- Advertisement -
7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

KIA XCEED

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Si një interpretim origjinal i familjes Ceed, ky crossover korean ofron risi në disa aspekte, si në pjesën e poshtme, edhe në kabinë. Ka motor 3-cilindërsh turbobenzinë, pajisje të rishikuara dhe përmirësuara, komanda të reja dixhitale dhe shërbime online për infotainment-in

Më tepër se sa pritej, Crossover-i i ri i Kia-s u fut në familjen e Ceed për arsye të ngjashmërisë që ka me emërtimin. Në fakt, Kia XCeed është muskuloze dhe elegante, ndërsa “i shkel syrin” gamës së makinave coupé dhe duket si një model i veçantë, në sajë edhe të një strukture të ngjashme më tepër me një sedan, se sa me një Suv. Me modelet e tjera të familjes e lidh madhësia dhe stili i kabinës dhe në të njëjtën kohë krijon një distancë në aspektin e afrueshmërisë në zonën mbrapa, e cila është pak e limituar nga silueta e karrocerisë dhe nga dyert më të vogla. Spikat hi-tech me një panel komandash të ri 12,3 inç dhe një ekran 10,3 inç me sistem infotainment, të pasuruar me funksione me ndërlidhje aktive dhe me shërbime online të përditësuara falas.

FILLON ME NJËMIJË

Mutacioni gjenetik nga e ka zanafillën XCeed shoqërohet me sisteme të sigurisë Adas më të kompletuar, me amortizatorë para hidraulikë dhe rikalibrim të timonit. Për më tepër, për herë të parë përdoret një motor, i cili nuk ka qenë përdorur në modelet e tjera Ceed. Bëhet fjalë për një 3-cilindërsh 1.0 turbobenzinë dhe 120 kuaj fuqi. Motorët e tjerë, tashmë janë të njohur, përfshirë këtu edhe ata që sipas kompanisë prodhuese do të jenë edhe më të kërkuarit: 1.6 turbodiesel me 136 kuaj fuqi dhe 1.4 turbobenzinë me 140 kuaj, të dy të pajisur me kambio dhe dopio freksion me 6 raporte. Në timonin e modelit 1.4 T-GDi benzinë mund të rrihet shumë komod, sepse sedilja e ngritur paksa nuk të shkakton bezdi dhe favorizon të kesh pamje të mirë të rrugës,  megjithëse në manovrime dhe në kthesat majtas, elementët mbajtës krijojnë fërkime të lehta. Kombinimi motor-kambio me dopio freksion mund të vlerësohet për reagimin e menjëhershëm dhe të saktë ndaj komandave duke qëndruar pa lëkundje si gjatë ecjes, ashtu edhe gjatë momenteve të rritjes së xhirove të motorit. Nisja e makinës gjeneron një sjellje të sigurt dhe një drejtim instiktiv, por në rrugë të ngushta kur ecet me shpejtësi, ka shenja të lëkundjeve anësore  si dhe nën timon, që reduktojnë gatishmërinë gjatë futjes në kthesa. Komforti është i mirë edhe  kur disqet janë 18 inç. Kia Xceed tashmë ndodhet në koncesionarë, me një çmim që fillon nga 19.750 euro. Gjatë vitit 2020 do të dalin në treg edhe versionet me sistem hybrid të butë dhe plug-in hybrid.

 

1.4 T-GDI DCT7 EVOLUTION

Të dhëna teknike

Motori

  • L4 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.353 cm³
  • Fuqia maksimale 103 kW (140 kf) në 6.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 242 Nm nga 1.500 xhiro/min në 3.200 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat e para
  • Kambio automatike me 7 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 200 km/h
  • 0-100 km/h 9,5 s
  • Përshkueshmëria mesatare 16,9 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 265 cm
  • Gjatësia 439 cm

Gjerësia 157 cm

Lartësia 149 cm

  • Pesha 1.452 kg

Çmimi

  • 30.250 €
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...