Në pesë vite, regjistrimi kontinental i mjeteve është rritur me 6,5% dhe me 8% në vendet e Bashkimit Evropian
Në rrugët e Bashkimit Evropian qarkullojnë 386,4 milionë automjete, nga të cilat 308,4 vetëm në Bashkimin Evropian. Dhe respektivisht, 326,9 dhe 267,8 milionë janë vetura. Të dhënat e marra nga viti 2018 (i fundit në dispozicion), konfirmojnë një rritje dhe asnjë kufizim në qarkullimin e makinave personale dhe madje edhe të ashtuquajturave shërbime të lëvizshmërisë.
SHPËRNDARJA E MAKINAVE NË KRIZË
Në veçanti, format e shpërndarjes së krijuara rreth 20 vite më parë po reduktohen. Javët e fundit, “Share Now”, rezultat i bashkimit mes BMW-së dhe Daimler, për shkak të paqëndrueshmërisë së skenarit global dhe rritjes së kostove operative, është duke e zvogëluar aktivitetin e tij në 20 qytete në të gjithë botën, të përqendruar në Gjermani dhe në Itali, ku dega e Firences është e mbyllur. Fakti është që njerëzit vazhdojnë të duan një veturë për veten e tyre (të re, të përdorur, me qira apo me këste). Shiriti blu në grafikun në faqe, tregon performancën e parkut të automjeteve të regjistruara në periudhën 5-vjeçare, 2014-2018. Ndërsa, me portokalli tregohet shkalla e regjistrimit të automjeteve. Në Itali, e dyta në Evropë pas Luksemburgut, regjistrimi në pesë vjet u rrit me 5.7%, në BE me 6.8%, në Evropë (BE+Efta+Rusia dhe Turqia) me 7%.