- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

RENAULT ZOE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

A është ky model një rinovim i thjeshtë? Në të vërtetë, përveç rinovimit në brendësi, ka edhe një motor të fuqishëm dhe bateri me kapacitet të madh. Ka autonomi udhëtimi për rreth 400 km dhe të jep ndjesinë e një drejtimi të këndshëm

E shfaqur për herë të parë në vitin 2013, Zoe mund të konsiderohet si veterane ndër makinat e vogla elektrike. Por, mbërritja tek koncesionarët e dy markave makinash si Opel Corsa-e dhe  Peugeot e–208, ndikoi në rritjen e tensionit në segmentin B me 0 emetim. Kjo gjë i shtyu konstruktorët e Renault për të bërë rinovim. Për të kapitalizuar avantazhin e akumuluar në gjashtë vite eksperiencë, ja tek vjen edhe rinovimi. Jo vetëm për pamjen e jashtëm, për të cilën dizajnuesit kanë punuar në pjesën ballore me projektorë të rinj, ashtu edhe në pjesën e pasme me grupe optike, natyrisht Led. Por, në mënyrë specifike është punuar edhe për grupin e motorit. Kështu krahas motorit të njohur R 110, është edhe motori më i fuqishëm R 135 me 136 kuaj fuqi.

GJYSËM ORE PËR 150 KM

Ushqimi vjen nga një bateri 52 kWh që mund të rikarikohet më shpejt në sajë të mundësisë për tu rifurnizuar në distributorë 50 kW dhe me një karikim gjysmë ore, mund të përshkohen në mënyrë autonome 150 km. Në rast të karikimit të plotë sipas ciklit Wltp, mund të përshkohen 395 km. Në mënyrë që të reduktohet ankthi i mbarimit të energjisë gjatë udhëtimit, ndihmon gjithashtu edhe modaliteti i ri B, i cili lejon të rikuperohet energjia në fazën e lëshimit të makinës në afoljo dhe njëkohësisht të ruhen disqet dhe piletat. Nuk mund të mohohet se mjedisi i saj natyral është qyteti, megjithatë edhe kur përballet me segmente rrugore me kthesa, Renault Zoe reagon saktë. Gjithashtu, kalibrimi i makinerisë, një kompromis i mirë ndërmjet qëndrueshmërisë dhe komfortit, bën që pothuaj të zhduket pesha 1.500 kg i këtij Renaul-ti, i cili demonstron një sjellje të pëlqyeshme kur rritet ritmi. Shtimi i shpejtësisë nuk të bën që ta ngjitësh shpinën pas sediljes, por edhe motori nuk gulçon as në malore. Është e perceptueshme edhe përmirësimi i nivelit akustik. Ndihet thjesht një zhurmë e gomave në pjesën e këmbëve. Ky model i fundit është i pasuruar me një panel komandimi të rinovuar plotësisht (ndryshimi shihet dhe preket) dhe që është i integruar në qendër. Instrumentat janë më të pasur: ka një infotainment të ri Easy Link me një ekran 9,3 inë, Apple CarPlay dhe Android Auto, të aftë për të lokalizuar distributorët e rikarikimit si dhe për të treguar nëse janë të lirë apo jo. Si përfundim vijmë te çmimi: si fillim 25.900 euro (29.300 për Intens). Prodhuesi gjithashtu ofron mundësinë e marrjes me qira të baterisë duke filluar nga 74 euro në muaj dhe me një kilometrazh vjetor prej 7500 km. Për ta blerë duhet të shtosh edhe 8.200 euro.

 

TEKNIKA

MË SHUMË ENERGJI, E NJËJTA HAPËSIRË

Teknikët e Renault së bashku me furnitorin LG Chem, baterinë Z.E.50 të Zoe-s i ndryshuan formën dhe vendosjen e elementëve baterisë. Vendi ngeli i barabartë, ndërsa vëllimi i baterisë shkloi nga 338 në 1225 litra, ndërsa kapaciteti u rrit nga 40 në 52 kWh. Motori elektrik me 136 kuaj fuqi jep edhe një fitim prej dy sekondash në rimarrje shpejtësie nga 80 deri 120 km/h si dhe një përshkim nga 0-100 km/h nën 10 sekonda. Për të administruar rritjen e rendimentit, frenat e pasme janë në disqe dhe goma 16 inç.

 

R135 INTENS

Të dhëna teknike

Motori

  • Elektrik
  • Fuqia maksimale 100 kW (136 kf)
  • Momenti përdredhës maksimal 245 Nm

Bateria

  • Me jone litiumi 52 kWh

Transmisioni

  • Traksion në rrotat e para
  • Kambio me raporte fikse

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 140 km/h
  • 0-100 km/h 9,5 s
  • Autonomia 395 km (Wltp)

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 259 cm
  • Gjatësia 408 cm

Gjerësia 173 cm

Lartësia 156 cm

  • Pesha 1.502 kg

Çmimi

  • 29.300 € (përjashtohet bateria)
Previous articleFERRARI F8 TRIBUTO
Next articleAUDI Q3 SPORTBACK
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...