- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

Pasion dhe dashuri për shpejtësinë, pilotët që nuk njohin limite

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Adrenalinë dhe shumë emocione për një sport që të fal kënaqësi maksimale. Ja historitë interesante të katër pilotëve që japin gjithçka për të hipur në podium

Motorsporti është një prej sporteve që të fal më shumë emocione dhe adrenalinë se çdo sport tjetër. Shpejtësia shkon deri në maksimum, ndërsa ata pilotë që e provojnë, më pas e kanë të vështirë që të tërhiqen. Revista AutoClub në bashkëpunim me grupimin “Illyrius Motorsport” sjell historitë e shkurtra të katër pilotëve që janë shumë aktivë dhe kampionë në garat e ndryshme.

Bardhyl Canolli

Edhe pse Bardhi e ka nisur karrierën e tij vonë me BMW M3 E36, në vitin 2014 ka startuar suksesi i një karriere të gjatë. Një vit pasi nisi të përfshihej në garat automobilistike, arriti të shpallej Kampion i Kosovës në kategorinë 9. Fatkeqësisht, Canolli në Shtator të vitit 2016 pëson një aksident të frikshëm gjatë garës “Trofeu Skënderbej” në Malin e Krujës ku pëson thyerje të këmbës. Menjëherë pas rikuperimit, Bardhi rikthehet në sport më i fortë se kurrë me Radical SR8 LM, për t’u shpallur kampion absolut i Kosovës për 3 vite radhazi, duke thyer rekord në pothuajse të gjitha garat ku ka marrë pjesë. Në garën Hill Climb “Trofeu Skënderbej”, Canolli u rendi i dyti, ndërsa u pozicionua në vendin e 5-të në Kampionatin Hill Climb Divizioni 5 në Central European Zone (CEZ). Gjithashtu, Bardhi është dekoruar nga FASK (Federata e Autosporteve të Kosovës), me tituj si “Helmeta e Artë”, “Sportisti më i mirë i Vitit” dhe “Fair Play”.

Gentjan Shaqiri

Gentjani është pedagog në Universitetin e Tiranës, i cili në vitin 2007 debutoi në garat automobilistike në Kampionatin Rajonal të Kartingut në Romë. Që prej asaj kohe, ai ishte finalist i disa kampionateve në Shqipëri dhe gjithashtu në 5 më të mirët në Kampionatin Kombëtar të Kartingut në vitin 2015. Gjithashtu fitues i 2 kampionateve në Simulator. Në Kampionatin Go-Kart 2019 u rendit në vendin e 3-të. Ai është një prej pilotëve që nuk ka munguar në asnjë garë të Kampionatit Go-Kart në dy sezonet e fundit, 2018 dhe 2019.

Kreshnik Mariqi

Fillon të garojë për herë të parë në moshën 22-vjeçare. Prizreni që është dhe vendlindja e tij,  ishte vendi që do të mbahej gara e parë ku Kreshniku do të merrte pjesë. Për të ishte përvoja më e bukur që kishte pasur ndonjëherë dhe normalisht që prej asaj dite ai nuk mund të tërhiqej më nga ky sport. Nga garat e njëpasnjëshme Kreshniku fitonte me shumë përvojë dhe stil. Me synimin e tij më të madh, të shpallej kampion i Kosovës, ai nuk u ndal deri sa e arriti këtë qëllim. Sot, ai e gëzon këtë titull në kategorinë 1200 ç në Hill Climb. Makina e tij e parë ishte një Fiat 750, me të cilën Kreshniku u rendit i treti. Më pas ai u prezantua në sezonin e ardhshëm me një Opel Corsa, ku u rendit i dyti. E një vit më pas, me Yugo, u rendit i pari në këtë kategori. Për tre vite radhazi, u rendit i pari në slalom dhe një vit i pari në malore me Yugo. Gjithashtu, me këtë makinë arriti të fitonte “Helmetën e Artë” që shumë pak garues kanë arritur ta marrin.

Aldo Durmishaj

Gjithçka filloi në vitin 2012, ku Aldo drejtoi për herë të parë një kart gjatë Kampionatit “Red Bull Kart Fight”. Që pas asaj dite, ai nuk mungoi kurrë në asnjë garë kartingu. I penalizuar gjithmonë nga pesha e tij prej 115 kg, ai nuk mundej të pozicionohej në vendet më të mira. Por, Aldo nuk u dorëzua kurrë. Pas 6 vitesh eksperiencë në garat automobilistike, zuri vendin e 3-të gjatë garës së 4-t të Kampionatit Kombëtar Go-Kart 2018. Aldo është pjesëmarrës në çdo garë të Kampionatit Go-Kart dhe një prej pilotëve më të apasionuar.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...