- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

FIAT 500X

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Crossover-i më i dashur për italianët vjen me një version sportiv. Kjo i jep atij pak më shumë shkathtësi. Motori 1.300 me 150 kuaj fuqi ka karakterin e duhur ku mund të mbështetet skeleti. Por ndonjëherë, kambio automatike është e pavendosur

Me këtë nuk ekziston më rreziku që dikush të mbetet me gojën thatë. Pamja urbane dhe off-road kanë qenë aty. Megjithatë, mungonte një version që të tregonte dinamizëm. Tani, me modelin Sport, Fiat ka mbuluar të gjitha variantet e mundshme të 500X, për të vazhduar të mbetet në zemrat e italianëve. Nga ana tjetër, që nga debutimi i 2014-ës (i ndjekur katër vite më vonë nga një ristilim), modeli është gjithmonë në krye të renditjes së shitjeve të Suv-eve. Dhe kjo ngritje është një armë e mëtejshme për të konsoliduar udhëheqjen.

Joshja e kuqe, një emër dhe një program, kjo është ngjyra e makinës së provës. Ngjyra më e përshtatshme për të nxjerrë në pah elementet specifike të këtij versioni: gri titaniumi për dorezat e dyerve, kapakët e pasqyrës dhe strehëzat e dritave të mjegullës, ndërsa skajet anësore dhe harqet sipër rrotave janë me ngjyrën e karrocerisë për t’i afruar vizualisht me asfaltin. Në të vërtet, është 13 milimetra më e ulët në krahasim me modelet e tjera 500X. Duken gjëra të vogla, por në praktikë ndihmojnë për ta bërë pamjen më agresive, veçanërisht në prani të rrotave 19 inç opsionale.

KOMFORTI MBETET I NJËJTË

Konfigurimi i ulur dhe rripat më të mëdhenj, së bashku me një rivlerësim të drejtimit, janë ndryshimet teknike të bëra në 500X Sport. Duket pak, por në realitet mjaftojnë për të rritur vlerat e crossover-it torinez në aspektin dinamik. Komoditeti nuk ndryshon thuajse fare kur krahasohet me modelin 500X me motor 1.3 turbobenzinë me 150 kuaj fuqi dhe kambio Dct. Por, në versionin Cross, opsioni Sport rezulton pak më i fuqishëm në aksin mbrapa. Një rezultat i konsiderueshëm, duke marrë parasysh gomat e kualifikuara (225/40) dhe amortizimet e ulura. Cilësitë e mira të amortizimit dhe masat e shtuara në izolimin efektiv të zërit, vazhdojnë të garantojnë rehati të kënaqshme.

Për sa i përket gomave, janë më të mëdha, ndërsa përbërja e orientuar drejt performancës, bën ndryshimin në aspektin e konsumit dhe frenimit. Për sa i përket frenimit, falë gomës më të madhe, përmirësohet distanca; nga 38,8 metra për 500X Sport me 100 km/orë, në 41,2 te modeli Cross. Për sa i përket përshkueshmërisë, rezistenca më e madhe ka rritur konsumin. Në rastin e Cross është 13,6 km/litër, ndërsa në rastin e Sport është 12,7 km/litër, natyrisht me të njëjtën fuqi lëvizëse.

KA MË PAK NËNKTHIM

Nga ana tjetër, siç është përmendur tashmë, modifikimet karakteristike të këtij versioni sjellin disa përfitime në dinamikën e drejtimit. Testet tona të qëndrueshmërisë, dëshmojnë për këtë (shiko foton në faqen përballë). Modeli Sport ka kufij më të lartë të ruajtjes së trajektores anësore, të nënvizuara gjithashtu nga një prirje më e ulët ndaj nënkthimit. Dy pikë të tjera në favor të bilancit të përgjithshëm të mirë të 500X, i cili për gatishmërinë dhe trajtimin është një nga modelet crossover më të këndshme në rrugë. Veçanërisht nëse është i pajisur me një motor 4-cilindërsh, 1.3 Firefly prej 150 kuaj fuqi dhe 270 Newtonmetro, një motor i shkëlqyer me një përgjigje të menjëhershme, veçanërisht në xhiro të ulta.

Është për të ardhur keq që ndonjëherë, kambio me dopio-freksion me gjashtë marshe, nuk e mban ritmin. Në fakt, në situata të caktuara, logjika e funksionimit duket disi e pavendosur në vendosjen e raportit të duhur në momentin e duhur. Për shembull: ndonjëherë ngjitet në mënyrë të papritur, ndërsa në raste të tjera bën të kundërtën dhe kërkon më shumë kohë për t’u bindur, siç është rasti i zbritjes së një marshi.

TESTET DINAMIKE

MË EFEKTIVE

Ndërhyrjet teknike, megjithëse minimale, kanë përmirësuar pamjen dinamike të 500X. Gjithçka nis nga përshpejtimi anësor, më i lartë në krahasim me modelin Cross (nga 0,97 në 1,03 g), si edhe në ndryshimin e korsisë, qoftë në terren të thatë, ashtu edhe në të lagësht. Rrotat 19 inç dhe shasia më e ulët, kanë reduktuar ndjeshëm rrotullimin, ndërsa makina rezulton më e shpejtë, më progresive dhe më homogjene në lëvizje. Për më tepër, ne vlerësojmë kalibrimin e Esp, ndërhyrja e të cilit është e lëngshme dhe e qartë. Ndërsa, boshti i gatshëm dhe progresiv.

