- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

Kampionati Go-Kart 2019, ceremoni speciale për pilotët fitues

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Një pasion i lindur, shumë sakrifica dhe sfida për të kaluar, ndërsa në fund ka një…shpërblim. Kampionët e Edicionit të 2-të të Kampionatit Kombëtar Go-Kart 2019 shijuan emocionet e çmimeve pas një kompeticioni me rivalitet dhe të luftuar fort deri në garën e fundit. Rreth 40 pilotë morën pjesë në gjashtë garat e kampionatit për kategorinë Meshkuj, ndërsa u zhvilluan edhe gara për Kategorinë Femra, U-16 dhe Junior.

CEREMONIA

Nëntorin e kaluar, në ambientet e Expocity Albania u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së çmimeve për kampionët e rinj të kampionatit të organizuar nga Automobile Club Albania. Eventi nisi me shpërndarjen e Çertifikatave të Mirënjohjes për marshallët që asistuan në zhvillimin e garave. Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i Auto Club Albania, Eridon Lameborshi i dorëzoi “Çmimin Special” të vetmes femër që mori pjesë në të gjitha garat e kampionatit, Aretisa Gjikës. Një histori frymëzimi për çdo vajzë të re që të ndjekë pasionin e saj duke u afruar drejt motorsportit, pa u ndikuar nga paragjykimet. Përsa i përket Kategorisë U-16, çmimet u dorëzuan nga anëtari i bordit të ACA-s, Eno Zeneli. Në fund, ishte Presidenti i Auto Club Albania, z.Niko Leka, i cili dorëzoi çmimet për tre fituesit në Kategorinë Meshkuj. Indri Hoxha fitoi titullin e vitit të kaluar i ndjekur nga Frenkli Mema dhe Gentjan Shaqiri. Një ceremoni ku pilotët patën mundësinë për të diskutuar në lidhje me motorsportin duke ndarë eksperienca të ndryshme me synimin për të përmirësuar dhe zhvilluar edhe më tej këtë sport në vendin tonë. Takohemi sërish vitin tjetër me më shumë pilotë, emocione, spektakël dhe surpriza. Na ndiqni…

Pilotët fitues në Kategorinë Junior

1.Rejan Tufa

2.Erni Tufa

3.Enea Sakuli

Pilotët fitues në Kategorinë U-16

1.Kristofor Mjeshtri

2.David Pilika

3.Frojdi Pirra

Pilotët fitues në Kategorinë Meshkuj

1.Indri Hoxha

2.Frenkli Mema

3.Gentjan Shaqiri

Çmimi Special

Aretisa Gjika

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...