- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

FIA Motorsport Games, Shqipëria për herë të parë në një Kampionat Botëror motorsporti

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Viti 2019 do të kujtohet gjithmonë në historinë e motorsportit shqiptar. Kjo, për faktin e thjeshtë se Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror motorsporti siç është FIA Motorsport Games. Një arritje historike dhe shumë e rëndësishme për Auto Club Albania që është Autoriteti Sportiv Kombëtar anëtar i FIA-s në vendin tonë. “Zgjohu Kristo, do shkosh në Tiranë që të marrësh pjesë te gara. Mos u vono”. Kristofor Mjeshtri nuk e kishte menduar se ai zgjim që po i bënte mamaja në mëngjesin e 15 Gushtit të vitit të kaluar, do të ishte fillimi i realizimit të një ëndrre që adoleshenti nga Poliçani nuk e kishte menduar as në dëshirat më të mëdha që kishte shprehur ndonjëherë. 14-vjeçari kishte vendosur që të garonte në konkursin “ACA Karting Slalom 2019” në pistën pranë Expocity në Tiranë, ku Automobile Club Albania do të përzgjidhte dy të rinj që do të merrnin pjesë në edicionin e parë të FIA Motorsport Games. 24 të rinj të moshës 14-16 vjeç, 19 djem dhe pesë vajza morën pjesë në konkursin e organizuar në muajin gusht. Me pasionin në zemër, dëshirën për të provuar një eksperiencë të re dhe padyshim, adrenalinën për të fituar, adoleshentët kishin vendosur të sfidonin temperaturat e larta me shpresën për të mbërritur në krye. Dy të rinjtë që renditeshin të parët, një djalë dhe një vajzë do të kishin mundësinë të përfaqësonin Shqipërinë për herë të parë në një Kampionat Botëror motorsporti siç ishte FIA Motorsport Games.

PILOTËT

Alexia Karaguni ia doli që të fitonte me vetëm një sekondë diferencë ndaj rivales Aretisa Gjika. E para, një 15-vjeçare me ambicie dhe e apasionuar pas garave, kishte marrë miratimin e prindërve për të garuar në atë konkurs. Në fund ndihej krenare pasi ia doli që të fitonte. Kristofor Mjeshtri dhe Alexia Karaguni ende nuk po e ndjenin peshën që do të mbanin pak muaj më vonë, ndërsa do të hynin në histori si ekipi i parë që do të merrte pjesë në një kompeticion shumë të rëndësishëm ndërkombëtar motorsporti. Gjatë tetorit, dy pilotët u stërvitën intensivisht nga Auto Club Albania.

FIA MOTORSPORT GAMES

Ndërsa momenti më emocionues dhe që do të mbetet në histori, mbërriti më 31 Tetor 2019. Kristofor Mjeshtri me flamurin kuqezi në dorë i shoqëruar nga Alexia Karaguni, parakaluan të parët në paradën e ceremonisë hapëse të FIA Motorsport Games që u zhvillua në arenën historike të garave me kuaj “Circo Massimo” në Romë. Dy të rinjtë shqiptarë ishin mes 196 pilotëve dhe 51 Autoriteteve Sportive Nacionale (ASN) që garuan në gjashtë disiplina në kompeticionin e FIA-s: GT Cup, Touring Car Cup, Formula 4 Cup, Driftin Cup, Karting Slalom Cup dhe Digital Cup. Një moment që është fiksuar dhe do të mbetet në histori. Për sa i përket garës, dy pilotët shqiptarë u renditën në vendin e 25-të nga 28 ekipe pjesëmarrëse në disiplinën e Karting Slalom Cup. Disiplina e Karting Slalom Cup është përhapur shumë gjatë viteve të fundit dhe synon që të afrojë të rinjtë në botën e motorsportit. Kjo disiplinë konsiston në drejtimin e kartit me shpejtësi të kontrolluar nëpërmjet piketave të vendosura në pistë. Një kombinim mes shpejtësisë dhe teknikës. Për sa i përket Karting Slalom Cup, medaljen e artë e fitoi Holanda, ndërsa Belgjika dhe Rusia u renditën në vend të dytë dhe të tretë. Ndërsa, Rusia u shpall fituese si ekip e edicionit të parë të FIA Motorsport Games duke fituar tre medalje në total, një ari dhe dy bronzi. Më pas u renditën Italia dhe Australia me nga dy medalje, 1 ari dhe 1 bronzi. Pavarësisht renditjes, i rëndësishëm është fakti që edhe flamuri shqiptar nis të valëvitet në një Kampionat Botëror motorsporti. Klubi i Automobilit të Shqipërisë që është anëtar i FIA-s dhe organi përgjegjës sportiv në Shqipëri për motorsportin, do ta kthejë në traditë pjesëmarrjen në FIA Motorsport Games. Synimi është që të kemi përfaqësime edhe në disiplina të tjera. Pati edhe një interesim nga media në vendin tonë në lidhje me këtë pjesëmarrje të dy pilotëve të rinj në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Pilotët e rinj treguan emocionet që përjetuan në këtë kompeticion në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ndërsa edhe RTSH i kushtoi disa kronika këtij përfaqësimi. Më pas, Kristo u nis për në Poliçan për të rinisur jetën e përditshme. Të parën takoi mamanë dhe e përqafoi fort: “Zgjimi nga gjumi që më bëre më 15 Gusht ishte më i bukuri që kam përjetuar ndonjëherë”. Pasioni dhe dëshira shpërblehen një ditë.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...