- Advertisement -
20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

BABY BOOM NË MOLSHEIM

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Të gjitha 500 mini Bugatti të krijuar për të festuar 110-vjetorin e markës, janë blerë nga prindër të pasur. Dhe të gjitha do të prodhohen vetëm në 2020

Quhet Baby II. Është pasardhësi i drejtpërdrejt i kopjuar në shkallën 1:2 i Type 35 që Ettore Bugatti në 1926 ia dhuroi djalit të vogël Roland në ditëlindjen e tij të 4-t. Si pjesë e festimeve të 110-vjetorit të krijimit të markës, kompania e Molsheim e njoftoi iniciativën në Sallonin e Gjenevës. Dhe tre javë më pas, të gjitha 500 makinat e vogla Bugattine që do të prodhohen në dy vitet e ardhshme, e kanë gjetur tashmë familjen e tyre. Në Shtatorin e kaluar, një grup i përzgjedhur Vip pati privilegjin për të drejtuar këtë prototip. Kështu, pronarët e ardhshëm patën mundësinë të provonin mrekullinë e vogël në Prussian Blu, një prototip që ka format besnike origjinale, por e pajisur me teknologjinë e azhurnuar të mijëvjeçarit të tretë. Është elektrike si paraardhësi, por me bateri litiumi dhe frenim rigjenerues. Çfarë nuk do të bëhej për të bërë të lumtur të vegjlit? Dhe jo vetëm ata. Baby II është më e vogël se origjinali vetëm 25%: 2.80 metra e gjatë dhe 1 metër e gjerë dhe në këtë mënyrë në timon mund të ulet edhe babai. Ndoshta, një xhiro në grup ose në një pistë të famshme me jo më shumë se 40 km/h në opsionin për të rritur dhe 20 për fëmijë, kjo falë krijimit të shpejtë nga klubi Little car, do të ishte perfekte. “Për tre nga katër blerësit, Baby II do të jetë Bugatti i parë që ata do të kenë të tyren”, shpjegon Ben Hedley, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë britanike “Little Car Company”, që po e realizon me një kujdes maksimal edhe për sa i përket karakteristikave dinamike. “Janë prindër që duan ti mësojnë fëmijëve të tyre të ngasin makinën duke e bërë këtë me një automjet të veçantë”, thotë Hedley. Në fakt, një makinë lodër 30 mijë euro (përjashtohen taksat dhe detyrimet e tjera) sigurisht që nuk është një lodër e zakonshme. “Shumë nga klientët tanë e kujtojnë Baby ose Type 35 të prindërve ose gjyshërve të tyre. Makina që kanë humbur shumë kohë më parë, ndërsa tani dëshirojnë të rizbulojnë shkëlqimin që të lënë një trashëgimi për fëmijët dhe nipërit”, deklaron Hedley. Sidoqoftë, një në katër është tashmë pjesë e familjes fisnike si pronar i një Chiron, një Veyron, ose një Type 35 apo një Baby të 1926-ës. Në atë kohë u prodhuan 500 dhe Ettore nuk mund ti mohonte kënaqësinë admiruesve, ndërsa vlerësohet se kanë mbijetuar më pak se 100 prototipa. Shumë shpejt, ata do të kenë shoqëri.

Previous articleRIVALËT NË PASQYRË
Next articleFABRIKA EVROPA
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...