SKEDA

Të dhëna teknike të siguruara nga makina e provës

Motori

  • Përpara horizontal
  • L4 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.332 cm³
  • Fuqia maksimale 110 kW (150 kf) në 5.250 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 270 Nm në 1.850 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat para
  • Kambio automatike me dopio freksion me 6 marshe

Gomat

  • Dunlop Sport Maxx RT 225/40ZR19 93Y
  • Kit riparimi

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 257 cm
  • Gjatësia 426 cm

Gjerësia 180 cm

Lartësia 160 cm

  • Pesha 1.320 kg

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Ndenjësja është e ngritur mjaftueshëm (60 cm nga toka) dhe ka shumë opsione rregullimi, si për sediljen elektrike, ashtu edhe për mbështetësen e shpinës.

KROSKOTI DHE KOMANDAT

Cockpit është i kënaqshëm për sa i përket dizajnit, por më e rëndësishme në aspektin ergonomik është se komandat janë të shpërndara me racionalitet.

INSTRUMENTET

Grafika e rinovuar e prezantuar me ristilimin e fundit, përmirësoi lexueshmërinë e të gjitha informacioneve.

INFOTAINMENT

Megjithëse në këtë kategori makinash ka ekrane më të mëdhenj se ky 7 inç, impianti ka atë që nevojitet: DAB, CarPlay/Android Auto dhe navigator.

KLIMATIZATORI

Bizona automatike që është i përfshirë, është i thjeshtë në përdorim dhe efikas në funksionim. Sediljet me ngrohje janë opsionale.

SHIKUESHMËRIA

Shtyllat përpara janë mjaft të mëdha dhe krijojnë disa kënde të errëta gjatë kthesave. Është i nevojshëm përdorimi i kamerës mbrapa gjatë manovrave.

CILËSIA E MONTIMIT

Elementë të kërkuar dhe të këndshëm në prekje, veçanërisht në këtë model Sport me pjesë kamoshi. Në përgjithësi është një makinë e realizuar mirë.

AKSESORËT

Aksesorët themelorë janë të kënaqshëm dhe realisht nuk mungon asgjë e nevojshme. Megjithatë, zgjedhja e opsioneve është e gjerë.

PAJISJET E SIGURISË/ADAS

Standarde janë vetëm ndihma në ndryshimin e korsisë dhe rregullatori i shpejtësisë. Opsionale është frenimi automatik, këndet e errëta dhe Acc.

HAPËSIRA

Ka vend mjaftueshëm për katër persona. Edhe në zonën mbrapa, hapësira për këmbët është e përshtatshme.

BAGAZHI

Bagazhi është punuar mirë në një formë të shfrytëzueshme me vëllim të përshtatshëm (334 litra) për nevojat e një familje.

KOMFORTI

Një makinë e ulët dhe rrotat 19 inç nuk ndikojnë te rehatia. Tregohet vetëm një bosht i pasmë pak më i fortë.

MOTORI

Motori 1.3 shkon mirë me natyrën e këtij versioni, ku ka energji dhe reagim në shpejtësi të ulët dhe dëshirë për tu shtrirë. Ka një hije të këndshme.

PËRSHPEJTIMI

Më pak se 9 sekonda në 0-100 km/orë dhe 1 kilometër për të mbërritur në 170 km/orë. Numrat për të lëvizur me shkathtësi nuk mungojnë.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Momenti përdredhës është aty, ashtu si edhe përgjigjja e gatshme, prandaj ndryshimet e ritmit janë të shpejta. Ndonjëherë, kambio është pak e ngadalshme në ngjitje.

KAMBIO

Kambio me dopio-freksion dhe gjashtë raporte punon mirë. Megjithatë, për t’u theksuar që ka disa momente pavendosmërie në zgjedhjen e raportit të duhur.

TIMONI

Me një ngarkesë pak më të madhe, timoni është i gatshëm dhe i saktë gjatë komandave. Sidoqoftë, mund të përmirësohet për sa i përket ndjeshmërisë.

FRENAT

Gomat më të fuqishme të versionit Sport, e bëjnë atë që të ndalet disa metra më përpara në krahasim me 500X në versionin Cross.

SJELLJA DINAMIKE

Një crossover i dobishëm dhe i sigurt, që me disa rregullime të vogla teknike, ngre kufijtë e qëndrueshmërisë anësore. Sigurisht, të jep kënaqësi në drejtim.

KONSUMI

Gomat krijojnë më shumë rezistencë dhe konsumi përkeqësohet në krahasim me modelin Cross me të njëjtin motor duke shkuar në një përshkueshmëri mesatare nga 13,6 në 12,7 km/l.

ANËT POZITIVE

Motori. Motori ka një karakter të mirë dhe maksimalisht i shfrytëzueshëm, perfekt për versionin Sport.

Shkathtësia. Cilësitë e mira të handling janë rafinuar edhe më tej.

ANËT NEGATIVE

Kambio. Ndonjëherë, është e vështirë të zgjedhësh raportin më të përshtatshëm për rrethanat.

Shikueshmëria. Shtyllat e errësojnë disi pamjen në kthesa.

Previous articlePEUGEOT 2008
Next articleRENAULT CLIO E-TECH
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...