- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

Edicion jubilar, 10 vjet “Të Sigurt mbi Dy Rrota”

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Konkursi Kombëtar që organizohet nga Auto Club Albania përfshin rreth 2050 fëmijë në 120 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Edicion special në vitin e sigurisë rrugore. Ekipi fitues merr pjesë në Konkursin Evropian “ETEC 2020”

“Edukimi nis me fëmijët”. Kjo ishte një prej kërkesave të të rinjve gjatë Ministerialit të 3-të Botëror për Sigurinë Rrugore që u zhvillua në mesin e muajit Shkurt në Stokholm të Suedisë. 3.700 njerëz humbasin jetën çdo ditë në aksidente rrugore nëpër botë dhe numri më i madh i tyre është mes 5 deri në 29 vjeç. Auto Club Albania e ka një prej çështjeve të saj më të rëndësishme në axhendë “Sigurinë në Rrugë”. Që prej 2007-ës kur është themeluar, ACA është angazhuar maksimalisht në çështjen e sigurisë rrugore.

Edicioni i 10-të

Konkursi Kombëtar “Të Sigurt mbi Dy Rrota” është projekti më i rëndësishëm i Klubit të Automobilit të Shqipërisë për sa i përket sigurisë rrugore. I nisur që në 2011-ën me vetëm 20 fëmijë pjesëmarrës në 5 shkolla të Tiranës, ky do të jetë një vit jubilar pasi do të zhvillohet Edicioni i 10-të i këtij konkursi. Ky kompeticion ka për qëllim edukimin e fëmijëve 10-12 vjeç me rregullat e qarkullimit në rrugë dhe se si të lëvizin më të sigurt, nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, ku synohet të nguliten në edukimin e fëmijëve të rregullave bazë të sigurisë në rrugë. Nëpërmjet pjesëmarrjes në konkurs, të edukohen edhe prindërit e fëmijëve. Një vit më parë, Konkursi u zhvillua në 11 qytete të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier, Shkodër, Korçë, Pogradec, Berat, Lushnje, Lezhë), ndërsa në këtë edicion jubilar do të ketë një shtrirje më të madhe duke u shtuar edhe disa qytete të tjera. Eventi do të shtrihet në rreth 120 shkolla dhe do të marrin pjesë 2050 fëmijë. Gjithçka nis me seleksionimin e ekipeve në 30 shkolla të kryeqytetit në tetë shkolla për qytetet: Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Pogradec, si edhe në gjashtë shkolla për qytetet Lushnje, Berat dhe Lezhë. Më pas nis faza e 2-të e Konkursit ose siç njihet “Finalja e Qytetit”. Ekipet e shkollave të secilit qytet konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në sheshin qendror të qytetit. Në këtë fazë zgjidhet edhe ekipi më i mirë i çdo qyteti. Tirana nxjerr katër ekipe finaliste, Durrësi dy, dhe qytetet e tjera vetëm nga një ekip finalist. Në fund do të zhvillohet “Finalja Kombëtare” gjatë muajit Maj në ambientet e Expocity në Tiranë. Dhe gjatë kësaj finaleje do të shpallet ekipi/shkolla fituese, ndërsa ekipet që do të renditen në vendin e dytë dhe të tretë do të vlerësohen me çmime nga Automobile Club Albania.

ETEC

Ekipi fitues i Konkursit Kombëtar “Të Sigurt mbi Dy Rrota” do të marrë pjesë në Konkursin Evropian për Edukimin në Rrugë  (ETEC) që zhvillohet gjatë muajit Shtator. Ky konkurs evropian synon që të intensifikojë edukimin në çdo shtet dhe njëkohësisht të ulet sa më shumë rreziku i përfshirjes së fëmijëve në aksidente me biçikletat e tyre. Gjithashtu, konkursi inkurajon klubet anëtare që të zhvillojnë në vendet e tyre aktivitete në lidhje me edukimin në rrugë të fëmijëve. Konkursi është krijuar më 1986. Faza finale zhvillohet çdo vit në shtator në vendin pritës që caktohet më parë. Çdo klub anëtar që merr pjesë, përzgjedh një ekip me dy vajza dhe dy djem të moshës 10-12 vjeç që marrin pjesë në finale. Në këtë event marrin pjesë rregullisht 22 shtete. Konkursi zgjat për një ditë të plotë gjatë së cilës fëmijët duhet të realizojnë një numër të caktuar ushtrimesh teorike dhe praktike. Skuadra më e mirë fiton një kupë, ndërsa fëmijët nuk renditen në mënyrë individuale.

Fushatat sensibilizuese

Auto Club Albania që është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, prej disa vitesh është e angazhuar maksimalisht me zhvillimin e fushatave të ndryshme sensibilizuese për sa i përket sigurisë rrugore. “#3500Lives”, “Drita Jeshile” apo edhe fushata të tjera janë shpërndarë nga Klubi i Automobilit të Shqipërisë në vendin tonë. FIA e ka një prej çështjeve të saj më të rëndësishme sigurinë rrugore dhe reduktimin e vdekjeve dhe lëndimeve në aksidentet rrugore në të gjithë botën.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...