- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Friday, February 14, 2025

FIA Sport Regional Congress për herë të parë në Shqipëri, presidenti Jean Todt: Një Kongres i shkëlqyer

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania mirëpriti eventin më të rëndësishëm të motorsportit të mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Shpërndahen edhe çmimet për rreth 220 pilotë fitues në 12 disiplina të ndryshme gjatë kampionateve të 2019-ës

Shqipëria hap një faqe të re dhe shumë të rëndësishme në historinë e saj për sa i përket motorsportit. Pas pjesëmarrjes për herë të parë në një Kampionat Botëror motorsporti nëntorin e kaluar, Auto Club Albania hodhi një hap shumë të rëndësishëm përpara. Si Autoriteti Kombëtar Sportiv (ASN) anëtar dhe përfaqësues i FIA-s në Shqipëri, mirëpriti për herë të parë Edicionin e 5-të të FIA Sport Regional Congress dhe FIA CEZ Prize Giving Ceremony që u zhvilluan më 13-14 Dhjetor 2019 në Tiranë. Një arritje shumë e rëndësishme për Shqipërinë që bëhet pjesë e organizimit të eventeve ndërkombëtare. Këto ngjarje i ndoqi nga afër edhe Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, z.Jean Todt.

FIA Sport Regional Congress

Më shumë se 80 pjesëmarrës të përbërë nga 10 Presidentë të Autoriteteve Kombëtare Sportive (ASN) dhe Klubeve Kombëtare të Automobilit (ACN), së bashku me delegatë, ekspertë dhe folës nga 20 shtete, morën pjesë në Kongresin e Evropës Qendrore. Në njoftimin e saj zyrtar në lidhje me këtë event, FIA shkruan: “Kongresi u mirëprit për herë të parë nga Automobile Club Albania (ACA) dhe u drejtua nga Presidenti i FIA-s, Jean Todt, Presidenti i Auto Club Albania, Niko Leka dhe Koordinatori i FIA-s për CEZ, Zrinko Gregurek”.

