Avatar), ka mbledhur të gjitha kritikat e atyre që e gjykojnë si një ushtrim fantazie. Mbi tavanin e makinës janë 33 panele të vogla diellore. Makina duket sikur fluturon shumë larg nga ajo që ne e quajmë realitet.

Në këndin tjetër të këtij ringu imagjinar është një automjet i thjeshtë. Sepse në prani të një Mercedesi si përbindësh mitologjik, modeli Vision-S i ofruar nga Sony, me monotoninë e ngjyrës gri metalizato të karrocerisë, nuk bën më tepër se sa figurën e një modeli berline nga më të zakonshmet në botë.

Megjithatë, mos bini në kurthin e asaj që mund të mendohet se kemi të bëjmë thjesht me një kafshë të maskuar. Në të njëjtën mënyrë se si të dy kompanitë prodhuese: Mercedes dhe Toyota lëvizin rrotën me bizneset e veta, ashtu edhe Big-ët e elektronikës duan ta tregojnë veten më shumë mjeshtra të makinave, se sa janë në të vërtetë. Është një mënyrë e Vision-S për të thënë “jemi edhe ne” dhe për t’iu kujtuar atyre që prej dekadash janë ekspertë të makinave, se kur Sony ka nxjerrë “Play Station”, pati një shpërthim industria e videolojërave.

Të prodhosh një makinë është shumë më e vështirë se sa të shpikësh tastiera për të kaluar kohën me videogame dhe është shumë e vërtetë thënia e Kenichiro Yoshida në Las Vegas: “Sendi që lëviz ka qenë trendi më sinjifikativ i 10-vjeçarit të fundit. Në të ardhmen, më domethënëse do të jetë lëvizshmëria”. Dhe pa futur konstruktorët, por vetëm duke bërë softwarët dhe sensorët, torta është shumë e madhe. Vitin e kaluar, Continental kishte përcaktuar të grumbullonte 1.200 miliardë dollarë në vit brenda 2030-ës.

MERCEDESI

Modeli spektakolar Mercedes Vision Avtr është i frymëzuar nga magjitë ekologjike të filmit “Avatar”. Bateri prej grafeni 110 kWh të karikueshme në 15 minuta me 700 km autonomi, “hardware neuromorfik”, një karroceri të ndryshueshme me 33 panele të vogla diellore mbi tavan që orientojnë për të ndjekur dritën

SONY

Për të qenë realistë, duhet thënë se modeli Vision-S shërben vetëm si vitrinë për software, cloud, sensorët dhe ekranet e Sony-t të aplikuara në automjet

HYUNDAI

Shtëpia automobilistike do ta furnizojë kolosin e lëvizjes Uber me një dron për transport pasagjerësh me 4 vende, 290 km/orë dhe 100 km autonomi

FCA

Përveç Wrangel hibrid plug-in, grupi ka ekspozuar konceptin Airflow, me të cilin avancon zona e ndërveprimit të së ardhmes, njeri-makinë

TOYOTA

Kompania japoneze propozon projekte kolosale. Ajo ka paralajmëruar ndërtimin nga e para të një qyteti me sipërfaqe 70 hektarë në faqet e malit Fuji. Woven City do të jetë një qendër tejet e modernizuar dhe e furnizuar me energji elektrike të pastër, prodhuar nga qeliza lënde djegëse të ushqyera me hidrogjen

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...