Todt: Një Kongres i shkëlqyer 

“Zona e Evropës Qendrore u vendos të krijohej 26 vite më parë dhe gjatë kësaj kohe është zhvilluar shumë nga klubet anëtare që tashmë janë 16. Në këtë Edicion të 5-të të FIA Sport Regional Congress që po mbahet këtu, kemi pasur mundësinë të shohim progresin e bërë që kur u mblodhëm bashkë për herë të fundit në Slloveni 12 muaj më parë”, deklaroi fillimisht Jean Todt në fjalën e tij përpara Kongresit. Më tej, Presidenti i FIA-s vazhdoi: “Dua të uroj Presidentin e Auto Club Albania, Niko Leka dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Eridon Lameborshi, si edhe çdo punonjës të ekipit të tyre për këtë organizim të shkëlqyer të Kongresit. Kjo ngjarje vjen shumë shpejt pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë tre javë më parë, duke lënë shumë të vdekur dhe të plagosur, ndërsa ne jemi krenarë për popullin shqiptar, të përulur dhe të fortë. Gjithashtu, jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë të të gjitha delegacioneve të Autoriteteve Kombëtare Sportive (ASN)”. Programi i Kongresit përfshinte seminare se si Autoritetet Kombëtare Sportive mund të zhvillojnë marrëdhëniet me qeverinë, të organizojnë evente të sigurta dhe të këndshme, të lehtësojnë aksesin në motor sport nëpërmjet disiplinave grassroots, të përmirësojnë menaxhimin dhe komercializimin e eventeve dhe të bëjnë hapa të mëtejshme në zhvillimin më të gjerë të motor sportit. Programi u organizua nën drejtimin e Task Forcës së FIA-s për zhvillimin e ASN-ve që kryesohet nga Andrew Papadopoulos. Një numër workshop-esh ofruan njohuri dhe inkurajuan debate për temat si: Digital Motor Sport, Zgjedhja e Ekipit Kombëtar për FIA Motorsport Games, Trajnimin, Faktori i Performancës në Hill Climb, Drifting, Qëndrueshmëria, Grantet Sportive, Femrat në Motorsport dhe Praktikat më të mira të Komunikimit. Presidenti i FIA-s, Jean Todt në fjalën e tij në Kongres vazhdoi më tej duke thënë: “Unë përshëndes klubet anëtare nga Evropa Qendrore për përpjekjet e tyre të pandërprera për të promovuar motor sportin, duke dhënë shembullin për nivelin e lartë të motor sportit në të gjithë botën. Jam krenar të them se së bashku, ky rajon mirëpret 156 evente të FIA-s, ku ndër të tjera përfshihen 4 Gara të FIA Formula 1, 2 evente të FIA World Rally Championship, 2 gara të FIA World Touring Car Cup (WTCR) dhe 4 gara të FIA World Cup për Cross Country Rallies dhe Bajas. Sigurisht, është gjithashtu edhe eventi i Romës, ABB FIA Formula E Championship, që do të ketë statusin e Kampionatit Botëror nga 2020-ta, ndërsa në nëntor 2019 ne kishim 38 pjesëmarrës që garuan në edicionin e 1-rë të FIA Motorsport Games në Romë, me Italinë që u rendit e dyta. Ekziston gjithashtu një përfaqësim i konsiderueshëm në FIA European Historic Sporting Rally Championship, FIA European Rally Championship, FIA Karting Championships dhe FIA European Hill Climb Championship”. Në mbyllje të fjalës së tij, Jean Todt tha: “Rëndësia e motor sportit në Evropën Qendrore është e qartë. Pavarësisht nga suksesi i arritur deri tani, ka akoma shumë që ne mund të arrijmë së bashku. Ne mbështetemi në pasionin dhe entuziazmin e Autoriteteve Kombëtare Sportive (ASN) për të siguruar gjallërimin e vazhdueshëm të motor sportit”. Ndërkaq, duhet thënë se Presidenti i Auto Club Albania, Niko Leka, i cili është themeluesi dhe drejtuesi i klubit prej 12 vitesh, nuk ka reshtur asnjë moment duke qenë gjithmonë i angazhuar dhe plotësisht i gatshëm për zhvillimin e motor sportit në vendin tonë. Pa shumë publicitet, z.Leka së bashku me Auto Club Albania i ka kushtuar shumë rëndësi sigurisë rrugore ku prej 9 edicionesh, organizon Konkursin Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota” ku marrin pjesë fëmijë të moshës 10-12 vjeç. Gjithashtu, fushatat sensibilizuese për të ndihmuar në edukimin e brezave të rinj janë gjithmonë prezente nga Klubi i Automobilit të Shqipërisë. Presidenti i ACA-s, Niko Leka në fjalën e tij të hapjes përpara pjesëmarrësve në Kongresin e FIA-s, ndër të tjera deklaroi: “Të dashur miq dhe të ftuar, ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri dhe ju falënderoj në emër të Auto Club Albania për pjesëmarrjen në FIA Sport Regional Congress. Uroj që Kongresi që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, të jetë i suksesshëm. Shpresoj që të kënaqeni gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë dhe gjatë Kongresit. Edhe një herë, shumë faleminderit që jeni këtu”.

FIA CEZ Prize Giving Ceremony

Për herë të parë u zhvillua në Tiranë edhe FIA CEZ Prize Giving Ceremony, një mbrëmje Gala ku morën pjesë rreth 280 të ftuar. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm 71 pilotë, nga të cilët 37 të vendeve të para, 20 të vendeve të dyta, 9 të vendeve të 3-ta, tre femra dhe 2 që tërhoqën çmimin “Talent of the Year”. Gjithashtu, në mbrëmjen Gala asistuan edhe 69 shoqërues të pilotëve. Numri total i pilotëve plus shoqëruesit ishin 140. Njëkohësisht, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e FIA-s, delegatët e Kongresit dhe përfaqësues të Autoriteteve Kombëtare Sportive. Gjithashtu, në këtë mbrëmje Gala ishin të ftuar edhe pilotë shqiptarë që kanë fituar në Kampionatin Kombëtar Go-Kart që ka organizuar Auto Club Albania gjatë vitit 2019. Njëkohësisht, ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, ish-zv/Ministria e Arsimit, Nora Malaj dhe të ftuar të tjerë. Ceremonia në ambientet e Mak Albania Hotel nisi me një kokteil mirëpritjeje ku pilotët, delegatët e Kongresit, përfaqësuesit e FIA-s dhe të ftuar të tjerë, kishin mundësin të takoheshin dhe të diskutonin për disa minuta. Më pas, të gjithë u ftuan për të hyrë brenda në sallën e rregulluar deri në detajet më të vogla. Ceremonia nën moderimin e prezantuesve Alert Çeloaliaj dhe Arjola Shehu nisi me fjalën përshëndetëse të Presidentit të FIA-s, Jean Todt. Ky i fundit shpërndau çmimet e “Talent of the Year”. Marsela Çibukaj dhe banda e saj ishin përzgjedhur për të kënduar në këtë ceremoni, ndërsa u shpërndanë 220 çmime për pilotët e vendeve të para, të dyta dhe të treta që kanë fituar në 12 disiplina dhe kategori të ndryshme gjatë 2019 në kampionatet e vlefshme për Zonën e Evropës Qendrore (CEZ). Autocross, Circuit, Circuit Endurance, Cross Country, Drifting, Rally, Karting, Hill Climb, Historic Hill Climb, Historic Rally, Slalom dhe Rallycross ishin disiplinat ku kanë garuar pilotët fitues. Në fund, Presidenti i Auto Club Albania, z.Niko Leka u dorëzoi çmime përfaqësuesve të ASN-ve që janë anëtare të CEZ. Më pas një foto e përbashkët dhe shumë duartrokitje. Takohemi sërish me të tjera evente të rëndësishme…

 

Presidenti i FIA-s, takim me Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit

Presidenti i FIA-s, z.Jean Todt ishte në Tiranë gjatë muajit të kaluar edhe si i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore. Todt i shoqëruar edhe nga Presidenti i Auto Club Albania, z.Niko Leka gjatë dy ditëve të qëndrimit në vendin tonë, takoi Kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, z.Blendi Klosi si edhe Ministrin e Brendshëm, z.Sandër Lleshaj. Gjatë këtyre takimeve, Todt vendosi theksin te siguria rrugore dhe masat që duhen marrë për të ulur sa më shumë aksidentet në rrugë. Kujtojmë që FIA e ka sigurinë rrugore një prej pikave më të rëndësishme në axhendën e vet.

 

Interesim i madh nga media për Kongresin dhe z.Jean Todt

Zhvillimi i dy eventeve shumë të rëndësishme ndërkombëtare për motorsportin në Shqipëri, tërhoqën vëmendjen e medias. RTSH, portalet apo edhe gazetat pasqyruan organizimin e FIA Sport Regional Congress dhe FIA CEZ Prize Giving Ceremony. RTSH transmetoi dy kronika përpara fillimit të eventit. Për shkak të interesimit të madh të medias, Auto Club Albania në bashkëpunim me Zyrën për Shtyp të FIA-s, organizuan ditën e shtunë në datën 14 Dhjetor 2019 në orën 10:00 një konferencë për shtyp të Presidentit të FIA-s, z.Jean Todt së bashku me Presidentin e Auto Club Albania, z.Niko Leka. Në këtë konferencë për shtyp morën pjesë shumë televizione si: RTSH, Abc News, News 24, A2CNN, Euronews Albania, Tring Sport News, Syri TV dhe Scan TV. Konferenca u pasqyrua më pas në këto media si edhe në portale të tjera. Përveç konferencës për shtyp, tre televizione, A2CNN, Euronews Albania dhe RTSH realizuan nga një intervistë ekskluzive me Presidentin e FIA-s, z.Jean Todt. RTSH xhiroi të gjithë FIA CEZ Prize Giving Ceremony dhe publikoi një reportazh të gjatë në lidhje me këtë event shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...